Pikës Shkurt
A është një dëshmi më shumë se thjesht ndjenja?
Një dëshmi është ajo për të cilën po fliste Shpëtimtari kur i tha Pjetrit: “Këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej” (Mateu 16:17). Ajo është njohuri nga Perëndia që zbulohet nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
Fryma e Shenjtë flet me një zë të cilin më shumë e ndiejmë sesa e dëgjojmë, por ai vjen si “në mendjen tënde dhe në zemrën tënde” (DeB 8:2; theksimi i shtuar) – te mendimet tona si dhe te ndjenjat tona.
Profeti Jozef Smith e përshkroi shpirtin e zbulesës si një ndjenjë e “inteligjencë[s së] pastër [q]ë rrjedhë tek ju, [duke ju dhënë] befas ide” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 136).
Kur ne i drejtojmë mendjen dhe zemrën tonë – mendimet, ndjenjat dhe dëshirat tona – te Perëndia, Ai mund t’i flasë mendjes dhe zemrës sonë me zërin e vogël e të qetë të Frymës së Shenjtë. Ndërsa Ai e kaplon shpirtin tonë, duket se vërshojnë në mendjen tonë disa ndjenja dhe mendime të caktuara. Kjo është dëshmia që Ai na jep.