Seminare dhe Institute
Mësimi 15: Bërja Mjete në Duart e Perëndisë


15

Bërja Mjete në Duart e Perëndisë

Hyrje

Ungjilli i Jezu Krishtit është një mesazh i paqes për një botë të trazuar. Ata që bëhen mjete në duart e Perëndisë, mund të ndajnë ungjillin dhe t’i ndihmojnë të tjerët që të bëhen të kthyer në besim. Në këtë mësim, studentët do të studiojnë e vënë në zbatim parime nga rrëfimet e Librit të Mormonit për misionarë që u bënë mjete në duart e Perëndisë dhe i ndihmuan të tjerët të marrin jetë të përjetshme.

Lexim Konteksti

  • M. Rusëll Ballard, “Kini Besim te Zoti”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 43–45.

  • Don R. Clarke, “Becoming Instruments in the Hands of God”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 97–99.

Sugjerime për Mësimdhënien

1 Nefi 13:37; Mosia 15:14–19, 26–28

Bekime u premtohen atyre që e ndajnë ungjillin

Në tabelë, shkruani thënien vijuese prej Profetit Jozef Smith (1805–1844) nga Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi (2009), f. 349:

“Pas gjithçkaje që është thënë, detyra më e madhe dhe më e rëndësishme është të predikojmë Ungjillin”. (Profeti Jozef Smith)

Ftojini studentët ta lexojnë thënien në heshtje. Më pas pyetini:

  • Përse është detyra jonë më e rëndësishme për ta ndarë ungjillin me të tjerët?

  • Çfarë bekimesh keni marrë nga pranimi dhe përmbushja e kësaj detyre?

Shpjegoni se Nefi parashikoi Rivendosjen e ungjillit dhe daljen në dritë të Librit të Mormonit (shih 1 Nefi 13:34–36). Ai gjithashtu përshkroi bekimet në dispozicion të atyre që do ta shpallnin ungjillin dhe do t’i ndihmonin të tjerët të vijnë te Krishti.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje 1 Nefin 13:37 dhe nxitini të shenjojnë ose nënvizojnë bekimet e premtuara atyre që kërkojnë ta ndajnë ungjillin në ditët e fundit.

  • Çfarë bekimesh u vijnë atyre që kërkojnë të sjellin në dritë Sionin dhe të shpallin paqe? (Studentët duhet të kuptojnë parimin vijues: Kur përpiqemi të ndajmë ungjillin, ne bekohemi me Frymën e Shenjtë dhe mund të shpëtohemi në mbretërinë e Perëndisë.)

U thoni studentëve se Abinadi citoi Isaian dhe shpjegoi se çfarë do të thotë të shpallësh [njoftosh] paqe dhe përse ne duhet të përpiqemi ta ndajmë ungjillin (shih Isaia 52:7). Ftojini disa studentë të lexojnë me zë të lartë nga Mosia 15:14–19, 26–28, ndërkohë që klasa kërkon atë që na e dha mësim Abinadi.

  • Çfarë do të thotë të shpallim paqe dhe shpëtim? (shih vargun 14).

  • Përse shpëtimi duhet t’i shpallet çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli?

Për t’i ndihmuar studentët që t’i kuptojnë më mirë fjalët e Abinadit, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Xhefri R. Holland

“Paqe dhe lajme të mira; lajme të mira dhe paqe. Këto janë midis bekimeve përfundimtare që ungjilli i Jezu Krishtit sjell në një botë të trazuar dhe te njerëzit e shqetësuar që jetojnë në të, zgjidhjet për vështirësitë vetjake dhe mëkatimin njerëzor, një burim force për ditët e rraskapitjes dhe orët e dëshpërimit të mirëfilltë. … Është Biri i Vetëmlindur i Perëndisë Vetë, i cili na e jep këtë ndihmë dhe këtë shpresë. …

Kërkimi për paqe është një nga kërkimet përfundimtare të qenies njerëzore. … Ka raste në të gjitha jetët tona kur hidhërimi ose vuajtja, ose frika, ose vetmia e thellë na bëjnë të lutemi për paqe, të cilën mund ta sjellë vetëm Perëndia Vetë. Ka raste të urisë therëse shpirtërore kur as miqtë më të shtrenjtë nuk mund të na vijnë tërësisht në ndihmë” (“The Peaceable Things of the Kingdom”, Ensign, nëntor 1996, f. 82).

  • Në ç’mënyra është ungjilli i Jezu Krishtit një mesazh paqeje?

Për të ndihmuar që t’i përgjigjen kësaj pyetje, merrni parasysh të diskutoni thënien vijuese nga Presidenti Marion G. Romni (1897–1988), i Presidencës së Parë:

Presidenti Marion G. Romni

“Sjellja e paqes kërkon përjashtimin e ndikimit të Satanit. Atje ku është ai, paqja nuk mund të jetë kurrë. Për më tepër, bashkëjetesa paqësore me të është e pamundur. … Ai nuk nxit asgjë përveç veprave të mishit. …

Si një prelud për paqen, atëherë, ndikimi i Satanit duhet të nënshtrohet plotësisht. …

Sikurse veprat e mishit gjejnë zbatim gjithësor, po ashtu gjen zbatim ungjilli i paqes. Nëse një njeri e jeton atë, ai ka paqe brenda vetes. Nëse dy njerëz e jetojnë atë, ata secili kanë paqe brenda vetes dhe me njëri-tjetrin. Nëse shtetasit e jetojnë atë, kombi ka paqe brenda vendit. Kur ka mjaft kombe që gëzojnë frytet e Shpirtit për t’i kontrolluar punët botërore, atëherë, dhe vetëm atëherë, nuk do të bien më daullet e luftës” (“The Price of Peace”, Ensign, tetor 1983, f. 4, 6).

  • Kur e keni parë ungjillin të sjellë paqe në jetën e dikujt?

  • Cilat janë disa mënyra sipas të cilave ne mund ta ndajmë ungjillin në mënyrë të efektshme?

Nxitini studentët të marrin parasysh nëse njohin dikë që mund ta ndihmojnë për të përjetuar paqen që vjen nga ungjilli. Ftojini ata që të fillojnë të bëjnë një plan për ta ndarë ungjillin me atë njeri dhe nxitini të mendojnë rreth mënyrës se si mund t’i zbatojnë parimet që mësojnë ndërkohë që vazhdon mësimi.

Mosia 28:3; Alma 17:2–3, 6, 9–12, 16, 25; 18:10; 21:16; 22:1, 12–14; 26:11–12, 26–29; 31:30–34

Bërja mjete në duart e Perëndisë

grua duke i rënë violinës
komplet çelësash papagall
mjete shqyrtimi mjekësor

Merrni parasysh t’u tregoni studentëve njërën ose të gjitha figurat më sipër (violinën, veglat e dyqanit, mjetet mjekësore) ose fotografi si këto. Më pas, pyetini:

  • Çfarë mund të bëjnë këto mjete në duart e dikujt që ka zotësi në përdorimin e tyre?

  • Çfarë do të thotë të jesh një mjet në duart e Perëndisë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 17:2–3, 9–11. Vërini studentët të kërkojnë për atë që bënë bijtë e Mosias që të bëheshin mjete në duart e Perëndisë.

  • Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i bijve të Mosias rreth mënyrës se si të bëhemi mjete në duart e Perëndisë? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani parimin vijues në tabelë: Kur lutemi, agjërojmë, hetojmë shkrimet e shenjta dhe japim një shembull të mirë për të tjerët, ne mund të bëhemi mjete në duart e Perëndisë.)

Shpjegoni se Libri i Mormonit përmban shumë shembuj të tjerë të asaj që bënë Alma dhe bijtë e Mosias që të bëheshin mjete frytdhënëse në duart e Perëndisë. Shkruani në tabelë referencat vijuese të shkrimeve të shenjta (pa përmbledhjet shoqëruese në kllapa). Caktojini një ose më shumë fragmente secilit student. Ftojini studentët të kërkojnë atë që bënë shërbëtorët e Zotit, e cila luajti rol në suksesin e tyre në ndarjen e ungjillit.

Mosia 28:3 (Dëshiruan të shpallin ungjillin që asnjë shpirt njerëzor të mos mbaronte.)

Alma 17:6 (Ishin të gatshëm të hiqnin dorë prej mirënjohjes nga bota, me qëllim që të predikonin ungjillin.)

Alma 17:11–12 (Ishin të duruar, guximtarë dhe shembuj të mirë.)

Alma 17:16 (Dëshiruan t’i ndihmonin të tjerët të pendoheshin dhe të mësonin për planin e shëlbimit.)

Alma 17:25; 18:10 (Dëshironin të ishin shërbëtorë.)

Alma 21:16; 22:1 (U udhëhoqën nga Shpirti.)

Alma 22:12–14 (Dhanë mësim nga shkrimet e shenjta rreth Krishtit dhe planit të shëlbimit.)

Alma 26:11–12 (Ishin të përulur, duke e dalluar Perëndinë si burimin e forcës së tyre.)

Alma 26:26–29 (Nuk u dorëzuan kur e kishin humbur kurajën. Ishin të gatshëm të vuanin me durim për kauzën e Krishtit. Dhanë mësim ungjillin në vendndodhje të ndryshme.)

Alma 31:30–34 (U lutën për ndihmë që t’i sillnin të tjerët te Krishti.)

Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të tregojnë atë që mësuan. Merrni parasysh t’i përmblidhni përgjigjet e studentëve duke i shkruar përmbledhjet e fragmenteve në tabelë. Ju mund t’i nxitni studentët t’i shkruajnë këto referenca të shkrimeve të shenjta dhe më pas, mbas klasës, të krijojnë një zinxhir shkrimesh të shenjta, të titulluar “Elementë të rëndësishëm për ndarjen e ungjillit”.

  • Nëse e keni pasur mundësinë për ta ndarë ungjillin me të tjerët, a mund të tregoni për një përvojë ose të jepni dëshminë tuaj për mënyrën se si këto elemente luajtën rol në suksesin tuaj?

  • Si gjejnë zbatim parimet e shënuara në këto fragmente ndaj thirrjeve të tjera ose ndaj të qenit një mik apo një fqinj i mirë?

  • Kur keni pasur një mundësi për t’i ndihmuar të tjerët duke qenë një mjet në duart e Perëndisë?

Alma 18:33–35; 23:5–6; 26:2–5, 15; 29:9–10

Të ndihmuarit e të tjerëve që të bëhen të kthyer në besim

Kujtojini studentët se, përveç që na mëson se ne mund të bëhemi mjete në duart e Perëndisë, Libri i Mormonit gjithashtu jep mësim rreth ndikimit që mund të kemi mbi të tjerët kur jemi këto mjete.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 18:33–35, ndërkohë që klasa kërkon atë që duhej të përmbushte Amoni si një mjet në duart e Perëndisë. Ftojini studentët ta përmbledhin atë që zbulojnë si thënie të një parimi. (Ndihmojini studentët të përcaktojnë parimin vijues: Kur bëhemi mjete në duart e Perëndisë, Ai na jep fuqi që t’i ndihmojmë të tjerët të vijnë te një dituri për të vërtetën.)

Që t’i ndihmoni studentët të kuptojnë ndikimin e ndihmës së të tjerëve për të ardhur te një dituri për të vërtetën, ftojeni klasën të lexojë në heshtje Almën 23:5–6. Vërini studentët të kërkojnë atë që u ndodhi lamanitëve kur ata erdhën në diturinë e së vërtetës.

  • Cilat fjalë ose fraza e përshkruajnë ndikimin që pati mbi lamanitët predikimi i ungjillit?

  • Çfarë parimi mund të mësojmë rreth asaj që mund të na ndodhë kur i sjellim të tjerët te dituria e së vërtetës? (Studentët duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Kur i sjellim të tjerët te dituria e së vërtetës, ne mund t’i ndihmojmë ata të bëhen të kthyer në besimin te Zoti.)

Shpjegoni se si Amoni dhe Alma dhanë dëshmi për këto të vërteta. Vërini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë Almën 26:2–5, 15 dhe Almën 29:9–10, ndërkohë që klasa kërkon ndikimin që mund të kemi ne mbi të tjerët kur e ndajmë ungjillin si mjete në duart e Perëndisë.

  • Çfarë ju bëri përshtypje rreth ndjenjave të përmbledhura nga Amoni dhe Alma?

Ftojini studentët të tregojnë atë që e kanë përjetuar kur e kanë ndarë ungjillin me të tjerët.

Nxitini studentët që të përsiatin mundësitë që ata i kanë për t’i ndihmuar të tjerët që të mësojnë ungjillin dhe të bëhen të kthyer në besim. Ftojini ata të marrin parasysh se si t’i ndërthurin në përpjekjet e tyre të përditshme për ta ndarë ungjillin, parimet dhe praktikat që i kanë mësuar në këtë mësim.

Materiale Leximi për Studentin