2019
Çfarë do të Gjeni në Librin e Mormonit?
Korrik 2019


Fjala e Fundit

Çfarë do të Gjeni në Librin e Mormonit?

Nga një fjalim në konferencën e përgjithshme të tetorit 2016.

infographic of Elder Stevenson

Kur të gjeni kohë dhe një vend të qetë për ta lexuar Librin e Mormonit, unë ju shoh duke zbuluar përgjigje, duke ndier udhëzim dhe duke fituar dëshminë tuaj vetjake për Librin e Mormonit dhe një dëshmi për Jezu Krishtin.

Kur të lexoni, ju do të thelloheni nëpër fragmentet e këtij libri të çmuar dhe do të ballafaqoheni me Shpëtimtarin tuaj të dashur, Zotin Jezu Krisht, thuajse në çdo faqe. Është përllogaritur se ndonjëra nga format e emrit të Tij është përdorur mesatarisht një herë në çdo 1,7 vargje.1 Madje Krishti Vetë dëshmoi për vërtetësinë e tij në këto ditë të mëvonshme, duke thënë: “Ashtu si Zoti juaj dhe Perëndia juaj jeton, ky është i vërtetë” (Doktrina e Besëlidhje 17:6).

Unë jam mirënjohës për ftesën dhe premtimin që Zoti ka ofruar nëpërmjet profetit Moroni për secilin prej jush – dhe për secilin që e lexon Librin e Mormonit. “Dhe kur ju t’i merrni këto gjëra [Librin e Mormonit], unë do t’ju këshilloja që të pyesni Perëndinë, Atin e Amshuar, në emrin e [Jezu] Krishtit, në qoftë se këto gjëra nuk janë të vërteta; dhe në qoftë se ju do të kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht, ai do t’ju tregojë të vërtetën, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë” (Moroni 10:4; shih edhe vargjet 3, 5).

Të vërtetat që do të gjeni te Libri i Mormonit do t’ju ngrenë moralisht dhe frymëzojnë. Ato do ta forcojnë besimin tuaj, do ta mbushin shpirtin tuaj me dritë dhe do t’ju përgatitin për një të ardhme që zor se keni aftësi për ta kuptuar.

Brenda faqeve të librit, ju do të zbuloni dashurinë e pafund dhe hirin e papërfytyrueshëm të Perëndisë. Ndërsa përpiqeni të ndiqni mësimet që gjeni atje, gëzimi juaj do të shtohet, kuptimi juaj do të rritet dhe përgjigjet që kërkoni për shumë sfida që paraqet vdekshmëria, do t’ju hapen. Ndërsa shihni te libri, ju shihni te Zoti.

Shënim

  1. Shih Susan Easton Black, Finding Christ through the Book of Mormon (1987), f. 16–18.