Nëntor 2016 Përmbajtja Nëntor 2016 Përmbajtja Nëntor 2016 Përmbledhje për Konferencën e Përgjithshme Gjysmëvjetore të 186-të Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 186-të Mbledhja e Përgjithshme e Grave Jean B. BinghamUnë do ta Sjell Dritën e Ungjillit në Shtëpinë TimeMotra Bingam na mëson se ne mund ta shpërndajmë dritën e ungjillit duke qenë dashamirës e mosgjykues dhe duke zhvilluar dhuntinë e dashurisë hyjnore. Carole M. StephensMësuesi ShëruesMotra Stivens dëshmon për fuqinë e Shpëtimtarit për të na shëruar nga mëkatet tona, nga veprimet e padrejta të të tjerëve dhe nga vështirësitë në vdekshmëri. Bonnie L. OscarsonHovni në Forcë, Motra në SionMotra Oskarson i mëson motrat se ato duhet të hovin për t’u bërë gra me besim duke studiuar dhe duke pasur dëshmi për doktrinat thelbësore të ungjillit. Dieter F. UchtdorfKati i Katërt, Dera e FunditPresidenti Uhtdorf i nxit motrat të jetojnë me besim, të kërkojnë me zell, të ecin me drejtësi dhe ta kërkojnë Perëndinë me gjithë zemrën e tyre. Sesioni i Paradites të së Shtunës Dieter F. UchtdorfO sa i Madh Plani i Perëndisë Tonë!Presidenti Uhtdorf na nxit që të mos i marrim lehtas të vërtetat e planit të Atit Qiellor për shpëtimin, por t’i kujtojmë ato me habitje e mahnitje. Robert D. Hales“Eja, e Më Ndiq” duke Ushtruar Dashurinë dhe Shërbimin e KrishterëPlaku Hejls i nxit pasuesit e Jezu Krishtit që ta zëvendësojnë grindjen me dashuri dhe mirësi si të Krishtit, të cilat do të ndihmojnë në pakësimin e vuajtjes shpirtërore. Carol F. McConkieDëshira e Sinqertë e ShpirtitMotra Mek-Konki na mëson që lutjet tona i përfshijnë që të tre anëtarët e Kreut-Perëndi: ne i lutemi Atit në emrin e Krishtit me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. Craig C. Christensen“Një Shikues të Zgjedhur do të Ngre Unë”Plaku Kristensen na kujton se nëpërmjet misionit të parashikuar të Jozef Smithit si Profet i Rivendosjes, ne gëzojmë frytet dhe bekimet e Rivendosjes. Juan A. UcedaZoti Jezu Krisht na Mëson të LutemiPlaku Uceda i nxit anëtarët të luten me zemër, të luten përpara se të marrin vendime të rëndësishme, duke vënë në dukje se lutja është një çast i shenjtë. J. Devn CornishA Jam Mjaftueshëm i Mirë? A do t’ia Dal?Plaku Kornish shpjegon se për sa kohë që ne vazhdojmë të përpiqemi për t’i jetuar urdhërimet, pendohemi dhe mbështetemi te Krishti, ne do të jemi të denjë që të kthehemi për të jetuar me Perëndinë. Neil L. AndersenNjë Dëshmitar i PerëndisëPlaku Andersen jep mësim se ne duhet ta shpërndajmë ungjillin te të tjerët duke qenë dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha vendet. Sesioni i Pasdites të së Shtunës Henry B. EyringMbështetja e Drejtuesve të KishësPresidenti Ajring paraqet emrat e Autoriteteve të Përgjithshme dhe Drejtuesve të Përgjithshëm të Kishës për votim mbështetës. Quentin L. Cook“Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”Plaku Kuk na mëson se, në mënyrë që të jemi të guximshëm në dëshminë për Jezu Krishtin, ne duhet t’i shmangim blloqet penguese që mund të na e ndalojnë përparimin tonë. Gary E. StevensonShihni te Libri, Shihni te ZotiPlaku Stivenson shpjegon se si Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë dhe se si anëtarët mund të fitojnë një dëshmi për të duke e lexuar. D. Todd Christofferson“Qëndroni në Dashurinë Time”Plaku Kristoferson shpjegon se dashuria e Perëndisë është e pafundme dhe e përjetshme, por bekimet e Tij më të mëdha janë të kushtëzuara nga bindja. W. Mark BassettPër Zhvillimin dhe të Mësuarit Tonë ShpirtërorPlaku Baset na mëson se si durimi, besimi dhe bindja mund të na ndihmojnë të fitojmë njohuri shpirtërore. Kazuhiko YamashitaJini Ambiciozë për KrishtinPlaku Jamashita na nxit të “j[emi] ambiciozë për Krishtin” duke shërbyer me besnikëri dhe me zell pa u ankuar dhe duke i duruar sprovat plot gëzim. Dallin H. OaksNdarja e Ungjillit të RivendosurPlaku Ouks jep mësim se ndarja e ungjillit është një privilegj i gëzueshëm dhe jep ide për të ndihmuar anëtarët për ta plotësuar këtë përgjegjësi me efektshmëri. Sesioni i Priftërisë Jeffrey R. HollandEmisarë për KishënPlaku Holland i kujton udhëheqësit e priftërisë për rëndësinë e përkujdesjes për individët dhe familjet nëpërmjet mësimit të përzemërt të shtëpisë. LeGrand R. Curtis Jr.Te Libri Ka FuqiPlaku Kurtis jep mësim se si zhvillimi i një dëshmie për Librin e Mormonit mund ta bekojë jetën tonë dhe të na sjellë më afër Krishtit. Dieter F. UchtdorfMësoni nga Alma dhe AmulekuPresidenti Uhtdorf i pyet mbajtësit e priftërisë se çfarë mund të mësojnë nga Alma për gjetjen e amulekëve, dhe nëse ata janë bërë si Amuleku në dishepullimin e tyre. Henry B. EyringQë Ai të Mund të Forcohet GjithashtuPresidenti Ajring i nxit mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke që t’i ndihmojnë të tjerët, sidomos mbajtësit e Priftërisë Aarone, të përgatiten për shërbimin e ardhshëm. Thomas S. MonsonParime dhe PremtimePresidenti Monson dëshmon për bekimet që vijnë kur ne u bindemi Fjalës së Urtësisë. Sesioni i Paradites të së Dielës Thomas S. MonsonShtegu i Përsosur drejt LumturisëPresidenti Monson dëshmon për vërtetësinë e planit të shpëtimit, të përqendruar te Jezu Krishti. Ne kemi një urdhër për ta përhapur të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj. Russell M. NelsonGëzimi dhe Mbijetesa ShpirtërorePresidenti Nelson jep mësim se ne mund të kemi gëzim mes çfarëdo rrethane, nëse jemi të përqendruar te Jezu Krishti dhe te plani i shpëtimit. Peter F. MeursSakramenti Mund të Na Ndihmojë të Bëhemi të ShenjtëPlaku Mërs na mëson se si mund të përgatitemi më mirë dhe të marrim pjesë në ordinancën e sakramentit. Linda S. ReevesPlani i Madh i ShëlbimitMotra Rivs ndan një histori të individëve që ndiejnë paqen, gëzimin dhe bekimet kur pendohen me sinqeritet dhe marrin nga Shlyerja e Shpëtimtarit. M. Russell BallardTe Kush të Shkojmë?Plaku Ballard na kërkon që të marrim parasysh se ku do të drejtohemi [për mbështetje] nëse largohemi nga Kisha e Jezu Krishtit kur besimi ynë vihet në provë. Nëse qëndrojmë, ne bekohemi. Dean M. DaviesBekimet e AdhurimitPeshkopi Dejvis na mëson se çfarë është adhurimi i vërtetë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, dhe se si ne mund t’i kemi bekimet që e shoqërojnë atë. Lynn G. RobbinsGjykatësi i DrejtëPlaku Robins tregon rëndësinë e gjykimit me drejtësi dhe të mësimdhënies e korrigjimit të të tjerëve me dashuri, siç do të bënte Shpëtimtari. Henry B. EyringMirënjohje në Ditën e ShabatitPresidenti Ajring jep mësim se dita e Shabatit është një kohë për të qenë mirënjohës për bekimet dhe për ta kujtuar e përmbushur besëlidhjen tonë për t’u shërbyer të tjerëve. Sesioni i Pasdites të së Dielës David A. Bednar“Po Të Më Kishit Njohur”Plaku Bednar përshkruan procesin e njohjes së Shpëtimtarit, i cili përfshin ushtrimin e besimit në Të, ndjekjes së Tij, shërbimit ndaj Tij dhe besimit në Të. Brian K. AshtonDoktrina e KrishtitVëllai Ashton jep mësim që doktrina e Krishtit përfshin besimin, pendimin, pagëzimin, sakramentin, dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe durimin deri në fund. Carl B. CookShërbeniPlaku Kuk jep mësim se megjithëse thirrjet e Kishës mund të jenë sfiduese, ne bekohemi kur shërbejmë me besim e përkushtim. Ronald A. RasbandNë Mënyrë që të mos HarroniPlaku Rasband u flet atyre që kërkojnë ta forcojnë besimin e tyre, duke iu kujtuar dashurinë e Perëndisë dhe duke i nxitur që t’i mbajnë mend dhe t’i shënojnë përvojat shpirtërore. Evan A. SchmutzPerëndia Do Të Fshijë Të Gjithë LotëtPlaku Shmuc dëshmon se ndërsa ushtrojmë besim te Shpëtimtari, Ai do të na ngrejë dhe do të na mbartë nëpër të gjitha sprovat tona. K. Brett NattressNuk Ka Gëzim më të Madh sesa të Dimë që Ata e DinëPlaku Natres i nxit të gjithë që t’i ndihmojnë fëmijët të dinë për dashurinë e Atit Qiellor dhe të Shpëtimtarit dhe ta ndiejnë atë. Dale G. RenlundPendimi: Një Zgjedhje e GëzueshmePlaku Renland jep mësim se pendimi është një zgjedhje që mund ta bëjmë në saje të Shlyerjes së Shpëtimtarit dhe se pendimi mund të çojë në gëzim. Autoritetet e Përgjithshme të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë Liahona Profetët dhe Apostujt Japin Shërbesë 152 Tempuj në Funksionim Mbrojtja e Lirisë Fetare Zotërimi Doktrinor