Mësime të Presidentëve
Jeta dhe Shërbesa e Gordon B. Hinklit


Jeta dhe Shërbesa e Gordon B. Hinklit

Më 16 shkurt 1998 rreth 6.700 shenjtorë të ditëve të mëvonshme u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në Akra të Ganës. Ata erdhën që të mirëpritnin profetin e tyre, Presidentin Gordon B. Hinkli.1 Ai qëndroi përpara tyre, me një buzëqeshje në fytyrën e tij, dhe shpalli lajmin e pritur prej kohësh që një tempull do të ndërtohej në atdheun e tyre. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha se, kur Presidenti Hinkli e bëri këtë shpallje, njerëzit “u ngritën në këmbë e brohoritën, vajtuan e kërcyen, përqafuan njëri-tjetrin e derdhën lot”2. Vite më vonë, pasi tempulli ishte ndërtuar e përkushtuar, një grua, e cila ishte e pranishme atë ditë, solli ndërmend ndjenjat e gëzimit dhe shprehu se si tempulli e kishte bekuar atë:

“Ende kam një pamje të gjallë në mendjen time të vizitës së Profetit Gordon B. Hinkli në Ganë dhe të njoftimit të tij për një tempull në Mëmëdheun tonë. Emocioni në fytyrën e çdo njeriu, lumturia, britmat e gëzimit janë të gjitha ende të qarta në mendjen time. …

Sot, ngaqë e kemi një tempull në tokën tonë, unë jam martuar e vulosur me bashkëshortin tim për kohën dhe gjithë përjetësinë. Bekimi i të jetuarit me familjen time përtej kësaj vdekshmërie më jep shpresë të madhe teksa përpiqem të bëj gjithçka që mundem, që të jem me familjen time përgjithmonë.”3

Anembanë botës, Presidenti Hinkli i ndihmoi njerëzit ta gjenin këtë “shpresë të madhe” në përpjekjen për ta jetuar ungjillin e Jezu Krishtit. Siç ilustrohet nga ngjarja në Ganë, ai shpesh u shërbeu mijëra njerëzve në të njëjtën kohë. Ai gjithashtu iu afrua njerëzve një e nga një. Plaku Adnei Y. Komatsu, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi për ndjenjat e tij si president misioni kur Presidenti Hinkli e vizitoi misionin e tij:

“Asnjëherë në tri vitet e mia ai nuk më kritikoi, pavarësisht nga dobësitë e mia. … Dhe ajo më dha shtytje. … Sa herë që zbriste nga aeroplani, ai do të ma kapte dorën si të nxirrte ujë nga një pus me entuziazëm të madh. ‘Pra, Presidenti Komatsu, si po ia kalon? … Po bën punë të madhe.’ Më jepte kurajë në atë mënyrë … dhe, kur largohej, unë ndihesha se duhej të jepja 105 përqind, jo thjesht 100 përqind.”4

Njerëzit e ndien kurajën e dhënë nga Presidenti Hinkli jo vetëm për shkak të fjalëve të tij frymëzuese, por për shkak të mënyrës se si jetoi ai. Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, kujtoi:

“Ndërkohë që [Presidenti dhe Motra Hinkli po] shkonin nga një godinë kishtare drejt një aeroporti në Amerikën Qendrore, makina e tyre u përfshi në një aksident. Motra Nelson dhe unë po udhëtonim pas tyre dhe e pamë kur ndodhi. Një kamion [që ishte] i ngarkuar përsipër me shufra të pasiguruara metalike, iu afrua atyre te një kryqëzim. Për t’iu shmangur përplasjes, shoferi i tij e ndaloi papritur kamionin, duke i hedhur ato shufra hekuri si shtiza që e shpuan makinën e çiftit Hinkli. Dritaret u copëtuan; parakolpet dhe dyert u shtypën. Aksidenti mund të kishte qenë shumë i rëndë. Ndërkohë që xhami i thyer po hiqej nga veshjet dhe lëkura e tyre, Presidenti Hinkli tha: ‘Lëvduar qoftë Zoti për bekimin e Tij; tani le të vazhdojmë në një makinë tjetër’.”5

Kjo shpallje, e thënë vetvetiu në një çast vështirësie, është shembull tipik i jetës dhe shërbesës së Presidentit Hinkli si një dishepull i Jezu Krishtit. Ai ishte, sikurse vëzhgoi Plaku Holland, “gjithmonë i mbushur me besim në Perëndinë dhe tek e ardhmja”6.

Gordon B. Hinkli

Trashëgimia Familjare – Një Themel Besimi dhe Këmbënguljeje

Kur Gordon Bitner Hinkli u lind më 23 qershor 1910, ai ishte fëmija i parë i nënës së tij, por tetë vëllezër e motra më të mëdha në moshë e mirëpritën në familje. Babai i Gordonit, Brajënt Stringam Hinkli, ishte martuar me Ada Bitnerin pas vdekjes së bashkëshortes së tij të parë, Kristinës. Ada dhe Brajënti patën katër fëmijë të tjerë pas Gordonit dhe ata e rritën familjen e tyre të madhe me dashuri – dhe pa dallime të tilla si thjeshtër apo thjeshtra. Që nga ditët më të hershme, Gordoni mësoi ta çmonte pa masë familjen e tij.

Mbiemri i Gordonit dhe emri i tij i mesit ishin kujtues të trashëgimisë së tij fisnike. Paraardhësit e tij nga familja Hinkli përfshinë pelegrinë të hershëm në tokën që do të bëhej Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa prej tyre ishin dëbuar drejt asaj toke në vitet 1600 për shkak të bindjeve të tyre të krishtera. Të tjerë kishin qenë pasagjerë në vitin 1620 në anijen Meiflauër, një nga anijet e para që transportoi emigrantë nga Europa për në Amerikën Veriore. Më shumë se dy shekuj më vonë, gjyshi i Gordonit nga babai, Ajra Nataniel Hinkli, ishte njëri nga pionierët e hershëm shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Në vitin 1843, si një djalosh 14-vjeçar i mbetur jetim kohët e fundit, Ajra u bashkua me Kishën në Navu të Ilinoisit, pasi i dëgjoi të predikonin Jozef dhe Hajrëm Smithin. Stërgjyshja e Gordonit, Ana Bar Muser Bitner Stari, ishte gjithashtu një pioniere. Biri i saj, Brenemën Bar Bitneri, gjyshi i Gordonit nga nëna, më vonë kujtoi udhëtimin e tyre drejt Luginës së Solt-Lejkut në vitin 1849: “Unë [11 vjeç] drejtova një pendë qesh dhe një karrocë të ngarkuar rëndë përmes nxehtësisë dhe të ftohtit, përgjatë shkretëtirave, lumenjve dhe maleve drejt kësaj lugine”7.

Brajënt Hinkli shpesh i kujtoi fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij për trashëgiminë e tyre të pasur. Duke folur për udhëtimin e rrezikshëm të pelegrinëve të anijes Meiflauër dhe dimrin e gjatë, të hidhur që e hasën kur arritën në vendmbërritjen e tyre, ai njëherë tha: “Kur anija Meiflauër ishte gati të kthehej në pranverë, kishin mbijetuar vetëm 49 njerëz [prej 102 vetave]. Askush nuk u kthye më [në Angli]. Ky shpirt lindet në ju djema – shpirti i moskthimit kurrë pas.”8 Teksa Gordoni i qëndroi i vërtetë këtij parimi, ai pati mundësi për të mësuar, shërbyer dhe dëshmuar që kurrë nuk mund t’i kishte përfytyruar.

Fëmijëria – Të Mësuarit që të Ishte Optimist, i Zellshëm dhe Besnik

Si fëmijë i vogël, Gordon Hinkli nuk ishte individi energjik, trupfortë që njerëzit arritën ta njihnin në vitet e tij të mëvonshme. Ai ishte “një djalë shëndetlig, delikat”, i prekshëm nga sëmundjet.9 Kur Gordonin dyvjeçar “e zuri një rast i rëndë i kollës së mirë, … një doktor i tha Adës që i vetmi ilaç ishte ajri i pastër i fshatit. Brajënti u përgjigj duke blerë një fermë prej pesë hektarësh … dhe duke ndërtuar një shtëpi të vogël verore.”10 Ferma, e vendosur në një zonë të Luginës së Solt-Lejkut të quajtur Ist-Mill-Krik, ishte një bekim për të gjithë familjen, duke iu siguruar fëmijëve një vend për t’u endur, për të luajtur e për të mësuar mësime të vlefshme teksa punonin së bashku.

Ada dhe Brajënt Hinkli ishin prindër optimistë, të zellshëm, të cilët krijuan mundësi për fëmijët e tyre që të rriteshin dhe të kishin sukses. Ata mbajtën mbrëmje familjare sapo programi u paraqit në vitin 1915. Tregonin histori para gjumit, shpesh nga shkrimet e shenjta. Ata caktuan një dhomë në shtëpinë e tyre si bibliotekë ku fëmijët mund të lexonin libra të mirë. Ata frymëzuan disiplinë te fëmijët e tyre duke u dhënë kurajë dhe duke pritur më të mirën prej tyre.

Teksa Gordoni rritej, besimi i tij u shtua, i ushqyer nga ndikimi i vazhdueshëm i besimit të prindërve të tij. Më pas një ditë ai pati një përvojë që e ndihmoi të formonte themelin e dëshmisë së tij për Profetin Jozef Smith:

“Kur isha djalë dymbëdhjetëvjeçar, babai më mori në një mbledhje të priftërisë së kunjit në të cilin jetonim. U ula në radhën e fundit, ndërkohë që ai, si president i kunjit, u ul te podiumi. Në hapjen e asaj mbledhjeje, e para e atij lloji ku kisha marrë pjesë ndonjëherë, qëndronin tre ose katërqind burra. Ata ishin burra nga rrethana të ndryshme dhe shumë profesione, por secili kishte në zemrën e tij të njëjtën bindje, prej së cilës ata së bashku kënduan këto fjalë të madhërishme:

Lavdi burrit që me Jehovën foli!

Jezus’ e vajosi Shikues, Profet.

Bekuar të hap’ k’të kohë të fundit,

Mbret’rit e lëvdojn’, e nderojn’ kombet.

Diçka ndodhi brenda meje ndërkohë që i dëgjoja të këndonin ata burra të besimit. Atje erdhi në zemrën time djaloshare një dituri, e vendosur atje nga Shpirti i Shenjtë, se Jozef Smithi ishte me të vërtetë një profet i të Plotfuqishmit.”11

Gordon B. Hinkli i ri

Gordon B. Hinkli djalosh

Arsimimi i Vazhdueshëm dhe Kohët Sprovuese

Në fëmijërinë e tij të hershme, Gordonit nuk i pëlqente shkolla, duke parapëlqyer mjediset përjashta në vend të mureve dhe tavolinave të një klase. Megjithatë, teksa piqej, ai mësoi t’i vlerësonte librat, shkollat dhe bibliotekën në shtëpi, po aq shumë sa fushat ku kishte vrapuar këmbëzbathur si djalë i vogël. U diplomua nga shkolla e mesme në vitin 1928 dhe filloi studimet tek Universiteti i Jutës po atë vit.

Katër vitet e tij në universitet paraqitën sfida pothuajse mbisunduese. Në vitin 1929 aksioneve të bursës së Shteteve të Bashkuara iu ra vlera jashtëzakonisht dhe Depresioni i Madh u përhap përmes vendit dhe botës. Papunësia ishte rreth 35 përqind në Solt-Lejk-Siti, por Gordoni ishte me fat të kishte një punë si punëtor mirëmbajtjeje për të paguar për tarifën dhe mjetet e tij shkollore. Brajënti, i cili punonte si drejtori i Palestrës Deseret të Kishës, e pakësoi rrogën e vet me qëllim që punonjës të tjerë të mund të mbeteshin në punë.12

Këto shtrëngime financiare u mbuluan nga zbulimi që nëna e Gordonit kishte kancer. Ajo vdiq në vitin 1930 në moshën 50-vjeçare, kur Gordoni ishte 20 vjeç. Plagët që erdhën me vdekjen e nënës së tij, “ishin të thella dhe të dhimbshme”, tha Gordoni.13 Kjo sprovë vetjake, e ndërthurur me ndikimin e filozofive të botës dhe cinizmit të kohëve, e çuan atë drejt bërjes së pyetjeve të vështira. “Ishte një kohë e zhgënjimit të tmerrshëm”, kujton Gordoni, “dhe u ndie fuqishëm në kompleksin universitar. E ndjeva vetë një pjesë të saj. Fillova t’i vë në dyshim disa gjëra, përfshirë ndoshta në një shkallë të vogël besimin e prindërve të mi. Kjo nuk është e pazakontë për studentët universitarë, por atmosfera ishte veçanërisht e dhimbshme në atë kohë.”14

Pyetjet që po i lindnin Gordonit, edhe pse shqetësuese, nuk e lëkundën besimin e tij. “Kishte për mua një themel mbështetës të dashurisë që erdhi nga prindër të shkëlqyer dhe nga një familje e mirë, një peshkop i mrekullueshëm, mësues të përkushtuar e besnikë dhe nga shkrimet e shenjta që i lexoja dhe i përsiatja”, kujtoi ai. Duke folur për sfidat e atyre kohëve për të dhe njerëzit e tjerë të moshës së tij, ai tha: “Edhe pse në rininë tonë e kishim të vështirë t’i kuptonim shumë gjëra, kishte në zemrat tona diçka të një dashurie për Perëndinë dhe punën e Tij të madhërishme, që na mbarti përtej çfarëdo dyshimi e frike. Ne e donim Zotin dhe i donim miqtë tanë të mirë e të nderuar. Nga një dashuri e tillë ne morëm forcë të madhe.”15

Shërbimi Misionar dhe Kthimi Vetjak në Besim

Gordoni u diplomua në Universitetin e Jutës në qershor 1932 me degë kryesore gjuhën angleze dhe degë plotësuese gjuhët e lashta. Një vit më vonë ai u gjend në një udhëkryq. Mezi priste ta vazhdonte arsimimin e tij që të mund të bëhej gazetar. Edhe në mes të Depresionit, ai kishte mbledhur së bashku një llogari të paktë kursimesh për të mbështetur arsimimin e vet. Gjithashtu po mendonte rreth martesës. Ai dhe Marxhëri Pei, një e re që jetonte nga ana tjetër e rrugës, po e pëlqenin gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin.

Atëherë, pikërisht përpara ditëlindjes së tij të 23-të, Gordoni u takua me peshkopin e vet, Xhon C. Dankënin, i cili e pyeti nëse kishte menduar apo jo rreth shërbimit në një mision. Ky ishte “një sugjerim befasues” për Gordonin16, ngaqë pak të rinj po thirreshin në misione gjatë Depresionit. Familjet thjesht nuk i kishin burimet për t’i mbajtur ata.

Gordoni i tha Peshkopit Dankën se ai do të shërbente, por shqetësohej se si familja e tij do t’ia dilte mbanë financiarisht. Shqetësimi i tij u rrit kur mësoi se kishte falimentuar banka që mbante llogarinë e tij të kursimeve. “Prapëseprapë”, tha ai, “më kujtohet babai im duke thënë: ‘Ne vërtet do të bëjmë gjithçka mundemi që të kujdesemi që nevojat e tua të plotësohen’ dhe ai dhe vëllai im u zotuan të më ndihmonin deri në fund të misionit tim. Ishte në atë kohë që zbuluam një llogari të vogël kursimesh që e kishte lënë nëna ime – kusuri i mbetur nga blerjet e ushqimeve dhe blerje të tjera të saj. Me atë pak ndihmë të shtuar, u duk se mund të shkoja në misionin tim.” Ai i konsideroi monedhat e nënës së tij të ishin të shenjta. “I ruajta ato me nder”, tha ai.17 Ai u thirr të shërbente në Misionin Europian.

Duke e ndier që biri i tij ende po ndihej i shqetësuar, Brajënt Hinkli përgatiti një kujtues të thjeshtë për burimin e vërtetë të forcës. “Kur shkova për në mision”, tha më vonë Gordoni, “babai im i mirë më dha një fletushkë në të cilën ishin shkruar gjashtë fjalë … : ‘Mos ki frikë, vetëm ki besim’ (Marku 5:36).”18 Këto fjalë do ta frymëzonin Plakun Gordon B. Hinkli të shërbente një mision besnik, nderues, veçanërisht kur ato u ndërthurën me pesë fjalë të tjera nga pena e babait të tij disa javë më pas.

Pesë fjalët shtesë erdhën në një kohë shkurajimi të rëndë, i cili kishte filluar më 29 qershor 1933, ditën e parë të Plakut Hinkli në Preston të Anglisë. Kur mbërriti në apartamentin e tij, shoqëruesi i tij i tha se do të flisnin në sheshin e qytetit atë mbrëmje. “Unë nuk jam burri që duhet për të shkuar me ty”, u përgjigj Plaku Hinkli, vetëm që ta gjente veten e tij duke kënduar e duke folur nga një podium disa orë më vonë, duke qëndruar përpara një turme shikuesish të painteresuar.19

Plaku Hinkli zbuloi se shumë njerëz nuk ishin të gatshëm ta dëgjonin mesazhin e ungjillit të rivendosur. Varfëria, e krijuar nga depresioni mbarëbotëror financiar, dukej se i kishte përshkuar shpirtrat e njerëzve, të cilët e shtynin në vagonat e tramvajeve, dhe ai nuk kishte shumë dëshirë t’u afrohej atyre. Veç kësaj, ndihej i mjeruar fizikisht. Ai solli ndërmend: “Në Angli bari pjalmohet dhe kthehet në fara në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, që është pikërisht koha kur mbërrita unë”20. Kjo i shkaktoi atij alergjitë, që e bënë gjithçka të dukej edhe më keq. E merrte malli për familjen e tij. E merrte malli për Marxhërinë. E merrte malli për gjithçka që e njihte në atdheun e tij. Puna ishte irrituese. Ai dhe bashkëmisionarët e tij kishin fare pak mundësi për t’u dhënë mësim kërkuesve, edhe pse ata dhanë mësime dhe folën në degët e vogla çdo të diel.

Duke e ndier që po harxhonte më kot kohën e vet dhe paratë e familjes së tij, Plaku Hinkli i shkroi një letër të atit, duke i shpjeguar gjendjen e tij të palumtur. Brajënt Hinkli i ktheu përgjigje me këshillën që biri i tij do ta ndiqte gjatë gjithë jetës së vet. “I dashur Gordon”, shkroi ai, “e kam letrën tënde të kohëve të fundit. Kam vetëm një sugjerim.” Dhe më pas ato pesë fjalë që u shtuan peshë gjashtë fjalëve që kishte shkruar më parë: “Harroje vetveten dhe përvishju punës”21. Kjo këshillë i solli ndërmend një fragment të shkrimit të shenjtë që Plaku Hinkli e kishte lexuar me shokun e tij më herët atë ditë: “Sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë” (Marku 8:35).

Me letrën e babait në duar, Plaku Hinkli i ri ra në gjunjë dhe bëri një betim që do t’ia jepte vetveten Zotit. Efekti ishte pothuajse i menjëhershëm. “E tërë bota ndryshoi”, tha ai. “Mjegulla u largua. Dielli filloi të shkëlqejë në jetën time. Pata një interesim të ri. Pashë bukurinë e kësaj toke. Pashë madhështinë e njerëzve. Fillova të ndihem si të isha në shtëpi në këtë vend të mrekullueshëm.”22

Plaku Gordon B. Hinkli

Plaku Gordon B. Hinkli si një misionar kohëplotë, duke predikuar në Parkun Hajd në Londër

Duke i kujtuar ato ditë, Gordoni shpjegoi se ai mori ndihmë edhe nga nëna e tij. E ndiente praninë e saj ngushëlluese, veçanërisht gjatë kohëve të errëta dhe shkurajuese. “U përpoqa atëherë, sikurse jam përpjekur që nga ajo kohë, ta drejtoja jetën time dhe ta kryeja detyrën time në një mënyrë të tillë që t’i sjell nder emrit të saj”, tha ai. “Mendimi që të jetoja nën nivelin që priste nëna ime, ka qenë i dhimbshëm dhe më ka krijuar një disiplinë që përndryshe mund të kishte munguar.”23

Ai u bë një misionar plot qëllim dhe zell. Dokumentet nga tetë muajt e parë të misionit të tij tregojnë se, edhe pse ai nuk pagëzoi asnjë njeri, ai shpërndau 8.785 pamflete, harxhoi më shumë se 440 orë me anëtarët, frekuentoi 191 mbledhje, pati 220 bashkëbisedime për ungjillin dhe konfirmoi një njeri.24

Në mars të vitit 1934, Plaku Hinkli u transferua nga Prestoni për në Londër që të punonte si ndihmës i Plakut Xhozef F. Merill, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili kryesonte mbi Misionet Britanike dhe Europiane.25 Ai e kaloi pjesën e mbetur të misionit atje, duke punuar në zyrë gjatë ditës dhe duke dhënë mësim ungjillin gjatë mbrëmjeve. Pagëzimet e të kthyerve në besim ishin të pakta, por në zemrën e birit të Brajënt dhe Ada Hinklit, shkëndija e kthimit në besim u bë një flakë e qëndrueshme.

Një Mundësi e Re për t’i Shërbyer Zotit

Kur Gordoni u kthye nga misioni, ai tha: “Nuk dua më kurrë të udhëtoj përsëri. Kam udhëtuar aq larg sa do të dua të udhëtoj ndonjëherë.”26 Ai dhe dy shoqëruesit misionarë kishin udhëtuar nëpër Europë dhe Shtetet e Bashkuara në udhën duke u kthyer për në shtëpi, një praktikë e zakonshme në ato kohë, dhe ai ishte i lodhur. Kur familja e tij shkoi për pushime pak kohë pas kthimit të tij, ai qëndroi në shtëpi. Pavarësisht nga rraskapitja e tij, ai gjente njëfarë kënaqësie teksa mendonte për udhëtimet e tij: e ndiente se e kishte parë përmbushjen e një pjese të bekimet të tij patriarkal. Shumë vite më vonë ai tha:

“E mora një bekim patriarkal kur isha djalë i ri. Në atë bekim thuhej që unë do ta ngrija zërin tim në dëshmi për të vërtetën në kombet e tokës. Kisha punuar në Londër për një kohë të gjatë dhe e kisha dhënë dëshminë time shumë herë atje. Ne [shkuam në Amsterdam] dhe pata mundësi në një mbledhje të thoja pak fjalë dhe të ofroja dëshminë time. Më pas shkuam në Berlin, ku pata një mundësi të ngjashme. Më pas shkuam në Paris, ku pata një mundësi të ngjashme. Më pas shkuam në Shtetet e Bashkuara, në Uashington D.K. dhe një të diel atje pata një mundësi të ngjashme. Kur mbërrita në shtëpi, isha i lodhur. … Thashë: ‘… E kam plotësuar [atë] fazë të bekimit tim. E kam ngritur zërin tim në kryeqytetet e mëdha të botës. …’ Dhe vërtet u ndjeva në atë mënyrë.”27

Përpara se Gordoni të mund ta konsideronte misionin e tij të përfunduar, ai duhej të plotësonte edhe një detyrë. Plaku Xhozef F. Merill i kishte kërkuar atij që të bënte një takim me Presidencën e Parë të Kishës për të raportuar mbi nevojat e Misioneve Britanike dhe Europiane. Në mëngjesin e 20 gushtit 1935, më pak se një muaj pas kthimit në shtëpi, Gordoni u shoqërua të hynte në dhomën e këshillit në Ndërtesën e Administrimit të Kishës. Duke i dhënë dorën secilit anëtar të Presidencës së Parë – Presidentëve Hibër J. Grant, J. Ruben Klark i Riu dhe Dejvid O. Mek-Kei – ai papritur u pushtua me emocion për detyrën që i ishte dhënë. Presidenti Grant tha: “Vëllai Hinkli, do të të japim pesëmbëdhjetë minuta për të na treguar se çfarë do Plaku Merill që ne ta dëgjojmë”28.

Për 15 minutat pasuese, misionari i sapokthyer paraqiti shqetësimin e Plakut Merrill – që misionarët kishin nevojë për materiale të shtypura më mirë që t’i ndihmonin në punën e tyre. Në përgjigje, Presidenti Grant dhe këshilltarët e tij bënë pyetje pas pyetjeje dhe mbledhja u zgjat një orë më shumë nga ç’ishte planifikuar.

Në udhën për në shtëpi nga mbledhja, Gordoni nuk mund të kishte hamendësuar se si ato 75 minuta do ta ndikonin jetën e tij. Dy ditë më vonë ai mori një telefonatë nga Presidenti Mek-Kei që i ofroi atij një punë si sekretari ekzekutiv i Komitetit të sapoformuar të Kishës për Radion, Botimet dhe Literaturën e Misioneve. Ky komitet, i përbërë nga gjashtë anëtarë të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, do të punonte që t’u përgjigjej nevojave që Gordoni i kishte përvijuar në mbledhjen e tij me Presidencën e Parë.29

Gordon B. Hinkli

Gordon B. Hinkli si punonjës i Komitetit të Kishës për Radion, Botimet dhe Literaturën e Misioneve

Edhe një herë, Gordoni i vuri mënjanë planet e tij për shkollën pasuniversitare dhe një karrierë si gazetar. Ai shkoi që të punonte në zhvillimin e materialeve për programet në radio dhe xhirimet e pamjeve filmike, në shkrimin e broshurave për misionarët, zhvillimin e marrëdhënieve profesionale me pionierët e medias dhe kërkimin e shkrimin rreth historisë së Kishës. Ai luajti rol në mesazhet e hartuara që të ndërtonin besimin e anëtarëve të Kishës dhe të lidheshin me njerëz jashtë Kishës. Një shok njëherë i dërgoi atij një letër duke e përgëzuar për një tekst në radio dhe e pyeti se si e kishte zhvilluar një dhunti të tillë për të shkruarin dhe të folurin. Gordoni u përgjigj:

“Nëse kam ndonjë talent për të shkruarin ose të folurin, unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës Atit tim në Qiell. Mendoj se shumë pak prej tij është një aftësi e lindur; përkundrazi, çfarëdo fuqie që mund të kem, ka ardhur nëpërmjet mundësive që më janë hapur mua.”30

Puna e Gordonit me komitetin i mprehu aftësitë e tij si shkrimtar. Gjithashtu ofroi një mundësi të vlefshme për të mësuar prej apostujve dhe profetëve. Teksa Gordoni i pa të gjashtë anëtarët e Të Dymbëdhjetëve të peshonin vendime dhe ta mësonin njëri-tjetrin, ai e kuptoi më mirë thirrjen e shenjtë të këtyre burrave të ndryshëm dhe procesin zbulues që ndodhte kur ata këshilloheshin së bashku.

Plaku Stefën L. Riçards, i cili më vonë shërbeu si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, ishte kryetari i komitetit. Gordoni e përshkroi atë si “plot mendim, qëllim, përkujdesje dhe urtësi. Ai kurrë nuk nxitoi të vepronte, por vështroi me kujdes përpara se të vazhdonte. Mësova se është më mirë të veprosh me kujdes në këtë punë, sepse çfarëdo vendimi që e merrni, ka shtrirje dhe ndikime më të gjera në jetën e shumë njerëzve.”31

Pesë anëtarët e tjerë të komitetit ishin Pleqtë Melvin J. Ballard, Xhon A. Uidso, Çarls A. Kallis, Alonso A. Hinkli (xhaxhai i Gordonit) dhe Albert E. Bouen. Për sa u përket atyre, Gordoni tha:

“Unë punova jashtëzakonisht mirë me ata burra të mëdhenj, të cilët ishin shumë dashamirës ndaj meje. Por mësova se ata ishin njerëz. Ata kishin dobësi dhe probleme, por kjo nuk më shqetësonte. Në fakt, e rriti vlerësimin tim rreth tyre ngaqë pashë të ngrihej mbi vdekshmërinë e tyre një element i hyjnueshmërisë, ose në më të paktën një element i përkushtimit ndaj një kauze të jashtëzakonshme që vinte e para në jetën e tyre. Pashë frymëzimin që ishte duke vepruar në jetën e tyre. Nuk kisha dyshim lidhur me thirrjet e tyre profetike apo për faktin që Zoti fliste dhe vepronte nëpërmjet tyre. Pashë anën e tyre njerëzore, të metat e tyre – dhe ata të gjithë kishin disa. Por gjithashtu pashë forcën e madhe mbizotëruese të besimit dhe dashurisë së tyre për Zotin dhe besnikërinë e tyre absolute për punën dhe për besimin që u vendos tek ata.”32

Martesa, Familja dhe Shërbimi në Kishë

Sigurisht, Gordoni nuk mendonte vetëm rreth punës. Shoqërimi si çift me Marxhëri Pein vazhdoi kur ai u kthye nga Anglia. Largimi i tij kishte qenë po aq i vështirë për Marxhërinë, sa kishte qenë për të. “Po aq sa isha e emocionuar për të që të shërbente në mision”, tha Marxhëria më vonë, “unë kurrë nuk do ta harroj ndjenjën e zbrazëtisë dhe vetmisë që ndjeva kur ai tren u largua nga stacioni.”33

Në vjeshtën e vitit 1929, katër vjet përpara se Gordoni të largohej për në Angli, Marxhëria ishte regjistruar për kurse në Universitetin e Jutës, vetëm që të mësonte se babai i saj e kishte humbur punën e tij për shkak të Depresionit të Madh. Ajo menjëherë u largua nga kurset dhe gjeti një punë si sekretare për të ndihmuar në mbajtjen e prindërve dhe pesë motrave e vëllezërve të saj me të vegjël – një përpjekje që vazhdoi pasi Gordoni u kthye nga misioni i tij në vitin 1935. Ajo nuk e pati më kurrë mundësinë për të fituar një arsimim të mirëfilltë, por ishte e vendosur që të vazhdonte të mësonte kështu që e arsimoi veten duke lexuar.

Prirja e gëzueshme, etika e punës dhe zotimi i thellë i Marxhërisë ndaj ungjillit e bënë Gordonin ta donte atë dhe asaj i lanë mbresë mirësia dhe besimi i tij. “Teksa u afruam më pranë martesës”, tha ajo, “u ndjeva tërësisht vetëbesuese se Gordoni më donte. Por gjithashtu e dija disi që kurrë nuk do të isha e para për të. E dija që do të isha e dyta në jetën e tij dhe që Zoti do të ishte i pari. Dhe kjo ishte në rregull.” Ajo vazhdoi: “Më dukej se, në qoftë se e kupton ungjillin dhe qëllimin e të qenit tonë këtu, do të doje një bashkëshort që e vinte Zotin të parin. U ndjeva e sigurt të dija se ai ishte një lloj i tillë burri.”34

Gordoni dhe Marxhëria u martuan në Tempullin e Solt-Lejkut më 29 prill 1937 dhe u vendosën në shtëpinë verore të familjes Hinkli në Ist-Mill-Krik. Ata instaluan një furrë, bënë disa përmirësime të nevojshme për të jetuar gjatë gjithë vitit, u kujdesën për pemishtet e kopshtet dhe filluan të ndërtonin vetë shtëpinë e tyre në një pjesë fqinje të pronës. Dhe kështu zona rurale që Gordoni e kishte dashur gjatë stinëve të verës në fëmijërinë e tij, u bë vendi ku ai dhe Marxhëria do ta ngrinin shtëpinë e tyre dhe do t’i rritnin fëmijët e tyre – Kathlinën, Riçardin, Virxhinian, Klarkun dhe Xhejnin.

Marxhëri Pei

Marxhëri Pei

Gordoni dhe Marxhëria ngritën një shtëpi të dashurisë, respektit reciprok, punës së shumtë dhe të jetuarit të ungjillit. Lutja e përditshme familjare siguroi një dritare për fëmijët që të shihnin besimin dhe dashurinë e prindërve të tyre. Teksa familja lutej së bashku, fëmijët gjithashtu e ndienin afërsinë e Atit të tyre në Qiell.

Shtëpia e familjes Hinkli ishte një vend me pak rregulla, por me pritshmëri të mëdha. Marxhëria foli rreth gjërave për të cilat nuk ia vlente të ndesheshin. Duke përshkruar një metodë prindërimi që e përdori bashkë me bashkëshortin e saj, ajo tha: “Mësova që më nevojitej të kisha besim te fëmijët e mi, prandaj u përpoqa që kurrë të mos thoja jo, në qoftë se ndoshta mund të thoja po. Kur po rritnim një familje, ishte një çështje e të dalit mbanë të çdo dite dhe e të pasurit të njëfarë hareje përgjatë udhës. Teksa mund ta shihja që nuk isha në gjendje t’i merrja të gjitha vendimet e fëmijëve të mi gjithsesi, unë u përpoqa të mos shqetësohesha për çdo gjë të vogël.”35 Si rrjedhojë e mirëbesimit të prindërve të tyre, fëmijët u ndien të respektuar dhe fituan përvojë e vetëbesim. Dhe kur përgjigjja ishte jo, fëmijët e kuptuan që ajo nuk ishte një kufizim i paarsyeshëm.

Shtëpia e familjes Hinkli ishte gjithashtu plot të qeshura. Njëherë Marxhëria tha: “E vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë jetës është të qeshësh gjatë gjithë problemeve të saj. Ose duhet të qeshësh ose të qash. Unë parapëlqej të qesh. E qara më sjell dhembje koke.”36 Me prindër që mund të qeshnin me veten dhe gjenin humor në jetën e përditshme, fëmijët e panë shtëpinë e tyre si një strehim të këndshëm.

Shërbimi në Kishë ishte gjithmonë pjesë e jetës për Gordonin dhe Marxhërinë. Gordoni shërbeu si kryeinspektor i kunjit për Shkollën e së Dielës dhe më pas u thirr në bordin e përgjithshëm të Shkollës të së Dielës, ku ai shërbeu për nëntë vjet. Më vonë ai shërbeu si këshilltar në një presidencë kunji dhe si president kunji, ndërkohë që Marxhëria shërbeu në Fillore, tek Të Rejat dhe në Shoqatën e Ndihmës. Fëmijët e tyre e dëshmuan shërbimin në Kishë si një privilegj të gëzueshëm – një model që secili do ta ndiqte në vitet e tyre si të rritur.

Përgatitja nëpërmjet Përpjekjeve Profesionale

Gjatë gjashtë viteve të parë të martesës së Marxhërisë dhe Gordonit, Gordoni vazhdoi të punonte me Komitetin e Kishës për Radion, Botimet dhe Literaturën e Misioneve. Ai ishte i përkushtuar në punën e tij dhe projektet e afatet shpesh e çuan deri në skajin e aftësive dhe të përvojës së tij – dhe më tej. Në një letër drejtuar një shoku, ai shkroi:

“Shumë për të bërë. Puna e këtij komiteti me një emër të gjatë po bëhet gjithnjë e më e zgjeruar, më e ndërlikuar dhe më interesante. …

… Radioja, filmat dhe literatura e llojeve të ndryshme … shërbejnë që të më mbajnë duke u lutur, të përulur, të zënë me detyra dhe në punë për orë të gjata. … Të gjitha këto kanë shërbyer që të më bëjnë disi më të varur te syzet, … disi më të kërrusur, disi më të qetë dhe disi më të mbushur me mrekulli se ku çon e gjithë kjo.”37

Në fillim të viteve 1940, Lufta II Botërore solli ndryshim në punësim për Gordonin. Puna kohëplotë misionare ngeli dukshëm në vend për shkak të luftës, kështu që puna e tij për sigurimin e materialeve misionare u bë më pak kërkuese. Duke ndier përgjegjësi që të ndihmonte për përpjekjen e luftës, ai bëri kërkesë për në shkollën e kandidatëve për oficerë në Flotën Detare të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, nuk u kualifikua për shkak të historisë së tij me alergjitë. “U dëshpërova për shkak të mospranimit”, pohoi ai më vonë. “Lufta vazhdonte dhe çdokush po bënte diçka për të ndihmuar. E ndjeva se duhej të merrja pjesë në njëfarë mënyre.”38 Kjo dëshirë e çoi të bënte kërkesë për një punë si ndihmës i kryeinspektorit për Hekurudhën Denver dhe Rio-Grande. Ngaqë trenat ishin shumë të rëndësishëm në lëvizjen e trupave dhe të furnizimeve për luftën, Gordoni ndjeu se kjo punë do ta ndihmonte që t’i shërbente atdheut të tij. Kompania e pranoi atë në punë në vitin 1943 dhe ai punoi në stacionin e tyre në Solt-Lejk-Siti derisa ai dhe familja e tij u transferuan në Denver të Kolorados në vitin 1944.

Mbikëqyrësve në hekurudhë iu la mbresë puna e Gordonit dhe, kur lufta mbaroi në vitin 1945, ata i ofruan atij një pozitë të përhershme me një të ardhme profesionale në dukje të shkëlqyer. Në të njëjtën kohë, Plaku Stefën L. Riçërds e thirri dhe i kërkoi Gordonit të kthehej sërish në punësim kohëplotë për Kishën. Edhe pse hekurudha mund të ofronte një rrogë mjaft më të lartë sesa Kisha, Gordoni ndoqi zemrën e tij dhe u kthye në Solt-Lejk-Siti.39

Gordon B. Hinkli

Gordon B. Hinkli, 1951

Punësimi i Gordonit në zyrat qendrore të Kishës shpejt u zgjerua përtej përgjegjësive të tij më të hershme. Në vitin 1951 ai u caktua si sekretari ekzekutiv i Komitetit të Përgjithshëm të Misionarëve të Kishës dhe u ngarkua me mbikëqyrjen e veprimeve të përditshme të Sektorit të sapoformuar të Misionarëve. Ky sektor mbikëqyri gjithçka që kishte të bënte me shpërndarjen e ungjillit, përfshirë prodhimin, përkthimin dhe shpërndarjen e materialeve të përdorura nga misionarët; trajnimin e misionarëve dhe të presidentëve të misioneve; dhe mjetet e marrëdhënieve me publikun, të përdorura për të ndërtuar ura lidhëse dhe për të shpërbërë mitet rreth Kishës.40

Në vjeshtën e vitit 1953, Presidenti Dejvid O. Mek-Kei e thirri Gordonin në zyrën e tij dhe i kërkoi të merrte parasysh një pyetje që nuk lidhej drejtpërsëdrejti me detyrat e Sektorit të Misionarëve. “Vëllai Hinkli”, filloi ai, “siç e di, ne po ndërtojmë një tempull në Zvicër dhe do të jetë i ndryshëm nga tempujt tanë të tjerë në faktin që duhet t’u shërbejë anëtarëve që flasin shumë gjuhë. Dua që ti të gjesh një mënyrë për t’i paraqitur udhëzimet e tempullit në gjuhët e ndryshme të Europës, ndërkohë që përdoret një numër minimal i punonjësve të tempullit.”41

Presidenti Mek-Kei siguroi një vend ku Gordoni mund të kërkonte frymëzim dhe t’u largohej kërkesave të punës së ngarkuar atij në Sektorin e Misionarëve. Në mbrëmjet gjatë ditëve të javës, në të shtunat dhe disa të diela, Gordoni punoi në një dhomë të vogël në katin e pestë të Tempullit të Solt-Lejkut. Në shumë mëngjese të së dielës, Presidenti Mek-Kei bashkohej me të për të diskutuar ide, për të parë më nga afër paraqitjen e ordinancës së dhurimit [indaumentit] dhe për t’u lutur për drejtim.

Pas përsiatjes, lutjes dhe të kërkuarit të zbulesës, Gordoni rekomandoi që paraqitja e dhurimit [indaumentit] të vihej në një film, me fjalët e atij udhëzimi të shenjtë të përkthyera me titra në disa gjuhë. Presidenti Mek-Kei dhe të tjerët e miratuan rekomandimin e tij dhe e caktuan që ai ta mbikëqyrte prodhimin e filmit. Gordoni punoi me një ekip profesionistësh të talentuar dhe besnikë, të cilët e mbaruan projektin në shtator të vitit 1955. Më pas ai vetë i çoi filmat në Tempullin e Bernës në Zvicër dhe mbikëqyri përgatitjet teknike për sesionet fillestare të dhurimit [indaumentit].42

Gordoni u prek kur pa se puna e tij u solli gëzim shenjtorëve në Europë: “Teksa i pashë ata njerëz të mblidheshin nga dhjetë kombe për të marrë pjesë në ordinancat e tempullit; teksa pashë njerëz të moshuar nga përtej Perdes së Hekurt, të cilët i kishin humbur familjet e tyre në luftërat që ishin derdhur mbi ta, dhe dëshmova shprehjet e gëzimit dhe lotët e kënaqësisë që erdhën nga zemrat e tyre si rrjedhojë e mundësive që iu ishin dhënë atyre; teksa pashë bashkëshortë e bashkëshorte të reja me familjet e tyre – me fëmijët e tyre të shndritshëm dhe të bukur – dhe i pashë ato familje të bashkoheshin në një lidhje të përjetshme, unë e dija me siguri madje përtej asaj që e kisha ditur përpara, se [Presidenti Mek-Kei] u frymëzua dhe u drejtua nga Zoti për t’i sjellë këto bekime të paçmuara në jetën e atyre burrave e grave të besimit, të mbledhur nga kombet e Europës.”43

Njëzet vjet kishin kaluar që nga koha kur Gordoni ishte kthyer prej misionit të tij dhe ai nuk e kishte përmbushur ëndrrën e tij për të marrë një diplomë pasuniversitare dhe për t’u bërë gazetar. Në vend të kësaj, ai kishte mësuar të përdorte teknologjinë e re për ta shpërndarë fjalën e Perëndisë, kishte zhvilluar marrëdhënie të dobishme me njerëz të feve të tjera, kishte studiuar e shkruar vepra për historinë e Kishës dhe kishte ndihmuar të përgatitej mënyra për mijëra shenjtorë të ditëve të mëvonshme që të merrnin bekimet e tempullit. Këto përvoja do të shërbenin si një themel për shërbimin që do të jepte ai gjatë pjesës tjetër të jetës së vet.

Shërbimi si Ndihmës i Të Dymbëdhjetëve

Të shtunën, më 5 prill 1958, djali i Gordonit dhe Marxhërisë, Riçardi, iu përgjigj një telefonate. Telefonuesi nuk e paraqiti veten, por Riçardi e dalloi zërin e Presidentit Dejvid O. Mek-Kei dhe nxitoi të lajmëronte të atin. Pasi foli shkurtimisht me Presidentin Mek-Kei, Gordoni bëri dush me të shpejtë, ndërroi rrobat dhe shkoi me makinë drejt zyrës së Presidentit të Kishës. Ngaqë kishte marrë detyra të caktuara nga Presidenti Mek-Kei më përpara, ai priste që t’i kërkohej të ndihmonte për diçka në përgatitje për sesionin e përgjithshëm të konferencës të nesërmen. Ai u befasua të mësonte se Presidenti Mek-Kei kishte diçka tjetër në mendje. Pas një përshëndetjeje miqësore, Presidenti Mek-Kei i kërkoi Gordonit të shërbente si Ndihmës i Të Dymbëdhjetëve. Vëllezërit që shërbenin në këtë detyrë, e cila u ndërpre në vitin 1976, ishin Autoritete të Përgjithshme të Kishës. Gordoni po shërbente si president i Kunjit të Ist-Mill-Krikut kur Presidenti Mek-Kei ia drejtoi këtë thirrje.

Të nesërmen, Plaku Gordon B. Hinkli mori një votë mbështetjeje në konferencën e përgjithshme. Edhe pse ai e pranoi në bisedën e tij të parë në konferencë se ishte “i pushtuar nga një ndjenjë e papërshtatshmërisë”, ai e përqafoi përgjegjësinë e tij të re me besimin dhe fuqinë karakteristike.44

Një detyrë kryesore që i erdhi Plakut Hinkli si Ndihmës i Të Dymbëdhjetëve, ishte që të mbikëqyrte punën e Kishës në të gjithë Azinë. Ai dinte pak rreth njerëzve atje dhe nuk e fliste asnjë prej gjuhëve të tyre, por shpejt arriti t’i donte ata dhe ata arritën ta donin atë. Kenxhi Tanaka, një shenjtor japonez i ditëve të mëvonshme, tregoi për mbledhjen e parë të Plakut Hinkli në Japoni: “Entuziazmi i Plakut Hinkli mund të shihej në sytë e tij shkëlqyes. Fjala e tij e parë për ne ishte Subarashii! [‘E mrekullueshme!’] Atmosfera e asaj mbledhjeje ndryshoi nga e ngurtë dhe zyrtare, në miqësi e afërsi ndaj tij dhe mbizotëroi një ndjenjë e ngrohtë.”45

Kjo ishte ndjenja që e shpërndau kudo që shkoi në Azi. Ai i ndihmoi njerëzit të shihnin se, me besim në Zotin, ata mund të përmbushnin gjëra të mëdha dhe ta ndihmonin Kishën të rritej në mëmëdhetë e tyre. Ai gjithashtu qëndroi pranë misionarëve kohëplotë, duke e ditur që zellshmëria e tyre do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë mbi njerëzit të cilëve u shërbenin.

Një Dëshmitar i Veçantë i Emrit të Krishtit

Një telefonatë tjetër jetëndryshuese erdhi një të shtunë tjetër – më 30 shtator 1961. Këtë herë ishte Marxhëria që dëgjoi zërin e mirënjohur të Presidentit Mek-Kei në telefon. Përsëri Gordon B. Hinkli nxitoi drejt zyrës së Presidentit të Kishës. Përsëri u habit dhe u pushtua nga emocioni kur mësoi arsyen për takimin. Kur mbërriti, Presidenti Mek-Kei i tha atij: “Kam ndier që të të emëroj ty për të plotësuar vendin bosh në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe ne dëshirojmë të të mbështetim sot në konferencë”46. Përsëri Plaku Hinkli eci përpara me besim dhe entuziazëm, pavarësisht nga ndjenjat e papërshtatshmërisë.

Si Apostull, Plaku Hinkli mori përgjegjësi shtesë. Ai u takua herë pas here me udhëheqës qeveritarë dhe autoritete të tjera drejtuese. Atij iu kërkua shpesh të fliste publikisht për Kishën që t’iu drejtohej kritikave dhe trazirës kulturore në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte në pararojën e përpjekjeve për t’i forcuar aftësitë transmetuese të Kishës dhe për ta përdorur teknologjinë që të shpërndahej ungjilli anembanë botës. Edhe me këto role të zgjeruara, ai kurrë nuk e humbi këndvështrimin e përgjegjësisë së tij për të forcuar besimin e individëve dhe të familjeve. Qoftë kur i fliste një njeriu apo dhjetëmijë njerëzve, prekja e tij ishte vetjake, një prekje që u bë karakteristika dalluese e shërbesës së tij: t’i sillte njerëzit, një e nga një, te Krishti.

Plaku Hinkli vazhdoi të mbikëqyrte punën në Azi për shtatë vitet pasuese dhe gëzohej të shihte rritjen shpirtërore të miqve të tij atje. Ai vëzhgoi: “Është një përvojë frymëzuese … të dëshmosh mënyrën sipas së cilës Zoti po krijon tapicerinë e planit të tij madhështor në ato … pjesë të tokës”47.

Teksa caktimet ndryshuan në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve, Plaku Hinkli pati mundësi të shërbente në pjesë të tjera të botës. Kudo që shkoi, ai tregoi interesim për individin. Në vitin 1970, kur po mbikëqyrte punën e Kishës në Amerikën e Jugut, ai udhëtoi për në Kili pasi kishte kryesuar mbi një konferencë kunji në Peru. Dy ditë pasi mbërriti në Kili, mësoi se një tërmet shkatërrues e kishte goditur Perunë dhe që katër misionarë nuk gjendeshin. Menjëherë bëri plane për t’u kthyer në Peru edhe pse kjo do ta vononte kthimin e tij në shtëpi. “Unë nuk mund të kthehem në shtëpi me ndërgjegje të pastër, ndërkohë që ka misionarë që nuk gjenden”, tha ai.48

Mbërriti në Lima të Perusë të nesërmen në mëngjes. Kur misionarët e humbur gjetën një operator me një radio amatore, ata ishin në gjendje të telefononin në Lima dhe Plaku Hinkli foli me ta. Misionarët ishin në një dhomë të vogël, të mbushur me të mbijetuar të tjerë dhe bashkëbisedimet e tyre transmetoheshin me anë të një altoparlanti. “Teksa zëri i Plakut Hinkli u dëgjua nëpërmjet një altoparlanti në atë dhomë të mbushur plot me njerëz duke bërtitur që të flisnin në radio, një heshtje e menjëhershme ra përmes dhomës. Edhe pse ai po fliste në anglisht dhe këta njerëz të gjithë flisnin spanjisht, ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin me pëshpërima dhe pyetën: ‘Kush është ai burrë?’ Pati një ndjesi, edhe pse në mes të rrëmujës, që ai zë nuk i përkiste një burri të zakonshëm.”49

Gjatë dy viteve të tij të para të mbikëqyrjes së Kishës në Amerikën e Jugut, Plaku Hinkli vizitoi çdo mision; krijoi misione të reja në Kolumbi dhe Ekuador; ndihmoi që të krijoheshin kunje të reja në Lima të Perusë dhe në San-Paolo të Brazilit; dhe ndihmoi të zgjidheshin pengesat për vizat e misionarëve të thirrur për të shërbyer në Argjentinë. Ai ishte duke bërë akoma më shumë kur, në maj të vitit 1971, u caktua të mbikëqyrte tetë misione në Europë.50

Plaku Hinkli shpesh e ndjente lodhjen e programit të tij të pambarueshëm. Ai ishte gjithmonë i lumtur të kthehej në shtëpi dhe të kalonte kohë me Marxhërinë dhe fëmijët. Megjithatë, Marxhëria mund ta shihte se, kur ishte larg nga puna për shumë kohë, ai nuk gjente prehje. Thirrja e tij si Apostull – njëri nga “dëshmitarët e veçantë të emrit të Krishtit në gjithë botën” (DeB 107:23) – nuk ishte kurrë larg prej mendjes së tij.

Përgjegjësitë e Rëndësishme si Këshilltar në Presidencën e Parë

Më 15 korrik 1981, pas shërbimit në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve për gati 20 vjet, Plaku Hinkli mori një thirrje tjetër habitëse. Presidenti Spenser W. Kimball, në atë kohë Presidenti i Kishës, i kërkoi atij të shërbente si këshilltar në Presidencën e Parë, duke iu shtuar Presidentëve N. Eldon Taner dhe Marion G. Romni. Ky ishte një largim i pazakontë, por jo i pashembullt, nga modeli i pasjes së dy këshilltarëve. Presidenti Kimball dhe këshilltarët e tij nuk ishin mirë fizikisht dhe kishin nevojë për më shumë përkrahje në Presidencë.51

Në bisedën e tij të parë në konferencën e përgjithshme në këtë detyrë të re, Presidenti Hinkli vërejti: “Dëshira ime e vetme është të shërbej me besnikëri kudo që thirrem. … Kjo thirrje e shenjtë më ka bërë të ndërgjegjshëm për dobësitë e mia. Nëse kam fyer ndonjëherë, kërkoj ndjesë dhe shpresoj që ju do të më falni. Pavarësisht nëse kjo detyrë do të jetë e gjatë apo e shkurtër, unë betohem të bëj përpjekjen time më të mirë, të dhënë me dashuri e besim.”52

Përpjekja e tij më e mirë ishte e nevojshme ndërkohë që përkeqësohej shëndeti i Presidentëve Kimball, Taner dhe Romni. Shumica e punës së përditshme të Presidencës së Parë ra mbi Presidentin Hinkli. Ai gjithashtu mbante mbi supe shumicën e përgjegjësisë për përpjekje më të mëdha, të tilla si përkushtimi i Tempullit të Xhordan Riverit në Juta. Përveç kësaj, ai u ndesh me disa kritika publike ndaj Kishës dhe udhëheqësve të saj, si të së shkuarës edhe të së tashmes. Në konferencën e përgjithshme të prillit 1982, ai këshilloi:

“Ne jetojmë në një shoqëri që ushqehet nga kritika. … Ju nxit të shihni këndvështrimin e gjerë dhe mos u shqetësoni rreth të metave të vogla. … Këto janë veç rastësore në madhësinë e shërbimit [të udhëheqësve të Kishës] dhe në madhështinë e ndihmesave të tyre.”53

Presidenti Taner ndërroi jetë më 27 nëntor 1982 dhe shëndeti i Presidentëve Kimball dhe Romni u përkeqësua deri në pikën që në konferencën e përgjithshme të prillit 1983, Presidenti Hinkli, i cili në atë kohë ishte thirrur si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, u ul në podium pranë karrigeve bosh. Në një mënyrë thellësisht vetjake, ai ndjeu atë që dikur e kishte quajtur “vetmia e udhëheqjes”54.

Presidenti Gordon B. Hinkli

Presidenti Gordon B. Hinkli në konferencën e përgjithshme në një kohë kur ai ishte i vetmi anëtar i Presidencës së Parë që ishte i shëndetshëm aq sa të merrte pjesë

Presidenti Hinkli vazhdoi me kujdes e lutje, pa dëshirën që të ecte përpara profetit. Ai iu drejtua anëtarëve me përvojë të Të Dymbëdhjetëve – veçanërisht Plakut Ezra Taft Benson, presidentit të kuorumit – për ndihmë në kryerjen e punës së përditshme të Kishës. Presidenti Hinkli punoi krah për krah me Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve, gjithmonë i udhërrëfyer nëpërmjet këshillës nga Presidenti Kimball. Sidoqoftë, ai ndjeu një barrë të madhe.

Edhe pse përgjegjësitë e Presidentit Hinkli në Presidencën e Parë e mbajtën në Solt-Lejk-Siti shumicën e kohës, ai me raste udhëtoi që t’u shërbente anëtarëve dhe misionarëve në pjesë të tjera të botës. Në vitin 1984 ai u kthye në Filipine. Tetëmbëdhjetë vjet më parë ai kishte përkushtuar godinën e parë të Kishës atje; tani ai do të përkushtonte tempullin e parë. Në lutjen përkushtuese, ai tha:

“Ky komb i Filipineve është një komb i shumë ishujve, njerëzit e të cilëve e duan lirinë dhe të vërtetën, zemrat e të cilëve janë të ndjeshme ndaj dëshmisë së shërbëtorëve të Tu dhe të cilët i përgjigjen mesazhit të ungjillit të përjetshëm. Ne të falënderojmë Ty për besimin e tyre. Të falënderojmë Ty për shpirtin e tyre të sakrificës. Të falënderojmë Ty për mrekullinë e përparimit të punës Tënde në këtë tokë.”55

Përparimi i vazhdueshëm i Kishës ishte i dukshëm në qershor të vitit 1984 kur, në emër të Presidencës së Parë, Presidenti Hinkli shpalli thirrjen e Presidencave të Zonave – anëtarë të Të Shtatëdhjetëve që do të jetonin nëpër botë dhe do të mbikëqyrnin punën e Kishës në zona të caktuara gjeografike. Duke punuar nën drejtimin e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, këta vëllezër do të siguronin shumicën e udhëheqjes dhe trajnimit të nevojshëm në zonat e tyre. “Ne nuk mund ta marrim çdo vendim në Solt-Lejk-Siti”, tha ai. “Ka diçka që duhet të bëjmë rreth decentralizimit të autoritetit.”56 Rreth një vit më vonë, duke u folur udhëheqësve të Kishës nga anekënd botës, Presidenti Hinkli tha: “Jam vetëbesues se është një hap i frymëzuar dhe i madh përpara që e kemi ndërmarrë në këto pak muaj të fundit. Jam vetëbesues që prania e shpeshtë e këtyre burrave të mirë në mesin tuaj, ju jep siguri të madhe. Këta Vëllezër në fakt po e lidhin së bashku trupin e tërë të Kishës.”57

Pasi e udhëhoqi Kishën përmes 12 viteve të rritjes mbresëlënëse, Presidenti Spenser W. Kimball vdiq më 5 nëntor 1985. Apostulli me më shumë kohë në detyrë, Presidenti Ezra Taft Benson, u veçua si President i Kishës. Ai i kërkoi Gordon B. Hinklit që të shërbente si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë dhe Tomas S. Monsonit të shërbente si Këshilltar i Dytë. Me tre anëtarë të shëndetshëm të Presidencës së Parë, Presidenti Hinkli i ndjeu të lehtësoheshin barrët e tij dhe pati më shumë mundësi për të vizituar shenjtorët anembanë botës.

Presidenca e Parë

Presidenti Ezra Taft Benson (në qendër) me këshilltarët e tij, Presidentin Gordon B. Hinkli (majtas) dhe Presidentin Tomas S. Monson (djathtas), në konferencën e përgjithshme

Brenda pak vitesh, shëndeti i Presidentit Benson filloi të keqësohej dhe përgjegjësitë e përditshme të drejtimit të Kishës ranë sërish mbi Presidentin Hinkli. Megjithatë, këtë herë, ai nuk ishte i vetëm në Presidencën e Parë. Me gjallëri dhe energji, Presidentët Hinkli dhe Monson e mbajtën Kishën në një kurs të qëndrueshëm, duke e respektuar gjithmonë thirrjen e Presidentit Benson si profet, shikues dhe zbulues. Ata zhvilluan një miqësi dhe bashkëpjesëmarrje të fortë, të qëndrueshme.

Presidenti Benson vdiq më 30 maj 1994 dhe Presidenti Hauard W. Hanter u bë President i Kishës. Edhe një herë, Presidentët Hinkli dhe Monson shërbyen si këshilltarë. Në qershor, Presidenti dhe Motra Hinkli i shoqëruan për në Navu të Ilinoisit Presidentin Hanter dhe bashkëshorten e tij, Ajnisin, dhe Plakun M. Rasëll Ballard dhe bashkëshorten e tij, Barbarën, që të merrnin pjesë në kremtimin e 150-vjetorit të martirizimit të Jozef dhe Hajrëm Smithit. Ky do të ishte i vetmi udhëtim që Presidenti Hanter dhe Presidenti Hinkli do të bënin së bashku. Presidenti Hanter ishte ndeshur me probleme shëndetësore për shumë vjet dhe shëndeti i tij erdhi duke rënë me të shpejtë pas këtij udhëtimi. Më 27 shkurt 1995, ai i kërkoi Presidentit Hinkli një bekim priftërie. Në atë bekim, Presidenti Hinkli u përgjërua për jetën e Presidentit Hanter, por gjithashtu tha se ai ishte në duart e Zotit.58 Pak ditë më vonë, më 3 mars 1995, Presidenti Hanter ndërroi jetë.

Profet, Shikues e Zbulues dhe President i Kishës

Vdekja e Presidentit Hanter, edhe pse jo e papritur, pati peshë të rëndë mbi çiftin Hinkli. Si Apostulli me më shumë kohë në detyrë, Presidenti Hinkli ishte personi i ardhshëm për t’u bërë President i Kishës. Motra Hinkli kujton çastin kur e morën lajmin e vdekjes së Presidentit Hanter: “Presidenti Hanter kishte ndërruar jetë dhe ne u lamë që të vazhdonim. U ndjeva kaq e trishtuar, kaq e vetmuar. Gordoni u ndje po ashtu. Ai mbeti i ngrirë. Dhe u ndje shumë, shumë i vetëm. Nuk kishte mbetur asnjë që mund ta kuptonte atë që po përjetonte ai.”59

Pas ceremonisë mortore të Presidentit Hanter, Presidenti Hinkli gjeti ngushëllim në tempull. I vetëm në dhomën e mbledhjeve të Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve në Tempullin e Solt-Lejkut, ai u zhyt në shkrimet e shenjta dhe përsiati për ato që lexoi. Ai mendoi për jetën, shërbesën dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit. Më pas studioi portretet në mur, që i paraqitnin të gjithë Presidentët e Kishës nga Jozef Smithi deri te Hauard W. Hanteri. Ai e shënoi këtë përvojë në ditarin e tij:

“Eca përreth, përballë këtyre portreteve dhe i pashë në sytë e burrave që përfaqësoheshin atje. U ndjeva pothuajse sikur mund të flisja me ta. U ndjeva pothuajse sikur po më flisnin dhe po më jepnin siguri sërish. … U ula në karrigen në të cilën isha ulur si këshilltar i parë i Presidentit. Harxhova shumë kohë duke i parë ato portrete. Secili dukej pothuaj si të bëhej i gjallë. Sytë e tyre dukeshin të ishin mbi mua. Ndjeva sikur po më jepnin kurajë dhe po më zotoheshin me përkrahjen e tyre. Dukej të më thoshin se kishin folur në emrin tim në një këshill të mbajtur në qiejt, se nuk kisha nevojë të frikësohesha, se do të bekohesha e mbështetesha në shërbesën time.

Rashë në gjunjë dhe iu përgjërova Zotit. Fola me Të gjerë e gjatë në lutje. … Jam vetëbesues se, me anë të fuqisë së Shpirtit, unë e dëgjova fjalën e Zotit, jo nëpërmjet zërit, por si një ngrohtësi që u ndie brenda zemrës sime, lidhur me pyetjet që i kisha bërë në lutje.”60

Pas kësaj përvoje, ai përsëri i shënoi mendimet e veta: “Ndihem më mirë dhe kam një siguri mjaft më të qëndrueshme në zemrën time se Zoti po e kryen vullnetin e Tij në lidhje me kauzën dhe mbretërinë e Tij, se unë do të mbështetem si President i Kishës dhe si profet, shikues e zbulues dhe kështu të shërbej për atë kohë që Zoti do ta lejojë. Me miratimin e Shpirtit në zemrën time, unë tani jam gati të shkoj përpara për të bërë punën më të mirë që e di se si ta bëj. Është e vështirë për mua të besoj se Zoti po më vendos në këtë përgjegjësi, më të lartën e më të shenjtën. … Shpresoj që Zoti më ka mësuar që të bëj atë që Ai pret prej meje. Do t’i jap Atij besnikëri tërësore dhe sigurisht do të kërkoj udhëzimin e Tij.”61

Presidenti Gordon B. Hinkli u veçua si President i Kishës më 12 mars 1995 dhe të nesërmen foli në një konferencë shtypi, dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Plaku Xhefri R. Holland raportoi se “afër fundit të një shkëmbimi të ngrohtë, shpesh të zgjuar, gjithmonë fitues për një numër me gamë të gjerë të pyetjeve të ngritura në këtë konferencë shtypi, Presidentin Hinkli e pyeti një gazetar: ‘Cili do të jetë përqendrimi juaj? Cili do të jetë mesazhi i administrimit tuaj?’

Në mënyrë instiktive ai u përgjigj: ‘Të vazhdojmë. Po. Mesazhi ynë do të jetë të vazhdojmë punën e madhërishme që është çuar më tej nga pararendësit tanë.’”62

Presidenti Hinkli qëndroi i vërtetë ndaj atij zotimi. Me nderim për profetët që kishin jetuar përpara tij, ai e vazhdoi punën që ata kishin bërë. Dhe me besim në Perëndinë, Atin, dhe Jezu Krishtin, ai e ndoqi zbulesën për ta kryer punën në mënyra të reja.

Presidenti Gordon B. Hinkli

Presidenti Gordon B. Hinkli te foltorja në një konferencë të përgjithshme

Nxjerrja e Kishës “nga Terri” (DeB 1:30)

Diku në fillim të shërbesës së Presidentit Hinkli, Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vëzhgoi: “Presidenti Hinkli po ndihmon ta nxjerrë Kishën nga terri. Kisha nuk mund të ecë përpara sikurse është e nevojshme, në qoftë se fshihemi nën një babun. Dikush duhet të dalë në dukje dhe Presidenti Hinkli është gati ta bëjë këtë. Ai është një burrë i historisë dhe bashkëkohësisë në të njëjtën kohë dhe ka dhunti të mrekullueshme të shprehjes, të cilat e aftësojnë për ta paraqitur mesazhin tonë në një mënyrë që i bën për vete njerëzit kudo.”63

Përvoja e gjerë e Presidentit Hinkli në media dhe transmetim ndihmoi që ta përgatiste atë për këtë përpjekje. Si President i Kishës, ai shpesh u dha intervista gazetarëve nga bota, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre rreth doktrinës e politikës së Kishës dhe duke dhënë dëshminë e tij për Shpëtimtarin dhe ungjillin e rivendosur. Çdo herë, kuptueshmëria u rrit dhe miqësitë u zhvilluan.

Me një rëndësi të veçantë ishte një intervistë e vitit 1996 me gazetarin e mirënjohur, Majk Uollas, të programit televiziv 60 Minutes [60 Minuta]. Z. Uollas njihej të ishte një intervistues këmbëngulës dhe Presidenti Hinkli pranoi disa dyshime fillestare përpara transmetimit të emisionit në televizionin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. “Nëse del që të jetë i favorshëm, unë do të jem mirënjohës”, tha ai. “Përndryshe, zotohem që kurrë nuk do të fut këmbën në atë lloj kurthi përsëri.”64

Intervista ishte e favorshme, duke treguar shumë aspekte pozitive të Kishës. Një tjetër rrjedhojë ishte që Majk Uollasi dhe Presidenti Hinkli u bënë miq.

Në vitin 2002, Solt-Lejk-Siti mirëpriti Lojërat Olimpike Dimërore, duke e vendosur Kishën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Presidenti Hinkli dhe këshilltarët e tij u këshilluan rreth një pjese të planifikimit. “Ne morëm një vendim të qëllimshëm që nuk do ta përdornim këtë si një kohë ose vend për të predikuar ungjillin”, tha ai, “por ishim vetëbesues që nga kjo ngjarje domethënëse do të vinte një diçka e mrekullueshme për Kishën.”65 Ai kishte të drejtë. Dhjetëra mijëra njerëz e vizituan luginën e Solt-Lejkut dhe u përshëndetën nga mikpritësit e hirshëm – shenjtorët e ditëve të mëvonshme dhe njerëz të tjerë që punuan së bashku për të realizuar lojëra të suksesshme olimpike. Këta vizitorë ecën përreth Sheshit të Tempullit, dëgjuan Tabernacle Choir [Korin e Tabernakullit] dhe vizituan Bibliotekën e Historisë Familjare. Miliarda njerëz e panë Tempullin e Solt-Lejkut në televizor dhe e panë Kishën të paraqitej në mënyrë lavdëruese nga reporterët. Ishte, sikurse tha Presidenti Hinkli, “një diçka e mrekullueshme për Kishën”.

Përveç përdorimit të mjeteve të ngritura prej kohësh të komunikimit, Presidenti Hinkli përqafoi edhe risitë. Për shembull, ai e pa internetin si një mjet për ta sjellë Kishën më pranë anëtarëve të saj dhe për ta shpërndarë ungjillin e rivendosur te njerëzit e besimeve të tjera fetare. Gjatë administrimit të tij, Kisha nxori faqet e internetit LDS.org, FamilySearch.org dhe Mormon.org.

Më 23 qershor 2004, ditën që Presidenti Hinkli mbushi 94 vjeç, atij iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë, çmimi më i lartë civil i dhënë në Shtetet e Bashkuara. Si përgjigje ai tha: “[Jam] thellësisht i nderuar që të marr këtë çmim të shquar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jam tërësisht mirënjohës. Në një kuptim më të gjerë, ai [çmim] njeh dhe nderon Kishën, e cila më ka dhënë kaq shumë mundësi dhe interesave të së cilës jam përpjekur t’u shërbej.”66 Ai e pa këtë çmim si simbol të famës pozitive në rritje të Kishës dhe si provë që ajo me të vërtetë po nxirrej nga terri.

Udhëtimi mes Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Presidentit Hinkli nuk i pëlqenin vështirësitë e të udhëtuarit, por dëshira e tij për të shërbyer mes shenjtorëve të ditëve të mëvonshme ishte më e fuqishme sesa dëshira e tij për të qëndruar në shtëpi. Ai tha se donte të “shkonte mes njerëzve tanë për t’u shprehur vlerësim dhe për t’u dhënë kurajë e dëshmi për hyjnueshmërinë e punës së Zotit”67. Herët në administrimin e tij, ai komentoi: “Jam i vendosur që, për aq sa të kem forcë, unë do të shkoj mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre. … Kam si synim që të vazhdoj të lëviz me energji për aq kohë sa mundem. Dëshiroj të shoqërohem me njerëzit që i dua.”68

Gjatë shërbimit të tij si President i Kishës, ai udhëtoi gjerësisht brenda Shteteve të Bashkuara dhe bëri më shumë se 90 vizita në vende jashtë Shteteve të Bashkuara. Në tërësi, ai udhëtoi më shumë se 1,6 milionë kilometra si President i Kishës, duke u takuar me shenjtorët në të gjitha pjesët e botës.69

Presidenti Gordon B. Hinkli

Presidentit Hinkli i pëlqente shumë të “shko[nte] mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre”.

Në disa zona, njerëzve iu desh të bënin një përpjekje edhe më të madhe për ta parë atë sesa bëri ai për t’i parë ata. Për shembull, në vitin 1996 ai dhe Motra Hinkli vizituan Filipinet, ku anëtarësia e Kishës ishte rritur në më shumë se 375.000 veta. Presidenti dhe Motra Hinkli kishin në program të flisnin një mbrëmje në një mbledhje në pallatin e sportit Araneta të Manilës. Deri nga mesi i pasdites, pallati i sportit “u mbush përtej kapacitetit. Radhët kishin filluar të formoheshin që në 7:00 të mëngjesit për një mbledhje që ishte programuar të fillonte veçse pas dymbëdhjetë orësh. Numri zyrtar më vonë tregoi se gati 35.000 anëtarë ishin ngjeshur në 25.000 ndenjëset si edhe korridoret dhe shkallët e pallatit të sportit. Shumë shenjtorë kishin udhëtuar njëzet orë me anije dhe autobus për të arritur në Manila. Për disa, shpenzimi i udhëtimit ishte i barabartë me rrogën e disa muajve. …

Kur fjala mbërriti te Presidenti Hinkli se pallati i sportit ishte plot dhe se drejtori i godinës po vriste mendjen nëse ishte e mundur që të mund ta fillonin mbledhjen më herët, ai menjëherë tha: ‘Shkojmë’. Ai dhe Motra Hinkli hynë në arenën e gjerë. … Sikur të ishte bërë shenjë, grumbullimi u ngrit njëherazi në këmbë, duartrokiti dhe më pas filloi të këndonte një interpretim emocional të himnit ‘T’Falemi, Per’ndi, për Profetin’.”70

Duke e ditur që ai dhe vëllezërit e tij nuk mund të shkonin kudo që dëshironin të shkonin, Presidenti Hinkli e përkrahu fuqishëm përdorimin e teknologjisë për t’i udhëzuar udhëheqësit anembanë botës. Duke përdorur teknologjinë satelitore, ai kryesoi në transmetimet mbarëbotërore të trajnimeve të udhëheqësve, e para e mbajtur në janar të vitit 2003.

Nxitja e Rëndësisë së të Mësuarit dhe të Mësimdhënies së të Vërtetave Shpirtërore dhe Laike

Presidenti Hinkli tha: “Askush prej nesh … nuk di mjaftueshëm. Procesi i të mësuarit është një proces i pambarueshëm. Ne duhet ta lexojmë, ne duhet ta zbatojmë, ne duhet ta përvetësojmë dhe duhet ta përsiatim atë që ia paraqitim mendjes sonë.”71 Ai gjithashtu tha: “Mësimdhënia e efektshme është pikërisht thelbi i udhëheqjes në Kishë. Jeta e përjetshme do të vijë vetëm kur burrave dhe grave t’u jepet mësim me efektshmëri të tillë që ata ta ndryshojnë dhe ta disiplinojnë jetën e tyre. Ata nuk mund të detyrohen drejt drejtësisë ose drejt qiellit. Ata duhet të udhëhiqen dhe kjo nënkupton mësimdhënien.”72

Presidenti Hinkli dëshironte të siguronte më shumë ushqim shpirtëror për shenjtorët e ditëve të mëvonshme anembanë botës. Në vitin 1995 ai me entuziazëm miratoi një plan për të botuar një seri të re librash që do t’u siguronin anëtarëve të Kishës një bibliotekë të ungjillit. Kisha shpejt filloi botimin e kësaj serie, të titulluar Mësime të Presidentëve të Kishës, pjesë e së cilës është ky libër.

Të mësuarit laik ishte gjithashtu i rëndësishëm për Presidentin Hinkli. Ai shqetësohej rreth anëtarëve të Kishës në zonat e botës të goditura nga varfëria, të cilët nuk mund të paguanin për arsimimin e lartë ose trajnimin profesional. Pa një arsimim dhe trajnim të tillë, shumica e tyre do të mbetej në varfëri. Në sesionin e priftërisë të konferencës së përgjithshme të prillit 2001, Presidenti Hinkli tha:

“Në përpjekje për ta ndrequr këtë situatë, ne propozojmë një plan – një plan që besojmë se është i frymëzuar nga Zoti. Kisha po krijon një fond kryesisht nga kontributet e shenjtorëve besnikë të ditëve të mëvonshme, të cilët kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë për këtë qëllim. Ne jemi thellësisht mirënjohës për ta. … Ne do ta quajmë atë Fondi i Qarkullueshëm Arsimor.”73

Presidenti Hinkli shpjegoi se atyre që përfitonin nga programi, do t’iu jepeshin hua, të marra nga fondet e dhuruara prej anëtarëve të Kishës, për shkollën ose trajnimin profesional. Pasi ta mbaronin arsimimin ose trajnimin e tyre, do të pritej që ata t’i kthenin huatë e tyre, me qëllim që fondet të mund të përdoreshin për të ndihmuar të tjerë. Presidenti Hinkli gjithashtu shpjegoi se Fondi i Qarkullueshëm Arsimor do të “bazohej në parime të ngjashme me ato që ishin baza e Fondit të Qarkullueshëm të Emigr[imit]”, të cilin Kisha e kishte krijuar në vitet 1800 për t’i ndihmuar shenjtorët nevojtarë që të emigronin drejt Sionit.74

Brenda gjashtë muajsh, shenjtorët e ditëve të mëvonshme kishin dhuruar miliona dollarë në Fondin e Qarkullueshëm Arsimor.75 Një vit pas paraqitjes së planit, Presidenti Hinkli shpalli: “Kjo përpjekje është tani mbi një themel të fortë. … Të rinj e të reja në zonat e paprivilegjuara të botës, të rinj e të reja, të cilët në pjesën më të madhe janë misionarë të kthyer nga misionet, do të jenë në gjendje të marrin arsimime të mira që do t’i ngrenë ata nga bataku i varfërisë në të cilin janë munduar paraardhësit e tyre për breza.”76 Ky program vazhdon t’i bekojë shenjtorët e ditëve të mëvonshme, si marrësit ashtu edhe dhënësit.

Dëshmimi për Shenjtërinë e Martesës dhe të Familjes

Në mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, të mbajtur më 23 shtator 1995, Presidenti Hinkli tha:

“Me kaq shumë sofizëm që jepet si e vërtetë, me kaq shumë mashtrime lidhur me standardet e vlerat, me kaq shumë joshje dhe tërheqje për të marrë ndotjen e ngadaltë të botës, ne e kemi ndier që të lajmërojmë dhe paralajmërojmë. Në mbështetje të kësaj, ne të Presidencës së Parë dhe të Këshillit të Dymbëdhjetë Apostujve tani i shpallim një proklamatë Kishës dhe botës si një deklarim dhe ripohim të standardeve, doktrinave dhe praktikave që lidhen me familjen, të cilat profetët, shikuesit dhe zbuluesit e kësaj Kishe i kanë përsëritur vazhdimisht gjatë gjithë historisë së saj.”77

Me këtë parathënie, Presidenti Hinkli lexoi, për herë të parë në publik, shpalljen “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”.

Çifti Hinkli me nipërit e mbesat

“Ne i këshillojmë prindërit dhe fëmijët t’i japin përparësinë më të lartë lutjes familjare, mbrëmjes familjare, studimit e udhëzimit të ungjillit dhe veprimtarive të dobishme familjare.”

Shenjtëria e martesës dhe familjes ishte një temë e vazhdueshme në mësimet e dhëna nga Presidenti Hinkli. Ai e dënoi keqtrajtimin e çfarëdo lloji dhe i nxiti prindërit e fëmijët që të ishin të durueshëm me njëri-tjetrin, ta donin njëri-tjetrin, t’i jepnin mësim njëri-tjetrit dhe t’i shërbenin njëri-tjetrit. Në një letër të datës 11 shkurt 1999, ai dhe këshilltarët e tij në Presidencën e Parë thanë:

“Ne u kërkojmë prindërve t’i përkushtojnë përpjekjet e tyre më të mira për t’i mësuar dhe rritur fëmijët e tyre në parimet e ungjillit, të cilat do t’i mbajnë ata pranë Kishës. Shtëpia është baza e një jete të drejtë dhe asnjë instrument tjetër nuk mund të zërë vendin e saj ose të përmbushë funksionet thelbësore të saj në çuarjen përpara të kësaj përgjegjësie të dhënë nga Perëndia.

Ne i këshillojmë prindërit dhe fëmijët t’i japin përparësinë më të lartë lutjes familjare, mbrëmjes familjare, studimit e udhëzimit të ungjillit dhe veprimtarive të dobishme familjare. Sado të denja dhe të përshtatshme qofshin kërkesat ose veprimtaritë e tjera, ato nuk duhet të lejohen të zëvendësojnë detyrat e caktuara hyjnisht që vetëm prindërit dhe familjet mund t’i kryejnë ashtu siç duhet.”78

Përkujdesja për të Kthyerit e Rinj në Besim

Presidentit Hinkli i pëlqente shumë të shihte numrin e madh të njerëzve që bashkoheshin me Kishën, por shqetësohej rreth individëve të përfaqësuar nga këta numra. Herët në administrimin e tij ai tha:

“Me numrin gjithnjë në rritje të të kthyerve në besim, ne duhet të bëjmë një përpjekje thelbësore, gjithnjë në rritje për t’i ndihmuar ata ndërkohë që e gjejnë udhën e tyre. Secili prej tyre ka nevojë për tri gjëra: një mik, një përgjegjësi dhe të ushqehet me ‘fjal[ën] e mirë [të] Perëndisë’ (Moroni 6:4). Është detyra dhe mundësia jonë që t’i sigurojmë këto gjëra.”79

Forcimi i të kthyerve të rinj në besim ishte një temë e vazhdueshme për Presidentin Hinkli. Plaku Xhefri R. Holland tregoi rrëfimin vijues të atij duke e theksuar këtë temë: “Me një vezullim në sy dhe me dorën duke goditur tavolinën përpara tij, ai u tha Të Dymbëdhjetëve kohët e fundit: ‘Vëllezër, kur jeta ime të mbarojë dhe shërbimet përfundimtare të mbyllen, unë do të ngrihem teksa kaloj pranë, do ta shoh secilin prej jush drejt e në sy dhe do të them: “Me sa sukses po e kryeni mbajtjen në aktivitet?”’”80

Ndërtimi i Tempujve

Presidenti Hinkli vendos llaç

Presidenti Hinkli duke vendosur llaç në ceremoninë e gurit mbulues përpara përkushtimit të Tempullit të Navusë në Ilinois në vitin 2002.

Në 1910-ën, vitin kur u lind Gordon B. Hinkli, pati 4 tempuj në funksionim në botë dhe ata ishin që të gjithë në Juta. Deri në vitin 1961, kur ai u shugurua Apostull, numri ishte rritur në 12. Ky përparim ishte i rëndësishëm, por Plaku Hinkli shpesh shprehte shqetësimin që shumë njerëz përreth botës kishin mundësi të kufizuar për bekimet e tempullit. Në vitin 1973, ndërkohë që shërbente si kryetar i Komitetit të Kishës për Tempujt, ai shkroi në ditarin e tij: “Kisha mund të ndërtojë [shumë] tempuj [më të vegjël] me koston e Tempullit të Uashingtonit [në atë kohë në ndërtim e sipër]. Kjo do t’i çonte tempujt te njerëzit në vend që t’iu duhej njerëzve të udhëtonin largësi të mëdha për të shkuar tek ata.”81

Kur u mbështet si President i Kishës në vitin 1995, numri i tempujve në funksionim ishte rritur në 47, por dëshira e tij për më shumë tempuj ishte ende e fortë. Ai tha: “Ka qenë dëshira ime e zjarrtë që të kemi një tempull kudo që nevojitet, me qëllim që njerëzit tanë, kudo që mund të jenë, të mund të vijnë, pa një sakrificë tepër të madhe, te Shtëpia e Zotit për vetë ordinancat e tyre dhe për mundësinë e bërjes së punës mëkëmbëse për të vdekurit”82.

Në konferencën e përgjithshme të tetorit 1997, Presidenti Hinkli bëri një shpallje historike: Kisha do të fillonte të ndërtonte tempuj më të vegjël anembanë botës.83 Ai më vonë tha: “Ideja e tempujve të vegjël erdhi, besoj, si një zbulesë e drejtpërdrejtë”84. Në vitin 1998 ai shpalli se 30 tempuj të rinj më të vegjël, së bashku me tempuj të tjerë tashmë të planifikuar ose në ndërtim e sipër, do të përbënin “një shumë prej 47 tempujsh të rinj, shtuar 51 tempujve tashmë në funksionim”. Për gëzimin e të gjithë atyre që po dëgjonin, Presidenti Hinkli më pas shtoi: “Mendoj se do të kishte qenë më mirë të shtonim 2 më shumë për ta bërë 100 rrumbullak deri në fund të këtij shekulli, duke qenë 2.000 vjet ‘që nga ardhja e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht në mish’ (DeB 20:1)”. Atëherë ai premtoi: “Do të ketë edhe më shumë në të ardhmen”85.

Më 1 tetor 2000, Presidenti Hinkli përkushtoi Tempullin e Bostonit në Masaçusets, tempullin e 100-të në funksionim. Përpara fundit të vitit 2000, ai përkushtoi dy tempuj më shumë. Kur ai vdiq në vitin 2008, Kisha kishte 124 tempuj në funksionim, me 13 të tjerë të njoftuar. Presidenti Hinkli ishte përfshirë në planifikimin dhe ndërtimin e shumicës së tyre dhe kishte përkushtuar vetë 85 prej tyre, dhe kishte ripërkushtuar 13 (8 prej ripërkushtimeve ishin për tempuj që ai i kishte përkushtuar më parë).

Qendra e Konferencave

Qendra e Konferencave

Qendra e Konferencave, të cilën Presidenti Hinkli e përkushtoi në konferencën e përgjithshme të tetorit 2000

Në konferencën e përgjithshme të tetorit 1995, Presidenti Hinkli hodhi një ide që kishte qenë në mendjen e tij. Duke folur nga Tabernakulli te Sheshi i Tempullit, ai tha: “Ky Tabernakull i madhërishëm duket se bëhet më i vogël çdo vit. Tani ne mblidhemi me grupe shumë më të mëdha, të mbledhura në të njëjtin vend në disa konferenca krahinore.”86 Në konferencën e përgjithshme të prillit 1996, Presidenti Hinkli tha më shumë rreth idesë së tij:

“Më vjen keq që shumë njerëz, të cilët dëshirojnë të takohen me ne në Tabernakull këtë mëngjes, nuk janë në gjendje të hyjnë brenda. Ka tepër shumë njerëz jashtë përreth godinës. Kjo sallë e pashoqe dhe mbresëlënëse, e ndërtuar nga paraardhësit tanë pionierë dhe e përkushtuar për adhurimin e Zotit, në mënyrë të rehatshme nxë rreth 6.000 veta. Disa prej jush, të ulur në ata stola të fortë për dy orë, mund ta vini në dyshim fjalën në mënyrë të rehatshme.

Zemra ime u drejtohet atyre që dëshirojnë të hyjnë brenda dhe nuk mund të uleshin këtu. Rreth një vit më parë u sugjerova Vëllezërve që ndoshta ka ardhur koha kur ne duhet të studiojmë zbatueshmërinë e ndërtimit të një shtëpie tjetër të përkushtuar për adhurim në një shkallë mjaft më të madhe, e cila do të nxinte tri ose katër herë numrin e atyre që mund të ulen në këtë godinë.”87

Më 24 korrik 1997, në 150-vjetorin e mbërritjes së pionierëve në Luginën e Solt-Lejkut, filluan punimet për ndërtimin e godinës së re – që do të quhej Qendra e Konferencave – një bllok ngjitur në veri të Sheshit të Tempullit. Më pak se tre vjet më vonë, në prill të vitit 2000, sesionet e para të konferencës së përgjithshme u mbajtën atje, edhe pse godina nuk ishte tërësisht e përfunduar. Presidenti Hinkli e përkushtoi Qendrën e Konferencave në konferencën e përgjithshme të tetorit 2000. Përpara thënies së lutjes përkushtuese, ai qëndroi te foltorja, e cila ishte bërë nga një pemë arre të zezë, që e kishte rritur në vetë oborrin e vet, dhe tha:

“Sot ne do ta përkushtojmë atë si një shtëpi në të cilën të adhurojmë Perëndinë, Atin Qiellor, dhe Birin e Tij të Vetëmlindur, Zotin Jezu Krisht. Ne shpresojmë dhe lutemi që, nga kjo foltore, do të vazhdojnë të shkojnë drejt botës shpalljet e dëshmisë dhe të doktrinës, të besimit në Perëndinë e Gjallë dhe të mirënjohjes për flijimin e madh shlyes të Shëlbuesit tonë.”88

Dëshmia për Jezu Krishtin

Më 1 janar 2000, Presidenti Hinkli, këshilltarët e tij në Presidencën e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve botuan një proklamatë të titulluar “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”. Për Shpëtimtarin, ata shpallën: “Asnjë tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të thellë mbi të gjithë njerëzit që kanë jetuar dhe që ende do të jetojnë në tokë”89.

Dhe askush tjetër nuk pati një ndikim kaq të thellë në jetën e Presidentit Gordon B. Hinkli. Për më shumë se 46 vjet ai shërbeu si dëshmitar i veçantë i emrit të Jezu Krishtit. Pak muaj pasi ai dhe vëllezërit e tij botuan proklamatën “Krishti i Gjallë”, Presidenti Hinkli qëndroi përpara shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe tha: “Nga të gjitha gjërat për të cilat ndihem mirënjohës këtë mëngjes, njëra spikat në mënyrë parësore. Kjo është një dëshmi e gjallë e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë së Plotfuqishëm, Princit të Paqes, të Shenjtit.”90

Sprovat dhe Shpresa

Në përfundim të konferencës së përgjithshme të prillit 2004, Presidenti Hinkli tha: “Me ngurrim dëshiroj një privilegj vetjak për një çast. Disa prej jush e kanë vënë re mungesën e Motrës Hinkli. Për herë të parë në 46 vjet, që nga koha kur u bëra një Autoritet i Përgjithshëm, ajo nuk ka marrë pjesë në një konferencë të përgjithshme. … Ishim në udhën e kthimit për në shtëpi [nga Afrika në janar] kur ajo u rrënua fizikisht nga lodhja. Ka pasur një kohë të vështirë që nga ai çast. … Hamendësoj që orës së saj po i vjen fundi dhe ne nuk dimë se si ta kthejmë pas atë.

Është një kohë e zymtë për mua. Këtë muaj janë mbushur 67 vjet që kur jemi martuar. Ajo është nëna e pesë fëmijëve tanë të talentuar dhe të zotë, gjyshja e 25 nipërve e mbesave dhe e një numri gjithnjë në rritje të stërnipërve e stërmbesave. Ne kemi ecur së bashku krah për krah gjatë gjithë këtyre viteve, të barabartë dhe shoqërues përmes stuhisë dhe ditëve me diell. Ajo e ka shprehur anë e kënd dëshminë për këtë punë, duke dhënë dashuri, kurajë dhe besim kudo ku ka shkuar.”91

Dy ditë më vonë, më 6 prill, Marxhëri Pei Hinkli ndërroi jetë. Miliona njerëz, të cilët e donin atë për shkak të zemrës së saj përkujdesëse, ndjenjës së saj të urtë të humorit dhe besimit të patundur, vajtuan me Presidentin Hinkli. Ai ishte mirënjohës për letrat e mbështetjes dhe të dashurisë që erdhën nga e gjithë bota. Këto shprehje, tha ai, “derdhën një ndjenjë ngushëllimi në kohën tonë të hidhërimit”92. Shumë njerëz i dhanë kontribute, në emrin e Motrës Hinkli, Fondit të Qarkullueshëm Arsimor.

Pavarësisht sa e vështirë ishte për të humbja e Marxhërisë, Presidenti Hinkli e vazhdoi punën e Kishës, edhe pse vetë shëndeti i tij po keqësohej dalëngadalë. Ai filloi të mbante një bastun. Nganjëherë e përdorte për t’u mbështetur, por më shpesh e përdorte për të përshëndetur anëtarët e Kishës. Presidenti Tomas S. Monson kujtoi një bashkëbisedim me mjekun e Presidentit Hinkli, i cili ishte i shqetësuar për mënyrën se si Presidenti Hinkli e përdorte – dhe nuk e përdorte – bastunin e tij. Mjeku tha: “Gjëja e fundit që dëshirojmë është që ai të rrëzohet dhe të thyejë këllkun apo më keq. Në vend të kësaj, ai përshëndet me të në ajër dhe më pas nuk e përdor kur ecën. I thoni që bastuni është këshilluar nga mjeku dhe ai ka nevojë ta përdorë siç e ka për qëllim të përdoret.” Presidenti Monson u përgjigj: “Doktor, unë jam këshilltari i Presidentit Hinkli. Ti je mjeku i tij. Ia thuaj vetë!”93

Në fillim të 2006-ës, në moshën 95-vjeçare, Presidentit Hinkli iu dha diagnoza e kancerit. Në konferencën e përgjithshme të tetorit atë vit, ai tha: “Zoti më ka lejuar të jetoj; nuk e di dhe për sa kohë. Por sado qoftë koha, unë do të vazhdoj të bëj gjithçka mundem për detyrën që më është dhënë. … Ndihem mirë; shëndeti im është relativisht i mirë. Por kur të jetë koha për një pasues, kalimi do të jetë i kollajshëm dhe sipas vullnetit të Atij, Kisha e të cilit është kjo.”94

Një vit më vonë, në tetor 2007, Presidenti Hinkli e mbylli konferencën e tij të përgjithshme të fundit duke thënë: “Ne presim me dëshirë që t’ju shohim sërish prillin e ardhshëm. Jam 97 vjeç, por shpresoj që do të mund t’ia dal. Qëndrofshin bekimet e qiellit me ju ndërkohë, është lutja jonë e përulur dhe e sinqertë, në emrin e Shëlbuesit tonë, madje Zotit Jezu Krisht, amen.”95

Bija e Presidentit dhe Motrës Hinkli, Virxhinia, i përshkroi katër vitet pas vdekjes së Motrës Hinkli si “vitet përmbyllëse” të jetës së Presidentit Hinkli. Më pas ajo kujtoi një lutje që ai e ofroi më 20 janar 2008, një javë përpara vdekjes së tij, kur po përkushtonte një godinë të restauruar kishtare në Solt-Lejk-Siti:

“Në atë lutje, në një mënyrë tepër të pazakontë, ai i bëri thirrje Zotit për veten e tij si profet. Ai foli me mirënjohje se, ‘që nga koha e Jozef Smithit deri më tani, Ti i ke zgjedhur e caktuar një profet këtij populli. Ne të falënderojmë Ty dhe të lutemi Ty që ta ngushëllosh e mbështetësh atë dhe ta bekosh sipas nevojave të tij dhe qëllimeve të Tua të madhërishme.’”96

Të enjten, më 24 janar 2008, Presidenti Hinkli nuk u ndje në gjendje, për herë të parë, që të merrte pjesë me vëllezërit e tij në mbledhjen e tyre të përjavshme në tempull. Të dielën pasuese, më 27 janar, Presidenti Monson i dha atij një bekim priftërie, i ndihmuar nga Presidentët Henri B. Ajring dhe Bojd K. Paker. Më vonë po atë ditë, Presidenti Gordon B. Hinkli qetësisht ndërroi jetë në shtëpi, i rrethuar nga pesë fëmijët e tij dhe bashkëshortët e bashkëshortet e tyre.

Pak ditë më vonë, mijëra njerëz e shprehën nderimin e tyre teksa bënë homazhe pranë arkivolit të Presidentit Hinkli në një ceremoni publike në Hollin e Profetëve në Qendrën e Konferencave. Udhëheqës të kishave të tjera dhe udhëheqës të qeverisë e biznesit gjithashtu dërguan ngushëllime, duke shprehur mirënjohje për ndikimin dhe mësimet e Presidentit Hinkli.

Shërbimet e varrimit u mbajtën në Qendrën e Konferencave dhe u transmetuan në godinat e Kishës anembanë botës. Tabernacle Choir [Kori i Tabernakullit] këndoi një himn të ri si pjesë e mbledhjes, të titulluar “Ç’Është Kjo Gjë që Njerëzit e Quajnë Vdekje?” Fjalët e himnit u shkruan nga Presidenti Hinkli – dëshmia e tij përfundimtare për Jezu Krishtin dhënë miqve të vet, të cilët e kishin parë atë si një profet:

Ç’është kjo gjë që njerëzit e quajnë vdekje,

Ky kalim i qetë nëpër nat’?

Nuk është fundi, por zanafilla

E botëve më të mira dhe dritave më të mëdha.

O Perëndi, preke zemrën time të lënduar

Dhe qetësoje frikën time të shqetësuar, plot mundim.

Dhënshin shpresa e besimi, të qartë, të kulluar,

Forcë e paqe përtej lotëve të mi.

Nuk ka vdekje, por veç ndryshim

Që fitoren merr si shpërblim;

Dhurata e Atij që i donte tërë njerëzit,

Birit të Perëndisë, të Shenjtit.97

Shënime

  1. Shih Steve Fidel, “A Temple to Be Built in Ghana”, Church News, 21 shkurt 1998, f. 3.

  2. Jeffrey R. Holland, “Emerging with Faith in Africa”, mormonnewsroom.co.za/article/emerging-with-faith-in-africa; kontrolluar më 11 shkurt 2015.

  3. Esther Korantemaa Abuyeh, në “Accra Ghana Temple: Commemoration of the Tenth Anniversary”, africawest.lds.org/accra-ghana-temple-commemoration-of-the-tenth-anniversary; kontrolluar më 11 shkurt 2015.

  4. Adney Y. Komatsu, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith: The Biography of Gordon B. Hinckley (1996), f. 288.

  5. Russell M. Nelson, “Spiritual Capacity”, Ensign, nëntor 1997, f. 15–16.

  6. Jeffrey R. Holland, “President Gordon B. Hinckley: Stalwart and Brave He Stands”, Ensign, qershor 1995, f. 4.

  7. Në Benjamin F. Tibby, Biographical Sketch of Breneman Barr Bitner, Hinckley and Bitner family history collection, Church History Library, Salt Lake City; shih edhe Silas Richards Company schedule and reports, shtator 1849, Church History Library.

  8. Bryant S. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 193. Shumica e vlerësimeve e vendosin numrin e të mbijetuarve të anijes Meiflauër pak më shumë se 49.

  9. Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 24.

  10. Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 25.

  11. Gordon B. Hinckley, “Joseph the Seer”, Ensign, maj 1977, f. 66; duke cituar “Lavdi Burrit”, Himne, nr. 19.

  12. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 45.

  13. Teachings of Gordon B. Hinckley (1997), f. 388.

  14. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 46–47.

  15. Gordon B. Hinckley, “God Hath Not Given Us the Spirit of Fear”, Ensign, tetor 1984, f. 4–5.

  16. Gordon B. Hinckley, “The State of the Church”, Ensign, maj 1986, f. 40.

  17. Gordon B. Hinckley, në Jeffrey R. Holland, “President Gordon B. Hinckley: Stalwart and Brave He Stands”, f. 7–8.

  18. Gordon B. Hinckley, “Be Not Afraid, Only Believe”, Ensign, shkurt 1996, f. 2.

  19. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 62.

  20. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 64.

  21. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 64.

  22. Gordon B. Hinckley, në “His Mission to England Was a Life-Changing Experience”, Deseret Morning News, 28 janar 2008, f. 11.

  23. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 75.

  24. Anal i Punës së Pleqve për Konferencën e Liverpulit të Misionit Britanik të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, nga korriku 1933 deri në shkurt 1934; Church History Library, Salt Lake City.

  25. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 69.

  26. Discourses of President Gordon B. Hinckley, Vëllimi 1: 1995–1999 (2005), f. 348.

  27. Discourses of President Gordon B. Hinckley, Vëllimi 1, f. 348.

  28. Heber J. Grant, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 84.

  29. Për ide shtesë rreth kësaj përvoje, shihni kapitullin 2 në këtë libër.

  30. Gordon B. Hinckley, letër drejtuar Parley Giles, 7 dhjetor 1936; Church History Library, Salt Lake City.

  31. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 151–152.

  32. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 104.

  33. Marjorie Pay Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 59.

  34. Marjorie Pay Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 114–115.

  35. Marjorie Pay Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 173–174.

  36. Marjorie Pay Hinckley, në Glimpses into the Life and Heart of Marjorie Pay Hinckley, bot. Virginia H. Pearce (1999), f. 107.

  37. Gordon B. Hinckley, letër drejtuar G. Homer Durham, 27 mars 1939; Church History Library, Salt Lake City.

  38. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 126.

  39. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 135–136.

  40. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 143–144.

  41. David O. McKay, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 176.

  42. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 177–181.

  43. Gordon B. Hinckley, në Conference Report, prill 1958, f. 123–124.

  44. Gordon B. Hinckley, në Conference Report, prill 1958, f. 123.

  45. Kenji Tanaka, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 220.

  46. David O. McKay, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 234.

  47. Gordon B. Hinckley, në Conference Report, prill 1962, f. 71.

  48. Shih Allen E Litster, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 313.

  49. Allen E Litster, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 314.

  50. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 315.

  51. Gjatë disa prej viteve të fundit të shërbimit të tij si President i Kishës, Presidenti Dejvid O. Mek-Kei gjithashtu thirri këshilltarë shtesë në Presidencën e Parë për ta ndihmuar atë.

  52. Gordon B. Hinckley, “Faith: The Essence of True Religion”, Ensign, nëntor 1981, f. 6.

  53. Gordon B. Hinckley, “Five Million Members—A Milestone and Not a Summit”, Ensign, maj 1982, f. 46.

  54. Gordon B. Hinckley, “The Loneliness of Leadership” (takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 4 nëntor 1969), speeches.byu.edu.

  55. Gordon B. Hinckley, në Francis M. Orquiola, “Temple Dedication Rewards Faith of Filipino Saints”, Ensign, nëntor 1984, f. 106.

  56. Gordon B. Hinckley, në “New Mission Presidents Receive Instruction from Church Leaders”, Ensign, shtator 1984, f. 76.

  57. Gordon B. Hinckley, në “Leadership Meetings Focus on Missionary Work, Activation, and Strengthening Members”, Ensign, maj 1985, f. 96.

  58. Shih Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 505.

  59. Marjorie Pay Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 505.

  60. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 508.

  61. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 508.

  62. Jeffrey R. Holland, “President Gordon B. Hinckley: Stalwart and Brave He Stands”, f. 2.

  63. Neal A. Maxwell, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 536.

  64. Gordon B. Hinckley, “Remember … Thy Church, O Lord”, Ensign, maj 1996, f. 83.

  65. Gordon B. Hinckley, “The Church Goes Forward”, Ensign, maj 2002, f. 4.

  66. Gordon B. Hinckley, në “President Gordon B. Hinckley Awarded Presidential Medal of Freedom”, mormonnewsroom.org/article/president-gordon-b.-hinckley-awarded-presidential-medal-of-freedom; kontrolluar më 21 shtator 2015.

  67. Gordon B. Hinckley, “Forgiveness”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 81.

  68. Gordon B. Hinckley, “This Glorious Easter Morn”, Ensign, maj 1996, f. 65–66.

  69. Shih “Milestones in the Presidency of Gordon B. Hinckley”, In Memoriam: President Gordon B. Hinckley, 1910–2008 (shtesë në Ensign, mars 2008), f. 13.

  70. Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 553–554.

  71. Teachings of Gordon B. Hinckley, f. 298.

  72. Gordon B. Hinckley, në Jeffrey R. Holland, “A Teacher Come from God”, Ensign, maj 1998, f. 26.

  73. Gordon B. Hinckley, “The Perpetual Education Fund”, Ensign, maj 2001, f. 52.

  74. Gordon B. Hinckley, “The Perpetual Education Fund”, f. 52.

  75. Shih Gordon B. Hinckley, “Reaching Down to Lift Another”, Ensign, nëntor 2001, f. 52.

  76. Gordon B. Hinckley, “The Church Goes Forward”, f. 6.

  77. Gordon B. Hinckley, “Stand Strong against the Wiles of the World”, Ensign, nëntor 1995, f. 100.

  78. Letër e Presidencës së Parë, 11 shkurt 1999, në “Policies, Announcements, and Appointments”, Ensign, qershor 1999, f. 80. Për më shumë mbi këtë temë, shihni kapitujt 10 dhe 11.

  79. Gordon B. Hinckley, “Converts and Young Men”, Ensign, maj 1997, f. 47. Për më shumë mbi këtë temë, shihni kapitullin 22.

  80. Jeffrey R. Holland, “Abide in Me”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 31.

  81. Gordon B. Hinckley, në Sheri L. Dew, Go Forward with Faith, f. 325.

  82. Teachings of Gordon B. Hinckley, f. 629.

  83. Shih Gordon B. Hinckley, “Some Thoughts on Temples, Retention of Converts, and Missionary Service”, Ensign, nëntor 1997, f. 49–50.

  84. Gordon B. Hinckley, “The Quorum of the First Presidency”, Ensign, dhjetor 2005, f. 50.

  85. Gordon B. Hinckley, “New Temples to Provide ‘Crowning Blessings’ of the Gospel”, Ensign, maj 1998, f. 88. Për më shumë informacion rreth frymëzimit për të ndërtuar tempuj të vegjël, shihni kapitullin 23.

  86. Gordon B. Hinckley, “As We Gather Together”, Ensign, nëntor 1995, f. 4.

  87. Gordon B. Hinckley, “This Glorious Easter Morn”, f. 65.

  88. Gordon B. Hinckley, “This Great Millennial Year”, Ensign, nëntor 2000, f. 68–69.

  89. “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign, prill 2000, f. 2.

  90. Gordon B. Hinckley, “My Testimony”, Ensign, maj 2000, f. 69. Për më shumë mbi këtë temë, shihni kapitujt 8 dhe 24.

  91. Gordon B. Hinckley, “Concluding Remarks”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 103–104.

  92. Gordon B. Hinckley, “The Women in Our Lives”, Ensign ose Liahona, nëntor 2004, f. 82.

  93. Thomas S. Monson, “God Be with You Till We Meet Again”, In Memoriam: President Gordon B. Hinckley, 1910–2008, f. 30.

  94. Gordon B. Hinckley, “The Faith to Move Mountains”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 82.

  95. Gordon B. Hinckley, “Closing Remarks”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 108.

  96. Virginia H. Pearce, “A Daughter’s Tribute”, In Memoriam: President Gordon B. Hinckley, 1910–2008, f. 18–19.

  97. Gordon B. Hinckley, “What Is This Thing That Men Call Death?” In Memoriam: President Gordon B. Hinckley, 1910–2008, f. 32.