2017
Përshtateni për Veten Studimin Tuaj të Ungjillit
Prill 2017


Përshtateni për Veten Studimin Tuaj të Ungjillit

Hidhuni një sy këtyre këshillave për studimin e ungjillit dhe gjetjen e përgjigjeve për pyetjet tuaja shpirtërore.

young woman studying

Si studioni kur jeni duke kërkuar përgjigje për një pyetje shpirtërore ose madje kur thjesht jeni duke u përpjekur t’i kuptoni më mirë shkrimet e shenjta? Dua të them ju – vetë. Gjithsecili ka zakone të ndryshme studimi për shkollën, por ndonjëherë harrojmë se mund ta individualizojmë edhe studimin tonë të ungjillit. Herën tjetër që do të keni një pyetje shpirtërore ose doktrinore, provojini disa nga këto sugjerime për të zbuluar se çfarë mund të funksionojë më mirë për ju.

1. Krijoni

young man using tablet

Bëni një listë, një tabelë ose një hartë. (Shihni më poshtë për një shembull.)

Bëni një rrjet studimi. Hidhni në letër fjalë dhe ide dhe lidhini ato me vija dhe rrathë qarkues për të treguar se si lidhen ato.

2. Shkruani

Shënojini mendimet dhe mbresat që merrni gjatë studimit tuaj të shkrimeve të shenjta, në një ditar studimi dhe rishikojini shpesh ato mendime.

Hidhini në letër mendimet dhe mbresat pas lutjeve tuaja, edhe nëse mbresat nuk lidhen drejtpërdrejt me temën që po studioni. Shihni se çfarë po ju mëson Shpirti me kalimin e kohës.

Shkruajini pyetjet tuaja në një fletore, në telefonin tuaj ose në një fletore elektronike, pranë shtratit tuaj që t’ju kujtojnë dhe t’ju ndihmojnë të vazhdoni të mendoni rreth asaj që po mësoni çdo ditë.

3.Dëgjoni dhe Diskutoni

mother and daughter studying scriptures

Bisedoni me një prind ose një udhëheqës të besuar. Jepini zgjidhje së bashku. Mund të duhet pak kohë, por të dy do të rriteni në proces e sipër.

Jepini mësim dikujt tjetër. Shpreheni me radhë atë që e dini me të vërtetë. Diskutoni rreth asaj që mësuat nga njëri-tjetri.

Dëgjojini me zë të lartë shkrimet e shenjta ose histori dhe burime të tjera shdm.

4. Bëni kërkime

Kërkojini ndihmat për studimin në shkrimet e shenjta dhe në internet (shihni më poshtë për një listë me burime të dobishme shdm).

Kërkoni në LDS.org materiale filmike dhe këngë rreth asaj që po studioni.

Konteksti i studimit. Bëni kërkime për historinë ose kapitujt që e rrethojnë temën ose shkrimin e shenjtë që po studioni.

5. Veproni

young man studying scriptures

Aktroni histori nga shkrimet e shenjta ose burime të tjera. Si ju ndihmon ta kuptoni më mirë atë që po studioni, kur e vini veten tuaj në vendin e atij personi? Si do të ishin situata të ngjashme në jetën tuaj?

Bëni një zinxhir shkrimesh të shenjta që i lidh përgjigjet që gjeni në shkrimet e shenjta. (Shihni më poshtë për një shembull.)