Apostujt nëpër Botë
Plaku Kristoferson Viziton Filipinet
Apostujt udhëtojnë nëpër botë për t’u dhënë shërbesë njerëzve dhe për t’u mësuar rreth Jezu Krishtit.
Plaku D. Tod Kristoferson dhe Motra Keti Kristoferson vizituan anëtarët e Kishës në Filipine. Ai është vend i përbërë nga më shumë se 7 000 ishuj. Dhe ka mbi 770 000 anëtarë të Kishës!
Plaku Kristoferson dha mësim:
“Ji i mirë dhe kujdesu për të tjerët. Kjo quhet dhënie e shërbesës.
Jetoje ungjillin – të gjithë atë!
Flit për ungjillin me të tjerët.”
Shumë anëtarë të Kishës nga Filipinet – veçanërisht të rejat – shërbejnë në misione. Plaku Kristoferson tha se ato dallohen që janë të zonja për të mësuar gjuhë të huaja.
Plaku Kristoferson tha se nëse i viziton Filipinet, do të kthehesh në shtëpi me një buzëqeshje në fytyrë!
“Janë gjërat e vogla që sjellin ndryshime të mëdha në jetën e individëve dhe familjeve.” – Plaku D. Tod Kristoferson