2019
Mara, Pionierja
Korrik 2019


Mara, Pionierja

Autorja jeton në Teksas, SHBA.

Tetor 2018, Pnom‑Pen, Kamboxhë

Mara the Pioneer

Mara mbërtheu kopsat e fundit të saj dhe u pa në pasqyrë. Ishte e çuditshme të vishje rrobat e kishës të shtunën, por kjo ishte një e shtunë e veçantë. Ishte konferenca e përgjithshme!

“A je e emocionuar për sesionin e grave?” pyeti Maka (mamaja). Ajo krehu flokët e Marës me përkëdhelje të shpejta, të buta. “Dëshiroj që të përpiqesh të dëgjosh sa më shumë që të mundesh.”

“Po! Shpresoj që të tregojnë histori për pionierët!” Marës ato i pëlqenin më shumë.

“Ndoshta do të tregojnë”, tha Maka. “A e di që babi yt është pionier?”

Mara u hutua. Babi i saj kurrë nuk kishte tërhequr një karrocë dore.

“Po si është ai pionier?” pyeti ajo.

Maka ktheu kokën nga dritarja, drejt lumit. “Ai po peshkonte aty kur takoi misionarët. Ai ishte i pari në familjen e tij që u pagëzua”, tha Maka. “Kjo e bën atë pionier! Tani le të shkojmë të gjejmë gjyshen tënde.”

Yiay (gjyshja) po priste për to në dhomën e ndenjes. Familja e Marës dhe gjyshërit e saj jetonin të gjithë së bashku. Yiay‑ja ndihmonte duke u përkujdesur për Marën pas shkollës ndërkohë që prindërit e saj punonin. Tani Yiay‑ja po qëndronte pranë motorit, motoçikletës së madhe të motorizuar që i çonte nëpër qytet.

“Kisha ka qenë në Kamboxhë për vetëm 25 vjet”, i dëftoi Maka Marës ndërsa hapi derën dhe e shtyu motorin drejt rrugës. “Kështu që ne të gjithë jemi pionierë. Edhe ti!”

“Po si jam unë një pioniere?” pyeste veten Mara ndërsa hipi në motor. Maka i dha motorit, me Yiay‑ën mbrapa dhe Marën në mes. Mara u mbajt fort ndërsa bënë një zigzage teposhtë rrugës së mbushur plot.

Ndërsa kaluan një kafene, aroma e çajit arriti tek ato. Pothuajse të gjithë këtu pinin çaj. Por Mara nuk e pinte. Ajo zbatonte Fjalën e Urtësisë. Mara vuri buzën në gaz. Kjo qe një mënyrë se si ajo ishte pioniere!

Ndërsa motori u kthye rreth një qosheje, Mara pa një wat, një tempull budist. Çatia me majë të kuqe ngrihej mbi ndërtesat e tjera. Murgjër me koka të rruara dhe veshje portokalli ishin ulur duke studiuar në oborr.

Mara e dinte që shumica e njerëzve në Kamboxhë ishin budistë. Ata nuk besonin te Jezu Krishti. Por Mara po. “Kjo është një mënyrë tjetër se si unë jam një pioniere”, mendoi Mara. Dhe sot ajo do të shkonte të dëgjonte profetin!

Ndërsa motori u kthye drejt vendit të parkimit të kishës, Mara pa shumë gra duke ardhur. Disa kishin ecur ose i kishin dhënë motorit. Të tjerë vinin me tuk tuks, karroca të vogla që tërhiqeshin nga një motoçikletë. Shumë prej grave kishin veshur fustane apo funde të thjeshta, ashtu si Mara. Dhe disa kishin veshur sampots, funde të bukura të gjata të bëra me cohë me lajle shumëngjyrëshe.

Mara, Maka dhe Yiay-a u ulën në godinën kishtare me gratë e tjera. Konferenca në fakt ishte zhvilluar plot një javë më parë në Solt-Lejk-Siti të Jutës në SHBA. Por tani njerëzit në Kamboxhë do të ishin në gjendje ta shihnin transmetimin në gjuhën khmere. Mara fliste edhe anglisht edhe khmer në shtëpi, dhe ajo gjithashtu mësonte frëngjisht në shkollë. Por shumë kamboxhianë flisnin vetëm gjuhën khmere.

Folësja e parë nuk dëftoi ndonjë histori për pionierët. Por pastaj folësja e dytë dëftoi një histori për ngjitjen e një udhe të pjerrët me baltë rrugës së saj nga shtëpia për në shkollë. Ai quhej “shtegu i djemve” dhe ajo ndonjëherë do të hiqte këpucët e saj dhe do të ecte këmbëzbathur. Ajo donte të bënte gjëra të vështira që të mund të ishte si një pioniere! Mara buzëqeshi ndërsa mendoi për të gjitha mënyrat se si ajo ishte një pioniere.

Folësi i fundit ishte profeti. Ai shfaqte guxim. Mara dëgjoi tepër me vëmendje. “Ju ftoj ta lexoni Librin e Mormonit duke filluar nga sot deri në fund të vitit”, tha ai. “Qiejt do të hapen për ju. Zoti do t’ju bekojë.”

Mara e dinte se nuk do të ishte e lehtë ta lexonte të gjithë Librin e Mormonit. Ajo pa gratë rreth e qark vetes. Të gjitha ato kishin zgjedhur të ndiqnin Jezu Krishtin. Të gjitha ato kishin ardhur sonte për të dëgjuar profetin. Ajo do ta ndiqte profetin, ashtu siç bënin ato. Ajo do të ishte një pioniere!