2019
Gjithçka për Shkak të Qiellit
Korrik 2019


Gjithçka për Shkak të Qiellit

Ishte një privilegj i rrallë të intervistoja çdo anëtar të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve për të shkruar rreth apostullimit të shenjtë (shih “Ne Jemi Dëshmitarë”, faqe 12).

Pasi u takova me Presidentin M. Rasëll Ballard, Presidentin Veprues të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, hodha vështrimin nga zyra e tij. Ai qe ulur në tryezën e tij, duke shkruar një bisedë për konferencën e përgjithshme. Ai është Autoriteti i Përgjithshëm me qëndrimin më të gjatë në detyrë në Kishë – që u mbështet në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve në vitin 1976. Ai dukej i lodhur dhe plot energji në të njëjtën kohë. Sapo më kishte pyetur: “Si je?”, e ndjekur nga këshilla dashamirëse: “Mos e sfilit veten”. I ardhur nga dikush, i cili ka pranuar një thirrje që vërtet ta kalojë tërë jetën në shërbimin e Zotit, ky shkëmbim fjalësh pati një domethënie të madhe për mua.

Të Dymbëdhjetët janë thirrur “të rregull[ojnë] të gjitha punët e [Kishës] në të gjitha kombet” (Doktrina e Besëlidhje 107:33). Por kur ti je me ta, përqendrimi i tyre kalon nga një Kishë mbarëbotërore tek individi që është përballë tyre. Ata erdhën në thirrjet e tyre nga pozicione që mendohen si shumë të rëndësishme nga bota, por prapëseprapë, kur u largova nga zyrat e tyre, fjalët për t’i përkufizuar ata ishin gjithmonë të njëjtat – të përulur e dashamirës.

Presidenti Ballard më tha: “Nganjëherë e pyet veten: ‘Si ka mundësi që jam këtu me këta burra të mrekullueshëm?’” Më pas ai dëshmoi: “Gjithçka për shkak të qiellit”. Shpresoj se ju pëlqen ky vështrimi i shpejtë në thirrjen e një apostulli.

Nga Sara Xhejn Uivër

Redaktore te Lajmet e Kishës