Përmbledhje Historike
Kronologjia e mëposhtme jep një tablo të shkurtër historike të ngjarjeve kryesore në jetën e Presidentit Gordon B. Hinkli.
23 qershor 1910 | U lindi Brajënt S. Hinklit dhe Ada Bitner Hinklit në Solt-Lejk-Siti të Jutës. |
1922 | Merr pjesë në një mbledhje të priftërisë të kunjit me babanë e tij dhe fiton një dëshmi për thirrjen profetike të Jozef Smithit. |
1932 | Diplomohet në Universitetin e Jutës, pasi kishte studiuar për anglisht, gazetari dhe gjuhët e lashta. |
1933 – 1935 | Shërben si misionar kohëplotë në Misionin Europian, duke e kaluar të gjithë kohën në Angli. |
1935 – 1943 | Punon si sekretar ekzekutiv i Komitetit të Kishës për Radion, Botimet dhe Literaturën e Misioneve. |
1937 | Thirret në bordin e përgjithshëm të Shkollës të së Dielës. |
29 prill 1937 | Martohet me Marxhëri Pein në Tempullin e Solt-Lejkut. |
1943 – 1945 | Punon si ndihmësmbikëqyrës për Hekurudhën Denver dhe Rio-Grande në Solt-Lejk-Siti, Juta dhe Denver, Kolorado. |
1945 – 1958 | I rikthehet punësimit në Kishë; në vitin 1951 fillon të mbikëqyrë veprimet e përditshme të Sektorit të sapoformuar të Misionarëve. |
1953 – 1955 | Nën drejtimin e Presidentit Dejvid O. Mek-Kei, rekomandon dhe mbikëqyr prodhimin e filmit për dhurimin [indaumentin] në tempull të përshtatur në shumë gjuhë. |
28 tetor 1956 | Thirret për të shërbyer si president i Kunjit Ist-Mill-Krik. |
6 prill 1958 | Mbështetet si Ndihmës i Të Dymbëdhjetëve. |
5 tetor 1961 | Shugurohet Apostull dhe veçohet si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve nga Presidenti Dejvid O. Mek-Kei. |
23 korrik 1981 | Thirret për të shërbyer si këshilltar në Presidencën e Parë, për të ndihmuar Presidentin Spenser W. Kimball dhe Presidentët Marion G. Romni dhe N. Eldon Taner. |
2 dhjetor 1982 | Thirret për të shërbyer si Këshilltari i Dytë i Presidentit Kimball. |
10 nëntor 1985 | Thirret për të shërbyer si Këshilltari i Parë i Presidentit Ezra Taft Benson. |
5 qershor 1994 | Thirret për të shërbyer si Këshilltari i Parë i Presidentit Hauard W. Hanter. |
3 mars 1995 | Bëhet Apostulli më i vjetër në detyrë pas vdekjes së Presidentit Hanter. |
12 mars 1995 | Veçohet si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. |
23 shtator 1995 | Shpall deklaratën “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” gjatë mbledhjes së përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës. |
shkurt 1996 | Numri i anëtarëve të Kishës jashtë Shteteve të Bashkuara e kalon numrin e anëtarëve të Kishës brenda Shteteve të Bashkuara. |
7 prill 1996 | Del në programin televiziv të Shteteve të Bashkuara 60 Minutes [60 Minuta]. |
26 maj 1996 | Përkushton Tempullin e Hong-Kongut, Kinë, tempullin e parë nga 77 tempujt që u përkushtuan gjatë presidencës së tij, 63 prej të cilëve i përkushtoi vetë. |
5 prill 1997 | Organizon tri Kuorumet e reja të Të Shtatëdhjetëve. |
4 tetor 1997 | Njofton një plan për ndërtimin e tempujve më të vegjël në të gjithë botën. |
1 janar 2000 | Me bashkapostujt e tij në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve, publikon “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”. |
1 tetor 2000 | Përkushton Tempullin e Bostonit, Masaçusets, tempullin e 100-të në funksionim. |
8 tetor 2000 | Përkushton Qendrën e Konferencave. |
31 mars 2001 | Njofton krijimin e Fondit të Qarkullueshëm Arsimor. |
8 shkurt 2002 | Mirëpret vizitorët nga e gjithë bota në Solt-Lejk-Siti për Lojërat Olimpike Dimërore. |
27 qershor 2002 | Përkushton Tempullin e Navusë, Ilinois, në 158-vjetorin e martirizimit të Jozef dhe Hajrëm Smithit. |
11 janar 2003 | Kryeson në transmetimin e parë të trajnimit të udhëheqjes mbarëbotërore. |
8 shkurt 2003 | U flet një milion fëmijëve të Fillores nëpërmjet transmetimit satelitor për të festuar 125-vjetorin e Fillores. |
6 prill 2004 | Mban zi për vdekjen e bashkëshortes së tij, Marxhëri. |
23 qershor 2004 | I dhurohet Medalja Presidenciale e Lirisë, çmimi më i lartë civil i dhënë në Shtetet e Bashkuara. |
26 qershor 2007 | Njofton se anëtarësia e Kishës i ka tejkaluar 13 milionë anëtarë dhe se një milion misionarë kanë shërbyer në misione që kur u organizua Kisha. |
27 janar 2008 | Vdes në shtëpinë e tij në Solt-Lejk-Siti të Jutës. |