Rinia
Mirësevini në Programin e Përparimit Personal


Mirësevini në Programin e Përparimit Personal

Ju jeni një bijë e dashur e Atit Qiellor, e përgatitur të vini në tokë në këtë kohë të veçantë për një qëllim të shenjtë e të lavdishëm. Ju keni një përgjegjësi fisnike ta përdorni për mirë forcën dhe ndikimin tuaj. Ati juaj i përzemërt Qiellor ju ka bekuar me talente dhe aftësi që do t’ju ndihmojnë ta plotësoni misionin tuaj hyjnor. Kur ju të mësoni që t’i pranoni dhe të veproni sipas vlerave të Të Rejave në jetën tuaj, ju do të formoni zakone personale të lutjes, studimit të shkrimit të shenjtë, bindjes ndaj urdhërimeve dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Këto zakone personale të përditshme do ta forcojnë besimin tuaj tek Jezu Krishti dhe dëshminë për të. Ato do t’ju lejojnë gjithashtu të njihni e të zhvilloni dhuntitë tuaja unike.

Përdoreni gjithmonë ndikimin tuaj për të ngritur moralisht dhe bekuar familjen tuaj, të reja të tjera dhe të rinjtë me të cilët ju shoqëroheni. Nderoni grarinë, mbështesni priftërinë dhe mbani gjallë mëmësinë dhe atësinë besnike.

Ndërsa merrni pjesë në Programin e Përparimit Personal, ju bashkoheni me mijëra të reja të tjera që po përpiqen të vijnë tek Krishti dhe të “[qëndrojnë] si dëshmitar[e] të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet” (Mosia 18). Këshillohuni me prindërit tuaj dhe zgjidhni me lutje synime që do t’ju ndihmojnë të kultivoni tiparet femërore, të forconi dëshminë tuaj dhe të arrini potencialin tuaj hyjnor. Shfrytëzojeni me mençuri kohën tuaj tek Të Rejat duke u përgatitur për të marrë ordinancat e shenjta të tempullit, për t’u bërë një bashkëshorte e nënë besnike dhe për të forcuar shtëpinë e familjen tuaj.

Presidencia e Parë