2017
Ji një Dritë
Prill 2017


Ji një Dritë!

“Mbani lart dritën tuaj që të ndriçojë tërë botën. Vini re, unë jam drita që ju duhet të mbani lart” (3 Nefi 18:24).

Be a light

Ne mund të jemi një dritë për të tjerët duke qenë një mik/e i/e vërtetë. Lexoji idetë më poshtë dhe shto disa nga të tuat. Sa herë që të shkruash emrin e dikujt të cilit dëshiron t’i tregosh dashuri, ngjyrose pak më shumë diellin.

  1. Duaji të tjerët: Ti mund të bësh një ndryshim të madh në jetën e tyre! Krishti ka dashuri për ta, prandaj përpiqu t’ua tregosh atyre atë dashuri.

    Kush: ______________________________________________________________________________

  2. Fal: Nëse dikush të lëndon, përpiqu t’i shohësh gjërat nga pikëpamja e tij. Mund ta ndihmosh zemrën e tij të zbutet nëse e fal.

    Kush: ______________________________________________________________________________

  3. Nxiti: Përgëzoji miqtë e tu për pikat e tyre të forta. Shiko më të mirën tek ata edhe nëse u duhet të përmirësohen. Kur je më i/e miri/a që mund të jesh, i ndihmon edhe ata!

    Kush: ______________________________________________________________________________

  4. Dëgjoje Frymën e Shenjtë: Fjalët e tua mund ta ndryshojnë një situatë nga të keqe në një të mirë. Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë të dish çfarë të thuash dhe si të tregosh dashamirësi.

    Kush: ______________________________________________________________________________

  5. Mos bëj kurrë thashetheme: Fjalët e pasjellshme mund të lëndojnë. Jepu mirëbesim të tjerëve dhe shpërfilli mendimet e këqija.

    Kush: ______________________________________________________________________________

  6. Përkrahi miqtë e tu: Thjesht ardhja në një ngjarje sportive apo një shfaqjeje shkollore të një miku/mikeshe mund ta ndihmojë atë ta ndiejë dashurinë tënde.

    Kush: ______________________________________________________________________________

  7. Ftoji të tjerët të mësojnë rreth ungjillit: Edhe nëse ata nuk e pranojnë atë që thua, ti e ke treguar se interesohesh aq sa ta ndash ungjillin me ta.

    Kush: ______________________________________________________________________________

  8. Bëhu mik/e me lloje të ndryshme njerëzish: Të tjerët kanë shumë mirësi për të dhënë. Krishti i ndihmoi dhe i deshi të gjithë njerëzit pavarësisht nga gjithçka.

    Kush: ______________________________________________________________________________