2019
Përshëndetje nga Kamboxhia!
Korrik 2019


Përshëndetje nga Kamboxha!

Hello from Cambodia

Tungjatjeta, unë jam Paolo. Dhe kjo është Margo.

Ne po vizitojmë Kamboxhën. Ja çfarë kemi mësuar!

Kamboxha është një vend në Azinë Juglindore. Rreth 15 milionë njerëz jetojnë aty, me rreth 14 000 anëtarë të Kishës.

Ja një Libër i Mormonit në kamboxhisht. Gjuha kamboxhiane quhet khmer (ku‑mai). Alfabeti i saj ka 74 germa – më shumë nga çdo alfabet në botë!

Këta anëtarë të Kishës po e përshëndetin njëri‑tjetrin në mënyrën tradicionale kamboxhiane, të quajtur sampeah. Sa më lart t’i mbash duart, aq më shumë respekt shfaq.

Shumica e fëmijëve në Kamboxhë shkojnë në shkollë dhe kishë duke hipur në motoçikletë me një prind. Ose ata mund të hipin në një tuk tuk – një karrocë që tërhiqet nga një motoçikletë.

Shumë ushqime kamboxhiane përdorin prahok, një pelte peshku e thartë dhe e kripur. Këta anëtarë të Kishës sot bënë një tenxhere të madhe me supë për ta ngrënë së bashku në qendrën e kunjit ndërmjet sesioneve të konferencës së përgjithshme.

Shumë fëmijë të Fillores në Kamboxhë janë të vetmit të krishterë në shkollën e tyre. Kjo ngaqë shumica e njerëzve në Kamboxhë praktikojnë një fe të quajtur budizëm. Feja e tyre i mëson të jenë të ndershëm, paqësor dhe të urtë. Ja një monument i famshëm budist në Kamboxhë që e vizitojnë njerëz nga mbarë bota.

Vitin e fundit, Presidenti Nelson shpalli që tempulli i parë i Kamboxhës do të ndërtohej në Pnom‑Pen, kryeqytet! Tempulli do të ndihmojë familje si këto që të vulosen së bashku përgjithmonë.

Faleminderit që eksplorove Kamboxhën me ne. Shihemi herën tjetër!