“Llojet e Zbulesës Vetjake”, Liahona, Korrik/Gusht 2022.
Eja, Më Ndiq
Llojet e Zbulesës Vetjake
Elia qëndroi mbi një mal dhe pa erën që po thyente shkëmbinjtë, dhe ndjeu një tërmet, dhe “mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël” (1 Mbretërve 19:12). Këtu janë tri mënyra se si zëri i qetë dhe i vogël na sjell zbulesë.
Nganjëherë zbulesa vetjake sjell ndriçim menjëherë, si ndezja e një drite në një dhomë të errët.
Nganjëherë kemi vetëm mjaft dritë sa të bëjmë disa hapa përpara.
Nganjëherë zbulesa vetjake vjen dalëngadalë, si një lindje dielli.1