Mesazhi i Vizitave Mësimore
Betimi dhe Besëlidhja e Priftërisë
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të tregoni. Si mund t’i përgatitë kuptueshmëria e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës bijat e Perëndisë për bekimet e jetës së përjetshme?
Sa më shumë që ta kuptojmë si motra se betimi dhe besëlidhja e priftërisë gjen zbatim për ne personalisht, aq më shumë do t’i përqafojmë bekimet dhe premtimet e priftërisë.
Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Të gjithë ata që kanë bërë besëlidhje të shenjta me Zotin dhe që i nderojnë ato besëlidhje, kanë të drejtë të marrin zbulesë vetjake, të bekohen nga shërbesa e engjëjve, të bisedojnë me Perëndinë, të marrin plotësinë e ungjillit dhe, përfundimisht, të bëhen përkrah Jezu Krishtit trashëgimtarë të gjithçkaje që ka Ati ynë”1.
Bekimet dhe premtimet e betimit dhe besëlidhjes së priftërisë iu takojnë si burrave edhe grave. Motra Sheri L. Dju, ish-këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tha: “Plotësia e priftërisë që përfshin ordinancat më të larta të shtëpisë së Zotit, mund të merret vetëm nga një burrë dhe një grua së bashku”2.
Motra Linda K. Barton, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, ka lëshuar këtë thirrje: “Unë ju ftoj juve ta mësoni përmendsh betimin dhe besëlidhjen e priftërisë, e cila mund të gjendet te Doktrina e Besëlidhje 84:33–44. Duke e bërë këtë, unë ju premtoj se Fryma e Shenjtë do ta zgjerojë kuptueshmërinë tuaj për priftërinë dhe do t’ju frymëzojë e lartësojë në mënyra të mrekullueshme.”3
Udhëzimet e Jozef Smithit drejtuar Shoqatës së Ndihmës kishin për qëllim t’i përgatitnin gratë që t’i “zotëronin privilegjet, bekimet dhe dhuratat e Priftërisë”. Kjo do të arrihej nëpërmjet ordinancave të tempullit.
“Ordinancat e tempullit [janë] ordinancat e priftërisë, por ato nuk u japin burrave ose grave detyrë kishtare. [Këto ordinanca përmbushin] premtimin e Zotit se njerëzve të Tij – grave dhe burrave – do t’ju ‘dhurohet fuqi nga lart’ [DeB 38:32].”4
Shkrime të Shenjta dhe Informacion i Mëtejshëm
Doktrina e Besëlidhje 84:19–40; 121:45–46; reliefsociety.lds.org