10
Kërkoni të Vërtetën
Hyrje
Fëmijët e Perëndisë nxiten që të “kërko[jnë] të mëso[jnë], … me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (DeB 88:118). Ndjekja e këtij modeli i ndihmon individët që të kualifikohen për ndihmën e Frymës së Shenjtë në procesin e të mësuarit. Sot, interneti dhe burime të tjera sigurojnë një mori informacioni – një pjesë i vërtetë, një pjesë i rremë dhe një pjesë çorientues – rreth doktrinës, historisë dhe pozitës së Kishës për çështje shoqërore, duke e bërë veçanërisht të rëndësishme për ne që të mbështetemi te Fryma e Shenjtë për të na ndihmuar të dallojmë të vërtetën nga gabimi. Të mësuarit se si të përcaktojmë e përdorim burime të duhura të informacionit, është pjesë e këtij procesi.
Lexim Konteksti
Diter F. Uhtdorf, “Ç’është e Vërteta?” (Church Educational System devotional, Jan. 13, 2013), lds.org/broadcasts.
“Gospel Learning”, Gospel Topics, lds.org/topics.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 88:118, 121–126
Një model për të mësuarin
Lexoni me zë të lartë përshkrimin vijues për Shkollën e Profetëve, të mbajtur në Kirtland të Ohajos:
“Në vitin 1833, Profeti dhe një grup i shenjtorëve të Kirtlandit patën një mundësi të pashoqe për të studiuar ungjillin. Në janar të atij viti, në përputhje me urdhrin e Zotit (shih DeB 88:127–41), Profeti organizoi Shkollën e Profetëve për t’i mësuar mbajtësit e priftërisë për punën e tyre në shërbesë dhe për t’i përgatitur ata që të predikonin ungjillin. Shkolla u mbajt në një dhomë në katin e dytë në dyqanin e Njull K. Uitnit, ku jetonte Profeti. Morën pjesë rreth 25 vëllezër, disa duke udhëtuar qindra kilometra për të pasur privilegjin që ta studionin ungjillin në një dhomë me përmasa jo më të mëdha se 3,35 me 4,27 metra. Shumë nga këta burra më vonë u bënë Apostuj, Të Shtatëdhjetë dhe udhëheqës të tjerë të Kishës. Ndonëse Profeti dhe vëllezërit e tjerë me raste studiuan gjuhësinë, ata u përqendruan së pari në mësimin e doktrinave të ungjillit, duke vazhduar me zell studimet e tyre nga mëngjesi herët deri pasdite vonë. Kjo shkollë zgjati katër muaj dhe shkolla të ngjashme u mbajtën më vonë në Kirtland dhe gjithashtu në Misuri, në të cilat morën pjesë qindra njerëz” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2007], f. 277).
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 88 përmban udhëzime nga Zoti për ata që do të merrnin pjesë në Shkollën e Profetëve. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 88:118, duke kërkuar modelin e të mësuarit të përshkruar nga Zoti. Më pas diskutoni pyetjet vijuese:
Ç’mendoni se do të thotë të “kërko[jnë] të mëso[jnë], … me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”?
Në ç’mënyra ndjekja e këtij modeli mund ta rriste aftësinë tonë për të mësuar? (Studentët mund të japin një llojshmëri përgjigjesh, por sigurohuni që është e qartë se, kur e përfshijmë besimin në procesin e mësimdhënies, ne kualifikohemi për ndihmën e Zotit.)
Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 88:121–126, e cila shënon udhëzime të mëtejshme nga Zoti drejtuar Shkollës së Profetëve. Vëreni klasën që ta ndjekë, duke kërkuar parime që na ndihmojnë të kuptojmë se si të mësojmë me anë të besimit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që gjejnë. Merrni parasysh t’i renditni këto parime në tabelë teksa studentët i thonë ato. Ju gjithashtu mund të doni të sugjeroni që studentët të shkruajnë frazën “parime që na mësojnë se si të mësojmë vetë me anë të besimit” në anë të faqes së shkrimeve të tyre të shenjta pranë këtyre vargjeve. (Shënim: Bërja e shënimeve në anë të faqeve të shkrimeve të shenjta mund t’i ndihmojë studentët të gjejnë e të kujtojnë më me lehtësi parime të rëndësishme.) Nëse ka kohë, ju mund t’i vini studentët të kërkojnë Almën 32:28, 41–43 dhe Gjonin 7:17 për parime shtesë.
Si na ndihmon të jetuarit e parimeve të dhëna mësim në këto vargje që të mësojmë vetë me anë të studimit dhe me anë të besimit? (Ndërsa studentët përgjigjen, ju mund të dëshironi të theksoni se ndjekja e këtyre parimeve do të na ndihmojë që të kualifikohemi për ndihmën e Shpirtit.)
Kur kualifikohemi ta kemi Shpirtin e Zotit me ne, si e ndikon ky Shpirt kërkimin tonë për të vërtetën?
Doktrina e Besëlidhje 91:1–6
Dallimi i së vërtetës prej së gabuarës
Paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, dhe ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë:
“Kurrë në historinë e botës nuk kemi pasur të drejtë përdorimi më të lehtë të më shumë informacioni – disa prej tij i vërtetë, disa prej tij i rremë dhe shumë prej tij pjesërisht i vërtetë.
Si pasojë, kurrë në historinë e botës nuk ka qenë më e rëndësishme që të mësojmë se si të dallojmë me saktësi midis së vërtetës dhe së gabuarës” (“Ç’është e Vërteta?” [takim shpirtëror i Sistemit Arsimor të Kishës, 13 janar 2013], f. 3, lds.org/broadcasts).
Cilat janë pasojat e mundshme nëse nuk mësojmë të dallojmë midis së vërtetës dhe së gabuarës?
Shkruajeni pyetjen vijuese në tabelë:
Shpjegoni se zbulesa e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 91 i mësoi Jozef Smithit se si ta dallonte nëse diçka që po e lexonte tek Apokrifa ishte e vërtetë. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë kreun e seksionit 91, ndërsa klasa e ndjek. Më pas ftojini studentët të marrin parasysh pyetjen në tabelë, teksa e studiojnë si klasë Doktrinën e Besëlidhjet 91.
Shpjegoni se Apokrifa është një përmbledhje e librave të shenjtë të popullit të judenjve. Këta libra nuk u përfshinë fillimisht në Biblën hebrease (Dhiatën e Vjetër), por u përfshinë në përkthimin grek të Biblës pak kohë përpara kohës së Krishtit. Kur të krishterët e hershëm i përmblodhën librat e Biblës shekuj më vonë, ata i përfshinë librat e Apokrifës si një shtojcë. Disa fe të krishtera i marrin parasysh librat e Apokrifës si shkrime të shenjta, por fe të tjera nuk besojnë se ato janë shkrime të frymëzuara. Kopja e Biblës që po përdorte Jozef Smithi për të krijuar përkthimin e tij të frymëzuar, e përmbante Apokrifën. Jozefi i kërkoi Zotit nëse përkthimi i tij i Biblës duhej t’i përfshinte këta libra.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 91:1–3.
Çfarë mësoi Jozef Smithi rreth Apokrifës? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se ndërfutja është një material që është futur në një dorëshkrim, nganjëherë duke çuar në prishjen e tekstit origjinal.)
Ftojeni një student tjetër të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 91:4–6.
Si mund të na ndihmojë ne këshilla te vargjet 4–6 për të dalluar të vërtetën prej së gabuarës dhe për ta vlerësuar besueshmërinë e asaj që lexojmë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dimë nëse gjërat që lexojmë janë të vërteta.)
Shpjegoni se bollëku i informacionit që është në dispozicion në internet ka krijuar një nevojë në rritje për secilin prej nesh që të kemi dhuratën shpirtërore të dallimit (shih DeB 46:23), me qëllim që të dimë se si ta dallojmë siç duhet të vërtetën prej së gabuarës. (Për informacion të mëtejshëm rreth arsyes përse dhurata e dallimit është kaq e rëndësishme në jetën tonë, shih artikullin e Plakut Dejvid A. Bednar “Quick to Observe”, Ensign ose Liahona, dhjetor 2006, f. 31–36.)
Jepini secilit student një kopje të thënies vijuese nga Plaku Stiven E. Snou, i Të Shtatëdhjetëve. Ftojini studentët të kërkojnë në dy paragrafët e parë për këshillën që Plaku Snou e dha rreth vlerësimit të informacionit që mund të lexojmë rreth historisë dhe mësimeve të Kishës.
Ngaqë na nevojitet ta vlerësojmë me kujdes besueshmërinë e burimeve të informacionit rreth historisë dhe mësimeve të Kishës, si mund t’i përdorni mësimet e Plakut Snou për t’ju ndihmuar që ta vlerësoni besueshmërinë e diçkaje që lexoni rreth Kishës?
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje paragrafin e tretë të thënies së Plakut Snou. Më pas diskutoni pyetjen vijuese:
Si do t’ju ndihmojë këshilla e Plakut Snou kur ndesheni me informacione që mund t’i sfidojnë bindjet tuaja?
Qëndrimi besnik kur lindin pyetje
Shpjegoni se anëtarët e Kishës nganjëherë mund të kenë pyetje ose madje dyshime rreth doktrinës, historisë ose pozitës së Kishës për çështje shoqërore. Lexojeni thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë me studentët tuaj:
“Është e natyrshme të kemi pyetje – fara e kërkimit të çiltër shpesh është çelur dhe është rritur në një dushk të madh të të kuptuarit. Ka pak anëtarë të Kishës të cilët, në një kohë apo në një tjetër, nuk janë munduar me pyetje serioze ose të ndjeshme. Një nga qëllimet e Kishës është të ushqejë dhe kultivojë farën e besimit – ndonjëherë edhe në tokën plot rërë të dyshimit dhe pasigurisë” (“Ejani, Bashkohuni me Ne”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 23).
Jepini secilit student një kopje të fletushkës “Dallimi i së Vërtetës prej së Gabuarës”, që përfshin këshillë nga udhëheqësit e Kishës për ata që kanë pyetje ose dyshime. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje thëniet në fletushkë dhe të përcaktojnë parimet që do ta ndihmonin dikë për t’iu drejtuar pyetjeve ose dyshimeve në një mënyrë besnike. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët të shpjegojnë se si diçka që e lexojnë në fletushkë mund ta ndihmonte dikë që ka një pyetje ose një dyshim rreth doktrinës, historisë ose pozitës së Kishës për çështje shoqërore.
Teksa e mbyllni mësimin, theksoni se edhe pse mund të ketë disa pyetje që ne nuk mund t’ua gjejmë përgjigjet gjatë jetës sonë, ne mund të gjejmë përgjigje për pyetjet tona më të mëdha kur iu bindemi urdhërimeve, i studiojmë burimet e duhura të informacionit – veçanërisht fjalët e profetëve të gjallë – kërkojmë udhërrëfim nëpërmjet lutjes dhe ushtrojmë durim e besim.
Ftojini studentët të tregojnë përvoja që i kanë pasur kur ata e ndien ndihmën e Zotit duke i udhëzuar për të gjetur të vërtetën dhe përgjigjet për pyetjet e tyre.
Kërkojuni studentëve që t’i shqyrtojnë thëniet në fletushkë dhe ftojini ata të ndjekin këshillën nga mësimi për të kërkuar mësim me anë të studimit dhe me anë të besimit.
Materiale Leximi për Studentin
Diter F. Uhtdorf, “Ç’është e Vërteta?” (takim shpirtëror i Sistemit Arsimor të Kishës, 13 janar 2013), lds.org/broadcasts.
David A. Bednar, “Quick to Observe”, Ensign ose Liahona, dhjetor 2006, f. 31–36.