“Nuk Jeni Kurrë Vetëm”, Liahona, Korrik/Gusht 2022.
Eja, Më Ndiq
Nuk Jeni Kurrë Vetëm
A jeni ndier ndonjëherë vetëm apo të frikësuar nga gjërat që do të vinin në të ardhmen? Edhe shërbëtori i Eliseut, profetit, u ndje në këtë mënyrë kur pa ushtrinë e Sirisë me kuaj dhe qerre që rrethonin Dothanin, qytetin ku banonte Eliseu.
Plot frikë, shërbëtori i thirri Eliseut: “Oh, ç’do të bëjmë, imzot?” (2 Mbretërve 6:15.)
Me besim Eliseu u përgjigj: “Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta” (vargu 16). Pasi Eliseu iu lut Zotit që të hapeshin sytë e shërbëtorit të tij, shërbëtori pa “qerre të zjarrta rreth e qark Eliseut” (vargu 17).
“Mund të ketë raste kur ju, ashtu si shërbëtori, e gjeni veten duke u munduar për të parë se si po vepron Perëndia në jetën tuaj – raste kur ju ndiheni të rrethuar – kur sprovat e vdekshmërisë ju ulin në gjunjë. Pritni dhe mirëbesoni te Perëndia dhe koha e Tij e duhur, sepse ju mund t’i mirëbesoni zemrës së Tij me gjithë zemrën tuaj. … Edhe ju mund t’i luteni Zotit që t’jua hapë sytë për të parë gjëra që nuk do t’i shihnit normalisht” (Mishel D. Krejg, “Sy për të Parë”, Liahona, nëntor 2020, f. 15).
Ne mund të mos i shohim ata, por Zoti dhe ushtria e Tij e engjëjve janë përreth nesh (shih Doktrina e Besëlidhje 84:88). “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31.)