2018
Të Shndritësh Fort në Republikën Çeke
Tetor 2018


Le të Shndritë Drita Juaj

Të Shndritësh Fort në Republikën Çeke

Përpiluar nga Sheron Gudriçi, Revistat e Kishës

Shining Bright in the Czech Republic

Ne jemi fëmijë të Fillores në Republikën Çeke. Ja se si shkëlqejmë ne fort në vendin tonë.

Një herë më humbi dorashka e parapëlqyer. U trishtova shumë. Unë dhe nëna ime u lutëm, por nuk e gjetëm. U përpoqa të kisha besim. Një javë më vonë, vëllai im i vogël e gjeti dorashkën time në rrugë! Perëndia u përgjigjet lutjeve tona. Unë e dua Atë dhe e di se Ai jeton.

Andre W., mosha 9 vjeç

Unë kam shokë në shkollë që nuk janë anëtarë të Kishës, por që prapëseprapë i respektojnë standardet e mia. Një herë thashë se duhej të luteshim, ata ranë dakord! U gëzova shumë.

Ivana A., mosha 11 vjeçe

Unë dhe shokët e mi po zbritnim shkallët. Kur mbërritëm tek ashensori, unë pata një ndjenjë shqetësuese dhe i kërkova shokëve që të mos e përdornin. Gjithsesi, ata vendosën të hipnin. Unë zbrita nga shkallët. Kur mbërrita poshtë, shokët e minuk ishin aty. Ashensori kishte ngecur! Iu desh pak kohë që të dilnin jashtë. U gëzova që nuk ndodhi asgjë e rëndë. Gjithashtu, u ndjeva mirë që e ndoqa Frymën e Shenjtë.

Amali N., mosha 10 vjeçe

Në plazh, qielli filloi të errësohej. Fryu erë dhe krijoi dallgë gjigante! Pati gjëmime, vetëtima dhe breshër. Gjithkush vrapoi për të gjetur një strehë. Ne nuk u dëmtuam nga stuhia. Gjatë rrugës për në shtëpi, ne pamë tri ylberë. Ne e dimë se Perëndia na ndihmoi dhe na mbrojti.

Xhekub B., mosha 10 vjeç

Në shkollë kam një shoqe me të cilën askush tjetër nuk do që të shoqërohet. Fëmijët e tjerë filluan t’i thonin asaj gjëra të pahijshme që e bënë atë të ndihej e shëmtuar. I tregova mësueses sime dhe e ftova shoqen time të luante me mua. Kjo gjë e gëzoi shoqen time!

Ludmilla V., mosha 8 vjeçe

Unë u zemërova me mamin tim ngaqë nuk doja të lahesha dhe të shkoja në shtrat. Ditën tjetër isha e trishtuar për shkak të zgjedhjes sime të keqe. Mami im tha se mund të luteshim dhe t’i kërkonim Atit Qiellor që të na falte. Ne u gjunjëzuam dhe u lutëm. U ndjeva më mirë. Unë mësova se ne mund të pendohemi dhe për shkak të Jezu Krishtit, të falemi.

Samuel H., mosha 5 vjeç

Unë dhashë dëshminë time në kishë. U desh guxim! Që nga ajo kohë, unë e kam ndier Shpirtin.

Eliska K., mosha 11 vjeçe

Kur kavia ime u sëmur, unë u luta për të. Jam mirënjohëse ndaj Atit Qiellor që na ndihmoi.

Aneta P., mosha 10 vjeçe