26
Pas Sprovës së Besimit
Hyrje
Në këtë mësim studentët do të mësojnë nga Libri i Mormonit se pasja e besimit në Jezu Krishtin bën të mundur për Perëndinë që të kryejë mrekulli në emrin tonë. Ushtrimi i besimit gjithashtu mund të na përgatitë për të marrë dëshmi shpirtërore për të vërtetën.
Lexim Konteksti
Robert D. Hejls, “Në Kërkim të Njohjes së Perëndisë, Atit Tonë Qiellor, dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 29–32.
Dejvid A. Bednar, “Kërkoni me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 94–97.
Nil L. Andersen, “Ju Dini Mjaftueshëm”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 13–14.
Sugjerime për Mësimdhënien
2 Nefi 27:23; 3 Nefi 17:5–9, 20–24; Mormoni 9:9, 18–20
Besimi paraprin mrekullitë
Kërkojuni studentëve të përmendin disa shembuj nga shkrimet e shenjta për Perëndinë duke kryer mrekulli në emër të fëmijëve të Tij në përputhje me besimin e tyre tek Ai. (Shembujt mund të përfshijnë Jezusin duke shëruar të sëmurët dhe duke ngritur njerëz nga vdekja, Moisiun duke hapur Detin e Kuq dhe Krishtin duke i prekur gurët për të ndriçuar maunet jaredite.)
Çfarë mund t’i thoni dikujt që nuk beson se Perëndia vazhdon të bëjë mrekulli sot?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 27:23 dhe një student tjetër të lexojë me zë të lartë Mormonin 9:9, 18–20. Vëreni klasën të kërkojë përse mrekullitë ende ndodhin sot.
Sipas këtyre vargjeve, përse mund të jemi vetëbesues që mrekullitë ndodhin në botën e sotme? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Ngaqë Perëndia është i njëjti dje, sot dhe përgjithnjë, Ai vazhdon të bëjë mrekulli në përputhje me besimin e fëmijëve të Tij.)
Përse mendoni që Zoti na kërkon të kemi besim përpara se Ai të kryejë mrekulli?
Për të ilustruar lidhjet në shkrimet e shenjta midis besimit dhe mrekullive, ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë 3 Nefin 17:5–9. Vërini studentët të kërkojnë atë që Krishti i ringjallur e përcaktoi që ishte e mjaftueshme përpara se Ai të kryente mrekulli për njerëzit.
Sipas vargut 8, çfarë ishte që e lejoi Shpëtimtarin të shëronte të sëmurët dhe fatkeqët?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 17:20–24.
Çfarë ngjarjesh të tjera të shenjta përjetuan njerëzit për shkak të besimit të tyre?
Si mund ta shtojë gatishmëria e Krishtit për t’i siguruar këto mrekulli, besimin tonë që Ai mund të ushtrojë fuqi për të na ndihmuar me nevojat tona?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Motra Sidni S. Rejnolds, ish-këshilltare në presidencën e përgjithshme të Fillores:
“Po aq të rëndësishme sa këto ‘mrekulli të fuqishme’ janë ‘mrekullitë vetjake’ që i mësojnë secilit prej nesh të ketë besim në Zotin. Këto vijnë kur ne dallojmë dhe ua vëmë veshin nxitjeve të Shpirtit në jetën tonë. …
Unë besoj se të gjithë ne mund të dëshmojmë për këto mrekulli të vogla. Ne njohim fëmijë që luten për ndihmë që të gjejnë një send të humbur dhe e gjejnë atë. Ne njohim të rinj që e gjejnë kurajën për të qëndruar si dëshmitarë të Perëndisë dhe e ndiejnë dorën e Tij mbështetëse. Ne njohim miq që paguajnë të dhjetën e tyre me paratë e tyre të fundit dhe më pas, nëpërmjet një mrekullie, e gjejnë veten të aftë për të paguar shkollimin apo qiranë e tyre, ose në njëfarë mënyre të sigurojnë ushqim për familjen e tyre. Ne mund të tregojmë përvoja për lutje që kanë marrë përgjigje dhe për bekime të priftërisë që dhanë kurajë, sollën ngushëllim apo rikthyen shëndetin. Këto mrekulli të përditshme na njohin me dorën e Zotit në jetën tonë” (“A God of Miracles”, Ensign, maj 2001, f. 12).
Kërkojuni studentëve të marrin parasysh raste kur ata ose dikush që e njohin, përjetuan mrekulli të Perëndisë në jetën e tyre. Nëse nuk janë shumë të shenjta ose vetjake, ftojini studentët të tregojnë përvoja që i kanë pasur, të cilat u kanë pohuar atyre se Perëndia akoma është një Perëndi mrekullish.
Ethëri 3:6–13, 17–20; 4:13–15; 12:6–7, 12, 19, 31
Besimi na përgatit që të marrim dëshmi shpirtërore
Ftojini studentët të mendojnë rreth një të vërtete të ungjillit për të cilën do të donin të merrnin një dëshmim shpirtëror ose një dëshmi më të fortë. Shpjegoni se disa njerëz zgjedhin të mos besojnë apo të mos jetojnë sipas një parimi të ungjillit, gjersa të shohin provë se ai është i vërtetë.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Ethërin 12:6, duke kërkuar për atë që na mëson ky varg rreth procesit të marrjes së një dëshmimi shpirtëror.
Çfarë parimi mund të mësojmë nga Ethëri 12:6 rreth marrjes së një dëshmimi shpirtëror? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Përpara se të mund të marrim një dëshmim shpirtëror, ne duhet së pari të ushtrojmë besim në Jezu Krishtin.)
Çfarë mendoni se do të thotë fraza “prov[a e] besimit tuaj”?
Shpjegoni se kesh një sprovë të besimit nuk do të thotë gjithmonë të përjetosh vështirësi. Paraqitni thëniet vijuese dhe kërkojini një studenti t’i lexojë me zë të lartë këto thënie rreth këshillës së Moronit tek Ethëri 12:6 nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe Motra Boni L. Oskarson, presidente e përgjithshme e Të Rejave:
“Ju mund të mësoni të përdorni më efektivisht besimin duke zbatuar këtë parim të dhënë mësim nga Moroni: ‘… Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj’ [Ethëri 12:6; theksimi i shtuar]. Kështu, çdo herë që ju provoni besimin tuaj, që do të thotë, të veproni me denjësi sipas një përshtypjeje, ju do të merrni provën vërtetuese të Shpirtit” (Richard G. Scott, “The Sustaining Power of Faith in Times of Uncertainty and Testing”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 76).
“Në botën tonë, ku shpresa qëndron te marrja e kënaqësisë së menjëhershme, ne shpesh jemi fajtorë që presim shpërblim pa na u dashur të punojmë për të. Unë besoj që Moroni po na thotë se, së pari duhet bëjmë punën dhe të ushtrojmë besimin duke e jetuar ungjillin, dhe pastaj do të marrim dëshminë se ai është i vërtetë. Kthimi i vërtetë në besim ndodh ndërsa vazhdoni të veproni në përputhje me doktrinat të cilat e dini se janë të vërteta dhe i mbani urdhërimet, dita-ditës, çdo muaj” (Boni L. Oskarson, “Kthehuni në Besim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 77).
Si është e ndryshme metoda e marrjes së një dëshmie për të vërtetën, e përshkruar nga Plaku Skot dhe Motra Oskarson, nga metoda e atyre që dëshirojnë provë përpara se ata do të besojnë ose veprojnë?
Kur dhe si e keni gjetur këtë parim të jetë i vërtetë?
Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Ethëri 12:7, 12, 19 dhe 31. Nxiteni klasën të vërë re frazat “pasi ata patën besim” dhe “deri pas besimit të tyre” në këto vargje (ju gjithashtu mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë këto fraza në shkrimet e tyre të shenjta).
Sipas këtyre vargjeve, çfarë bekimesh u siguroi Zoti këtyre njerëzve pasi ata ushtruan besim? Çfarë lloje të dëshmimeve shpirtërore të së vërtetës keni marrë ju si rrjedhojë e besimit tuaj?
Dëshmoni se, ashtu si mrekullitë, dëshmimet shpirtërore nuk vijnë deri pasi ne ushtrojmë besim. Për ta theksuar këtë pikë, merrni parasysh të lexoni thënien vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Diku në kërkimin tuaj për njohuri shpirtërore, ka një ‘hap besimi’, siç e quajnë filozofët. Është çasti kur ju keni shkuar te kufiri i dritës dhe bëtë një hap brenda errësirës, për të zbuluar se udha është e ndriçuar vetëm për një ose dy hapa përpara” (“The Quest for Spiritual Knowledge”, New Era, janar 2007, f. 6).
Ftojeni një student të përshkruajë sfidat me të cilat u përball vëllai i Jaredit, teksa ndërtonte maunet që do ta çonin familjen e tij drejt tokës së premtuar dhe përmblidhni atë që bëri ai për t’i zgjidhur sfidat (shih Ethëri 2:16–25; 3:1–5).
Si ushtroi vëllai i Jaredit besim në Jezu Krishtin?
Vërini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Ethëri 3:6–13, 17–20.
Si e bekoi Zoti vëllanë e Jaredit për besimin e tij?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ftojeni klasën të kërkojë karakteristika të besimit të vëllait të Jaredit:
“Besimi këmbëngulës, besimi që lëviz male, besimi si ai i vëllait të Jaredit, i paraprin mrekullinë dhe njohurinë. Ai duhej të besonte përpara se Perëndia të fliste. Ai duhej të vepronte përpara se të ishte e dukshme aftësia për ta përmbushur atë veprim. Ai duhej të zotohej për përvojën e plotë përpara edhe segmentit të parë të realizimit të saj. Besim do të thotë të biesh dakord pa kushte – dhe që përpara – ndaj çfarëdo kushtesh që Perëndia mund të kërkojë si në të ardhmen e afërt, ashtu edhe në atë të largët” (Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f. 18–19).
Si do ta përmblidhnit përshkrimin e Plakut Holland për besimin e vëllait të Jaredit?
Cilët janë disa shembuj të veprimeve që mund të ndërmarrim për ta treguar besimin tonë në Zotin?
Jepuni studentëve një çast për të studiuar Ethërin 4:13–15 dhe për të përcaktuar atë që Moroni tha se duhej të bënim që të merrnin njohuri dhe shfaqje nga Shpirti.
Çfarë mendoni se do të thotë të “grisni … vel[in e] mosbesimit”? Si lidhet bërja e kësaj me procesin e ushtrimit të besimit? (Mund të jetë e dobishme të shpjegoni që gris do të thotë të copëtosh ose ndash dhe veli i drejtohet diçkaje që mbulon ose fsheh.)
Çfarë na këshilloi Moroni të bëjmë me qëllim që ta “gris[im] atë vel të mosbesimit”?
Paraqitni thënien vijuese nga Profeti Jozef Smith (1805–1844) dhe kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë:
“Perëndia nuk i ka zbuluar Jozefit asgjë të cilën Ai nuk do t’ua bënte të njohur Të Dymbëdhjetëve, e madje edhe shenjtori më i vogël mund t’i dijë të gjitha gjërat menjëherë sapo të jetë në gjendje që t’i durojë ato, pasi duhet të vijë dita kur asnjë njeri nuk do t’i thotë të afërmit të tij ‘Njihe Zotin’; sepse të gjithë do ta njohin Atë … që nga më i vogli e deri te më i madhi [shih Jeremia 31:34]” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi [2009], f. 284–285).
Si ju ndihmon kjo thënie nga Presidenti Jozef Smith që të kuptoni potencialin tuaj për të marrë zbulesë?
Drejtojuni një sfidë studentëve që të përsiatin se çfarë sprovash të besimit po i hasin kohët e fundit dhe ftojini të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë për ta forcuar dhe ushtruar besimin e tyre. Jepni dëshminë tuaj që Perëndia i siguron pasuesit e Tij besnikë me dëshmitë e vazhdueshme të së vërtetës teksa ushtrojnë besim.
Materiale Leximi për Studentin
2 Nefi 27:23; 3 Nefi 17:5–9, 20–24; Mormoni 9:9, 18–20; Ethëri 3:6–13, 17–20; 4:13–15; 12:6–7, 12, 19, 31.
Dejvid A. Bednar, “Kërkoni me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 94–97.
Nil L. Andersen, “Ju Dini Mjaftueshëm”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 13–14.