2017
Ju Lutem, Mos e Vini Atë Këngë
Prill 2017


Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Ju Lutem, Mos e Vini Atë Këngë

children listening to sterio

Ilustrimi nga Bradley H. Clark

Kohë më parë, unë dhe familja ime jetonim në Verakruz të Meksikës, ku fëmijët e mi ndiqnin shkollën fillore. Çdo mëngjes, teksa i ndihmoja tre fëmijët e mi të përgatiteshin për në shkollë, ne dëgjonim radion – stacionin më të pëlqyer në qytet – me një program shumë të këndshëm që drejtohej nga një folës i ri i radios.

Ne filluam të dëgjonim një këngë që të mbetej në mendje. Ndërsa fillova t’i kushtoja më shumë vëmendje tekstit të këngës, kuptova se gjërat që thoshte, edhe pse jo vulgare, përçonin nënkuptim dhe ishin të vrazhda.

I thashë vendosmërisht fëmijëve të mi: “Ne nuk mund ta dëgjojmë këtë lloj gjuhe”. Ndoshta ata as që nuk i kushtuan vëmendje tekstit të këngës, por vërtet i kushtuan mjaftueshëm vëmendje sa ta këndonin nën zë melodinë e saj.

Ata më panë tek ia mbylla zërin sistemit stereo dhe më pyetën se çfarë po bëja. “Unë do t’i them folësit të radios ta heqë atë këngë nga programi.” Habia e tyre më dha guximin që të merrja masa të mëtejshme.

Ata nuk mund ta besonin atë dhe as unë, por unë e ngrita receptorin dhe i telefonova stacionit të radios. Nuk prisja të merrja përgjigje por, për habinë time, i njëjti folës i radios që sapo kishim dëgjuar në emision, iu përgjigj telefonatës sime pothuajse menjëherë.

Unë i thashë se nuk isha dakord që të dëgjohej ajo këngë, pasi shumë familje e dëgjonin radion në atë orë të mëngjesit. Ai më pyeti se me çfarë do të sugjeroja unë që ta zëvendësonte atë, por sjellja e tij ishte aq e edukuar sa unë kërkova vetëm që ai të mos e vinte atë këngë gjatë kohës kur fëmijët ishin në shtëpi.

Unë kurrë nuk e mora vesh nëse telefonata ime po transmetohej, por unë qeshë thjesht mirënjohëse që folësi i radios më kishte dëgjuar. Dhe për disa nga ditët e ardhshme, unë mund ta shihja që kërkesa ime qe plotësuar.

Ajo përvojë më konfirmoi se ne duhet të jemi të guximshëm kur është në dorën tonë që të marrim vendime dhe të bëjmë atë që është e nevojshme për t’i mbrojtur fëmijët tanë nga ndikimet negative. Ndërsa e bëjmë këtë, Fryma e Shenjtë mund të vazhdojë të jetë shoqëruesi ynë i vazhdueshëm.