Figura të Historisë së KishësMisionarët e ParëPërdorini këto për të rrëfyer tregimet e historisë së Kishës!Pasi u organizua Kisha, Ati Qiellor donte nga të gjithë që të dëgjonin rreth ungjillit. Misionari i parë ishte vëllai i Jozef Smithit, Samueli. Edhe Hajrëmi, vëllai më i madh i Jozefit, u dha mësim të tjerëve rreth ungjillit. Një ditë, një njeri i quajtur Parli P. Prat i tha Hajrëmit se e kishte kaluar gjithë ditën duke lexuar Librin e Mormonit. Hajrëmi i dha atij më shumë mësim rreth Kishës dhe ai u pagëzua. Pastaj Parli shërbeu në një mision! Ai u bë një udhëheqës në Kishë.