2018
Ku Shkojnë Paratë e të Dhjetave
Tetor 2018


Çfarë Besojmë Ne

Ku Shkojnë Paratë e të Dhjetave

Çfarë ndodh me paratë që paguani për të dhjetën?

Pamja
where tithing money goes
  • Ju fitoni para.

  • Ju dhuroni 10 për qind të të ardhurave tuaja për të dhjetën (shih DeB 119).

  • Ju ia jepni të dhjetën tuaj një anëtari të peshkopatës apo presidencës së degës suaj ose e dërgoni me internet te donations.lds.org.

  • Në zyrat qendrore të Kishës, Presidenca e Parë, Kuorumi i Të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese janë Këshilli mbi Planifikimin e të Dhjetave (shih DeB 120). Siç drejtohen nga Zoti, ata marrin vendime të frymëzuara mbi mënyrën si do të përdoren këto fonde të shenjta të dhjetash

Të dhjetat mund të përdoren për:

  • Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tempujve, kishave dhe ndërtesave të tjera në pronësi të Kishës

  • Zbatimin e programeve arsimore të Kishës

  • Shtypjen e shkrimeve të shenjta dhe të materialeve të tjera

  • Bërjen e kërkimeve për historinë familjare

  • Bërjen e përpjekjeve për mirëqenie dhe ndihma humanitare

  • Bërjen e punës misionare

  • Sigurimin e veprimtarive të Kishës për shoqërimin midis anëtarëve të lagjes apo degës

Ilustrimet nga David Green

Shtyp në Letër