4
Libri i Mormonit – Gurthemeli i Besimit Tonë
Hyrje
Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë dhe provë që Perëndia e ka rivendosur ungjillin e Jezu Krishtit në tokë në kohën tonë. Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) na mësoi se Libri i Mormonit “është gurthemeli i dëshmimit tonë për Krishtin. Ai është gurthemeli i doktrinës sonë. Ai është gurthemeli i dëshmisë” (“The Book of Mormon – Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 5). Ndërkohë që studentët i thellojnë dëshmitë e tyre për Librin e Mormonit, ata mund të bëhen të forcuar kundrejt atyre që kërkojnë ta hedhin poshtë vërtetësinë e tij.
Lexim Konteksti
Ezra Taft Benson, “The Book of Mormon – Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 4–7.
Xhefri R. Holland, “Siguri për Shpirtin Njerëzor”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 88–90.
“Book of Mormon and DNA Studies”, Gospel Topics, lds.org/topics.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 17:6; 19:26; 20:5–12
Libri i Mormonit është provë se Perëndia e ka rivendosur të vërtetën në kohën tonë
Përpara orës mësimore, shkruani datat dhe ngjarjet vijuese në tabelë.
Çfarë mund të mësojmë nga renditja e këtyre ngjarjeve rreth rolit të Librit të Mormonit në Rivendosjen e ungjillit? (Libri i Mormonit duhej të përfundohej përpara se Kisha të mund të rivendosej. Ai do të luante një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e ungjillit.)
Shpjegoni se kur u organizua Kisha në prill të vitit 1830, botimi i Librit të Mormonit sapo ishte përfunduar dhe libri ishte reklamuar për shitje më pak se dy javë më parë. Kërkojuni studentëve të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 20:8–12, duke kërkuar atë që përmban Libri i Mormonit dhe atë që provon Libri i Mormonit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që zbulojnë. (Shënim: Përgjatë gjithë këtij kursi, ju mund t’i nxitni studentët të shenjojnë të vërteta të rëndësishme që i zbuluan në shkrimet e tyre të shenjta.) Teksa studentët lexojnë, shkruani thënien e paplotë vijuese në tabelë:
Pas një kohe të mjaftueshme, bëjuni studentëve pyetjet vijuese:
Nisur nga ato që lexuat, si do ta plotësonit shprehjen në tabelë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Libri i Mormonit i provon botës se shkrimet e shenjta janë të vërteta, se Perëndia i frymëzon dhe i thërret njerëzit për të bërë punën e Tij në kohën tonë dhe se Perëndia është i pandryshueshëm.)
Si e provon Libri i Mormonit se Perëndia i frymëzon dhe i thërret njerëzit për të bërë punën e Tij në kohën tonë?
Kur një njeri arrin të dijë që Libri i Mormonit është i vërtetë, çfarë diturie fiton ai ose ajo rreth Profetit Jozef Smith?
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 17:6 dhe 19:26, duke kërkuar atë që dy vargjet kanë të përbashkët.
Çfarë kanë të përbashkët këto dy vargje? (Shpalljen e Zotit për vërtetësinë e Librit të Mormonit.)
Çfarë vlere ka për ju të dini që Zoti e ka shpallur dëshminë e Tij për vërtetësinë e Librit të Mormonit?
Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë
Shkruani në tabelë të vërtetën vijuese: Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë.
Çfarë mendoni se do të thotë kjo frazë?
Paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dhe ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë:
“Ka tri mënyra në të cilat Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë. Ai është gurthemeli i dëshmimit tonë për Krishtin. Ai është gurthemeli i doktrinës sonë. Ai është gurthemeli i dëshmisë” (“The Book of Mormon – Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 5).
Ndajeni klasën në grupe të vogla. Caktojeni secilin grup të diskutojë një prej temave vijuese: si është Libri i Mormonit “gurthemeli i dëshmimit tonë për Krishtin”, si është ai “gurthemeli i doktrinës sonë” ose si është ai “gurthemeli i dëshmisë”. (Ju mund të keni nevojë t’ia caktoni secilën temë më shumë se një grupi.) Jepini secilit grup një kopje të fletushkës vijuese dhe iu kërkoni atyre të përdorin thënien që përputhet me temën e tyre në diskutimet e tyre.
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini grupet që t’i tregojnë klasës për atë që diskutuan.
Përfundojeni këtë pjesë të mësimit duke iu kërkuar studentëve të tregojnë se si ndihen rreth Librit të Mormonit dhe të tregojnë se si ai ka qenë gurthemeli i vetë dëshmive të tyre.
Armiqtë përpiqen ta hedhin poshtë Librin e Mormonit
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Për [më shumë se 180] vjet, ky libër është shqyrtuar e përfolur, mohuar e zbërthyer, vënë nën shënjestër e grisur copë-copë, ndoshta si asnjë libër tjetër në historinë fetare bashkëkohore – ndoshta si asnjë libër tjetër në ndonjë histori fetare. Dhe ai ende qëndron. Teori të dështuara rreth origjinës së tij kanë lindur, janë përsëritur e janë shuar – që nga autorësia e Ithën Smithit apo Solomon Spolldingut ose deri te paranojakë të lojtur apo te gjenitë dinakë. Asnjë prej këtyre përgjigjeve, sinqerisht për t’u mëshiruar, lidhur me këtë libër, nuk i ka rezistuar analizës, për arsye se nuk ka asnjë përgjigje tjetër veç asaj që dha Jozefi si përkthyesi i tij i pashkolluar. Në këtë unë bashkohem me vetë stërgjyshin tim, i cili thjesht tha: ‘Asnjë njeri i lig nuk mund ta shkruante dot një libër si ky; dhe asnjë njeri i mirë nuk do ta shkruante atë, po të mos ishte i vërtetë dhe po të mos urdhërohej nga Perëndia për këtë’” (“Siguri për Shpirtin Njerëzor”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 89).
Përse është e rëndësishme të kujtojmë se armiqtë bashkëkohorë të Kishës shpesh përpiqen ta diskreditojnë Librin e Mormonit?
Si e mbështet thënia e stërgjyshit të Plakut Holland vërtetësinë e Librit të Mormonit?
Si shembull, ju mund të doni të shpjegoni se një mënyrë se si armiqtë bashkëkohorë të Kishës përpiqen ta diskreditojnë Librin e Mormonit është duke përdorur prova të ADN-së për t’u përpjekur që ta zhvlerësojnë çdo lidhje midis popujve të Librit të Mormonit dhe indianëve të Amerikës. Nëse studentët kanë pyetje rreth kësaj çështjeje, nxitini të lexojnë artikullin te Gospel Topics “Book of Mormon and DNA Studies”, që mund të gjendet te lds.org/topics.
Mbahuni fort pas asaj që e dini se është e vërtetë
Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë që një shok ka thënë se ai ose ajo ka dëgjuar diçka që duket se bie në kundërshtim me vërtetësinë e Librit të Mormonit.
Çfarë këshille do t’i jepnit shokut apo shoqes tuaj?
Si mund t’ju ndihmojë dëshmia juaj që Libri i Mormonit është i vërtetë, kur ndesheni me kritika ndaj Librit të Mormonit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Në çaste … dyshimi, ose kohë shqetësimi, mos u largoni nga besimi që keni fituar tashmë, edhe pse ai mund të jetë i kufizuar. … Kur ato çaste vijnë dhe shqetësimet shfaqen, zgjidhja e të cilave nuk po afrohet menjëherë, mbahuni fort tek ajo që tashmë e dini dhe qëndroni të paepur derisa vjen dija e mëtejshme” (“Unë Besoj, o Zot”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 93–94).
Si mund ta vini në jetë thënien e Plakut Holland kur hasni pyetje rreth vërtetësisë së Librit të Mormonit? (Studentët mund të sugjerojnë një larmi përgjigjesh, por ju mund të doni të theksoni parimin vijues: Kur hasim pyetje ose dyshime rreth ungjillit, ne duhet të mbahemi fort tek ajo që e dimë tashmë se është e vërtetë dhe të mirëbesojmë që ne mund të gjejmë një përgjigje nëpërmjet studimit të mëtejshëm, ose që Perëndia do ta zbulojë përgjigjen në një kohë të ardhshme.)
Çfarë të vërtetash njihni tashmë rreth Librit të Mormonit dhe parimeve që përmban ai? Si keni arritur tek ajo dituri?
Mbylleni mësimin duke paraqitur thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson dhe duke e ftuar një student ta lexojë atë me zë të lartë:
“Çdo shenjtor i ditëve të mëvonshme duhet ta bëjë studimin e këtij libri një përkushtim që zgjat gjithë jetën. Në të kundërt ai po e vendos shpirtin e tij në rrezik dhe po shpërfill atë që mund t’i japë unitet shpirtëror dhe intelektual gjithë jetës së tij. Ka një ndryshim midis një të kthyeri që është i vendosur mbi shkëmbin e Krishtit nëpërmjet Librit të Mormonit dhe mbahet fort tek ajo shufër e hekurt, dhe atij që nuk është i tillë” (“The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, janar 1988, f. 5).
Si ju ka ndihmuar studimi rregullisht i Librit të Mormonit kundër atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë besimin tuaj?
Dëshmoni për vërtetësinë e Librit të Mormonit. Ftojini studentët të marrim parasysh se si Libri i Mormonit e ka ndikuar jetën e tyre. Kërkojuni atyre të mendojnë rreth asaj që mund ta bënin për t’i dhënë përparësi më të madhe studimit të Librit të Mormonit. Kujtojuni studentëve premtimin e Moronit, që gjendet te Moroni 10:3–5, se ata që dëshirojnë ta forcojnë dëshminë e tyre për Librin e Mormonit mund ta bëjnë këtë nëpërmjet studimit të librit dhe lutjes rreth vërtetësisë së tij.
Materiale Leximi për Studentin
Ezra Taft Benson, “The Book of Mormon – Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 4–7.
Xhefri R. Holland, “Siguri për Shpirtin Njerëzor”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 88–90.