Mësimi 25: Lufta e Jutas dhe Masakra e Livadheve Malore
25
Lufta e Jutas dhe Masakra e Livadheve Malore
Gjatë viteve 1850, tensioni dhe keqkomunikimi midis shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe zyrtarëve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara çuan drejt Luftës së Jutas të viteve 1857–1858. Në shtator të vitit 1857, disa shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në Territorin e Jutas jugore dhe anëtarëve të një vargu me karro emigrantësh në udhë e sipër drejt Kalifornisë, iu lindi një mosmarrëveshje dhe shenjtorët e ditëve të mëvonshme, të nxitur nga zemërimi e frika, planifikuan dhe kryen masakrën e rreth 120 emigrantëve. Kjo mizori tani njihet si Masakra e Livadheve Malore.
Lexim Konteksti
Richard E. Turley Jr., “The Mountain Meadows Massacre”, Ensign, shtator 2007, f. 17–21.
Gjendje e tensionuar krijohet midis shenjtorëve të hershëm të ditëve të mëvonshme dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara
Shpërndajini një kopje të fletushkës në fund të mësimit secilit student. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë pjesën në fletushkë të titulluar “Rritja e Tensionit Çoi drejt Luftës së Jutas”.
Nëse ju do të kishit qenë një shenjtor i ditëve të mëvonshme në vitin 1857 dhe do të kishit dëgjuar se një ushtri e madhe po i afrohej qytetit tuaj, çfarë shqetësimesh mund të kishit pasur? (Studentët mund të përmendin se shenjtorët ishin dëbuar dhunshëm nga Ohajo, Misuri dhe Ilinoisi; shumë njerëz kishin humbur zotërime të vlefshme dhe tokë; dhe disa shenjtorë ishin vrarë ose kishin vdekur gjatë këtyre përndjekjeve. Lajmi i afrimit të ushtrisë shkaktoi që disa shenjtorë të shqetësoheshin se ngjarje të tilla mund të ndodhnin edhe në Juta.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë pjesën në fletushkë të titulluar “Përgatitja për ta Mbrojtur Territorin”.
Mosmarrëveshje lindi midis shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe anëtarëve të një vargu me karro emigrantësh
Paraqitni një hartë të ngjashme me atë që tregohet këtu, ose vizatoni një hartë në tabelë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë pjesën në fletushkë të titulluar “Mosmarrëveshje me Vargun e Karrove të Emigrantëve”.
Ftojini studentët të mendojnë për raste kur kanë përjetuar mosmarrëveshje me një njeri tjetër apo me një grup njerëzish. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 12:25. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një parim që Jezu Krishti e dha mësim, i cili mund të na udhëzojë kur përjetojmë gjendje të tensionuar me të tjerët.
Çfarë mendoni se do të thotë “merru vesh shpejt me kundërshtarin tënd”?
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë frazë, ju mund të doni ta vini një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid E. Sorensen, i Të Shtatëdhjetëve:
“Shpëtimtari tha: ‘Merru vesh shpejt me kundërshtarin tënd …’, në këtë mënyrë duke na urdhëruar që t’i zgjidhim herët mosmarrëveshjet tona, përndryshe pasionet e çastit rriten deri në egërsi fizike ose emocionale dhe ne bëhemi robër të zemërimit tonë” (“Forgiveness Will Change Bitterness to Love”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 11).
Si do ta përmblidhnit mësimin e dhënë nga Shpëtimtari te 3 Nefi 12:25? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani në tabelë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse e zgjidhim mosmarrëveshjen me të tjerët sipas mënyrës së Zotit, atëherë ne mund t’i shmangim pasojat e dëmshme të grindjes.)
Si mund ta kishin vënë në zbatim këtë parim ata që komplotuan për t’i dëmtuar anëtarët e vargut të karrove?
Vëreni një student të lexojë me zë të lartë pjesën në fletushkë të titulluar “Rritja e Kundërvënies”.
Çfarë duhej të kishin bërë udhëheqësit e Kishës në Sidër-Siti kur Uilliam Dejmi i këshilloi të mos e përdornin milicinë? Në çfarë i çoi të bënin më pas mospranimi i këshillës? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë parimin vijues: Nëse e shpërfillim këshillën për të bërë atë që është e drejtë, atëherë ne bëhemi më të cenueshëm që të bëjmë zgjedhje të gabuara dhe madje mëkatare. Ju mund të vini në dukje që ka urtësi të madhe në sistemin e këshillëve me anë të të cilit qeveriset Kisha.)
Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë pjesën në fletushkë të titulluar “Sulmi mbi Emigrantët” dhe ftojini studentët të kërkojnë mënyrën se si udhëheqësit e Sidër-Sitit vazhduan të bënin zgjedhje mëkatare pasi e shpërfillën këshillën që kishin marrë.
Çfarë erdhi si pasojë e vendimit të udhëheqësve të Sidër-Sitit për të mos iu bindur këshillës së Uilliam Dejmit, komandantit të milicisë?
Në këtë pikë, çfarë zgjedhjesh kishin ata që ishin përgjegjës për sulmet? (Ata mund të rrëfenin se ç’kishin bërë dhe të pranonin pasojat ose ata mund të përpiqeshin t’i fshihnin krimet dhe mëkatet e tyre.)
Ftojini studentët të përsiatin pyetjet vijuese:
Çfarë bëni ju kur bëni diçka të gabuar? A rrëfeni se ç’keni bërë gabim dhe i pranoni pasojat, apo përpiqeni ta fshihni mëkatin nëpërmjet mashtrimit?
Disa shenjtorë të ditëve të mëvonshme planifikuan dhe kryen Masakrën e Livadheve Malore
Shpjegoni se anëtarët e Kishës, të përfshirë në sulmet kundër emigrantëve, zgjodhën të përpiqeshin t’i fshihnin mëkatet e tyre. Ftojeni klasën të dëgjojë se çfarë ndodhi si rrjedhim i këtij vendimi, ndërkohë që studentët e bëjnë me radhë duke lexuar me zë të lartë pjesët në fletushkë të titulluara “Masakra e Livadheve Malore” dhe “Pasojat Tragjike”.
Shpjegoni se zgjedhjet e disa prej udhëheqësve dhe kolonëve shenjtorë të ditëve të mëvonshme në Territorin jugor të Jutas, çuan në Masakrën tragjike të Livadheve Malore. Në dallim nga kjo, udhëheqësit e Kishës dhe të territorit në Solt-Lejk-Siti e zgjidhën mosmarrëveshjen me qeverinë e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet bisedimeve paqësore dhe negociatave në vitin 1858. Gjatë kësaj mosmarrëveshjeje – më vonë e quajtur Lufta e Jutas – trupat e Shteteve të Bashkuara dhe milicët e Jutas u përfshinë në veprime ndeshjeje, por kurrë në betejë.
Si do t’i përmblidhnit zgjedhjet që çuan drejt Masakrës së Livadheve Malore?
Çfarë parimesh mund të mësojmë nga kjo tragjedi? (Studentët mund të përcaktojnë parime të ndryshme, duke përfshirë sa vijon: Të zgjedhurit e fshehjes së mëkateve tona mund të na çojë drejt kryerjes së mëkateve të mëtejshme. Të zgjedhurit e fshehjes së mëkateve tona mund të sjellë keqardhje dhe vuajtje.)
Sigurojini studentët që, në qoftë se kanë filluar të ecin përgjatë një shtegu gabimesh dhe mëkati, ata mund t’i parandalojnë dhembjen dhe keqardhjen e ardhshme duke u kthyer te Zoti dhe duke u penduar për mëkatet e tyre.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë pjesën në fletushkë të titulluar “Udhëheqësit e Kishës Mësuan për Masakrën”.
Shpjegoni se, ngaqë një numër shenjtorësh vendorë të ditëve të mëvonshme ishin përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e Masakrës së Livadheve Malore, disa njerëz e kanë lejuar këtë ngjarje ta ndikojë për keq pikëpamjen e tyre për të gjithë Kishën.
Përse është e rëndësishme të kuptojmë se veprimet e gabuara të disa anëtarëve të Kishës nuk e përcaktojnë vërtetësinë e ungjillit?
Ftojeni një student të lexojë thënien nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, që gjendet në pjesën e fletushkës të titulluar “150-Vjetori i Masakrës së Livadheve Malore”.
Si duhet të përgjigjemi kur mësojmë për raste kur anëtarët e Kishës nuk kanë arritur të jetojnë sipas mësimeve të Jezu Krishtit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Helamanin 5:12. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që mund të bëjmë ne për t’i zhvilluar e ruajtur dëshmitë tona, me qëllim që gjatë kohëve të vështira, të tilla si ato kur mësojmë për raste kur anëtarë të Kishës nuk kanë arritur që të jetojnë sipas mësimeve të Jezu Krishtit, besimi ynë nuk do të lëkundet.
Sipas Helamanit 5:12, çfarë mund të bëjmë për t’i zhvilluar dhe ruajtur dëshmitë tona? (Pasi studentët të përgjigjen, ju mund të doni të shkruani në tabelë parimin vijues: Ne mund të zhvillojmë dëshmi të forta duke e ngritur besimin tonë mbi themelin e Jezu Krishtit.)
Për ta ilustruar këtë parim, paraqitni përkufizimin vijues dhe ftojeni një student ta lexojë atë me zë të lartë:
“Xhejms Sandersi është stërnipi i … një prej fëmijëve që i mbijetuan masakrës [dhe është gjithashtu anëtar i Kishës]. … Vëllai Sanders … tha se të mësuarit që paraardhësi i tij ishte vrarë në masakrën ‘nuk e ndikoi besimin tim, sepse ai bazohet te Jezu Krishti, jo te ndonjë njeri në Kishë’” (Richard E. Turley Jr., “The Mountain Meadows Massacre”, Ensign, shtator 2007, f. 21).
Si mund të na forcojë besimi ynë te Jezu Krishti kur mësojmë për raste kur anëtarë të Kishës nuk kanë arritur të jetojnë sipas mësimeve të Shpëtimtarit?
Çfarë bëni që ju ndihmon për ta ngritur besimin tuaj mbi themelin e Jezu Krishtit?
Dëshmoni për rëndësinë e të jetuarit të mësimeve të Shpëtimtarit dhe të bazuarit të besimit tonë tek Ai dhe tek ungjilli i Tij. Ftojini studentët të përsiatin se si ata mund ta ngrenë më mirë besimin e tyre mbi themelin e Jezu Krishtit dhe të caktojnë një synim për ta bërë këtë.