Histori nga Shkrimet e Shenjta
Mbretëresha Ester
Nga Esteri 2–8.
Esteri ishte një mbretëreshë. Ajo ishte martuar me mbretin e Persisë.
Mbreti kishte një mik, i cili ishte një burrë i keq. Ai e mashtroi mbretin për të bërë një ligj që të gjithë judenjtë duhet të vriteshin! Mbreti nuk e dinte që gruaja e tij, Esteri, ishte judease.
Esteri vendosi t’i kërkonte bashkëshortit të saj, mbretit, që ta shpëtonte popullin e saj. Por ajo ishte e shqetësuar se ai mund të zemërohej. Esteri u kërkoi të gjithë judenjve të agjëronin dhe të luteshin për të. Pastaj Esteri shkoi te mbreti. Ai nuk u zemërua!
Esteri e ftoi mbretin dhe mikun e tij për një darkë. Te darka, Esteri i tha mbretit se ajo ishte judease. Mbreti ishte i zemëruar që miku i tij e kishte mashtruar. Ai do t’u thoshte judenjve që ata të mund ta mbronin veten. Esteri e ndihmoi popullin e saj që të shpëtonte!
Ne mund të lutemi që t’i kërkojmë Atit Qiellor ndihmë. Ne mund të jemi trima dhe guximtarë, si Esteri.