“5 Fakte rreth Esterit”, Liahona, Korrik/Gusht 2022.
Eja, Më Ndiq
Esteri
5 Fakte rreth Esterit
Esther Approaching the King [Esteri Duke iu Afruar Mbretit], nga Robert T. Barrett, nuk lejohet të kopjohet
1. Esteri ishte jetime.
Esteri ishte judease dhe kur i vdiqën prindërit, atë e rriti kushëriri i saj, Mardokeu, që ishte gjithashtu jude (shih Esterit 2:7).
2. Esteri jetoi në Persi.
Esteri jetoi në Suzë të Persisë (Irani i sotëm), mbi 100 vjet pasi judenjtë ishin çuar robër në Babiloni.
3. Esterit iu desh ta mbante të fshehtë identitetin e saj si judease.
Me kërkesën e Mardokeut, Esteri nuk ia tregoi askujt prejardhjen e saj judease. Ajo e mbajti të fshehtë identitetin e saj, edhe pasi u bë mbretëreshë. (Shih Esterit 2:10, 20.)
4. Esteri rrezikoi jetën e vet që të shpëtonte popullin e saj.
Gjatë kohës së Esterit, mbretërit kishte shpesh rrezik t’i vritnin. Prandaj, për ta mbrojtur mbretin, zakoni e diktonte që askush nuk duhej t’i afrohej mbretit pa ftesën e tij. Kjo ishte arsyeja përse Esteri po rrezikonte jetën e vet kur shkoi te mbreti për ta ftuar atë në një banket ku ajo të mund t’i zbulonte komplotin e Hamanit për t’i vrarë judenjtë (shih Esterit 5; 7).
5. Esteri kishte besim te Perëndia.
Esteri kërkoi që të gjithë judenjtë në Suzë të agjëronin për tri ditë përpara se ajo të shkonte te mbreti (shih Esterit 4:16). Për shkak të kurajës së Esterit dhe bekimeve nga Zoti, judenjtë shpëtuan.