Klubi i Leximit të Librit të Mormonit
Bashkohu dhe ti duke e lexuar Librin e Mormonit! Ti mund ta lexosh vetë, me familjen tënde ose me një mik. Pastaj na dërgo një fotografi tënden duke e lexuar Librin e Mormonit dhe na trego për diçka që ke lexuar ose historinë që parapëlqen nga Libri i Mormonit. Dërgoje te liahona.lds.org (klikoni te “Submit an Article” [“Dorëzoni një Artikull”]).
Shkrimi i shenjtë i këtij muaji: Moroni 10:4
“… Në qoftë se ju do të kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht, ai do t’ju tregojë të vërtetën, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë”.
Historia ime e parapëlqyer nga Libri i Mormonit gjendet te 3 Nefi 17 dhe flet për Jezusin që bekon fëmijët. Më pëlqen historia sepse na tregon se sa shumë na do Jezusi dhe Ati Qiellor. Unë mund ta gjej veten tek ata fëmijë dhe e përfytyroj veten duke qëndruar atje.
Barbora J., mosha 11 vjeçe, Republika Çeke
Mua më pëlqen shumë Librin e Mormonit sepse është një libër i vërtetë. Ai është i shkruar nga profetët. Ai më ndihmon të zgjedh të drejtën, dhe kur kam probleme më ndihmon. Unë e besoj atë.
Xhejzon S., mosha 10 vjeç, Maharashtra, Indi