“Shkrimet e Shenjta i Kthejnë Zemrat Tona te Perëndia”, Liahona, Korrik/Gusht 2022.
Eja, Më Ndiq
Shkrimet e Shenjta i Kthejnë Zemrat Tona te Perëndia
Presidenti Spenser W. Kimball tha se rrëfimi për Mbretin Josia që gjendet te 2 Mbretërve 21–23, “është një nga historitë më të bukura në të gjitha shkrimet e shenjta” (në Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022, f. 129).
Si i Gjeti Mbreti Josia Shkrimet e Shenjta
Josia u bë mbret i Judës kur ishte vetëm tetë vjeç. Ai kishte trashëguar një mbretëri me njerëz që besonin në perëndi të rreme, por ai dëshironte të ndiqte Zotin. Në vitin e tetë të mbretërimit të tij, ai urdhëroi që altarët dhe idhujt e perëndive të rreme të shkatërroheshin anembanë Judesë.
Dhjetë vjet më vonë, ai i kërkoi popullit të vet që të riparonte tempullin në Jerusalem, ku kryeprifti Hilkiah gjeti shkrimet e shenjta. Kur mbreti Josia e lexoi librin, ai u frymëzua për t’i ndjekur mësimet e tij. Atëherë ai i mblodhi njerëzit e vet dhe ua lexoi librin.
Për shumë kohë, njerëzit i kishin ngurtësuar zemrat e tyre kundër Perëndisë. Por shkrimet e shenjta ndihmuan për t’i kthyer zemrat e njerëzve përsëri te Perëndia. Mbreti Josia u premtoi njerëzve se ai do të ecte në udhët e Zotit dhe do t’u bindej urdhërimeve.