2017
U krye!
Prill 2017


Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

U krye!

cell phones

Ilustrimi nga Allen Garns

Gjatë intervistave të mia si peshkop, një të diel pasdite, pata kënaqësinë që të ulesha me një mik të mirë për të folur rreth disa sfidave me të cilat ai po përballej. Pasi i dëgjova shqetësimet e tij për disa minuta, ndjeva se ajo që i nevojitej atij, ishte vazhdueshmëri në leximin e shkrimeve të shenjta. U kujtova gjithashtu se, si peshkopi i tij, edhe unë duhet të isha më i qëndrueshëm në studimin tim të shkrimeve të shenjta, e cila ishte diçka me të cilën isha duke u përpjekur. Kështu që, unë sugjerova që ne të bëheshim “ortakë përgjegjësie” në përpjekje për të studiuar më me qëndrueshmëri.

Çdo ditë, pasi mbaronim së lexuari shkrimet tona të shenjta, ne do t’i dërgonim me mesazh njëri-tjetrit fjalët U krye! Dijenia që dikush tjetër po priste për të dëgjuar a e kishte përfunduar tjetri leximin vetjak të shkrimeve të shenjta për ditën, ishte një shtysë e madhe për të dy. Nëse njëri prej nesh harronte, marrja e mesazhit ishte një kujtues. Nëse personi tjetër nuk dërgonte mesazh, atij nuk i kërkohej llogari. Ne e lamë njëri-tjetrin ta ndërmerrnim këtë sfidë pa e bërë personin tjetër të ndihej fajtor.

Ne e filluam sfidën gjashtë muaj më parë dhe unë nuk mbaj mend një ditë që ne i lamë pa lexuar shkrimet tona të shenjta. Ky vëlla u ngrit gjatë mbledhjes së agjërimit dhe dëshmive disa muaj më parë dhe dha dëshminë e tij për ndikimin pozitiv që studimi ditor i shkrimeve të shenjta kishte mbi të dhe familjen e tij.

Jam mirënjohës për këtë vëlla dhe për miqësinë e tij, si dhe për mesazhet e tij të përditshme. Unë e kam parë se si teknologjia, kur përdoret siç duhet, mund ta përmirësojë jetën tonë. Jam gjithashtu mirënjohës për shkrimet e shenjta dhe mënyrën se si ato dëshmojnë për Krishtin. Unë e di se sakrifica shlyese e Shpëtimtarit e bën të mundur që secili prej nesh të kthehet për të jetuar me Të një ditë.