2018
Esteri Ishte Guximtare
Tetor 2018


Heronjtë e Dhiatës së Vjetër

Esteri ishte Guximtare

Esther Was Courageous

Esteri ishte mbretëresha e Persisë. Mbreti nuk e dinte se Esteri ishte judease. Mbreti kishte një mik të lig që i urrente judenjtë. Ai e mashtroi mbretin duke i thënë se të gjithë judenjtë në tokë duhet të vriteshin. Esteri vendosi t’i kërkonte mbretit që ta shpëtonte popullin e saj. Por ajo mund të vritej për arsyen se shkoi në fronin e mbretit. Esteri i kërkoi judenjve të agjëronin për të. Kur Esteri shkoi në fronin e bashkëshortit të saj, ai e mirëpriti atë. Ajo e ftoi atë dhe mikun e tij për një darkë. Atje, ajo u tha atyre se ishte judease. Mbreti nuk mund ta ndryshonte ligjin, por ai i lejoi judenjtë ta mbronin veten e tyre. Me ndihmën e Perëndisë, Esteri e shpëtoi popullin e saj!

“Mbretëresha Ester”, Rebeka C., mosha 8 vjeçe, Aragua, Venezuelë

Esteri

Esteri ishte trimëreshë dhe besonte në Perëndi. Unë mund të jem e guximshme dhe të luftoj për atë që është e drejtë!

  • Mësoje përmendsh pjesën e fundit të Esterit 4:14.

  • Shikoje kapitullin 45 në historitë e Dhiatës së Vjetër te scripturestories.lds.org.

  • Nëse prindërit tuaj thonë që je i rritur mjaftueshëm, agjëro për dikë që e ke përzemër.

  • Unë mund të jem guximtar/e duke …