Rinia
Natyra Hyjnore


Natyra Hyjnore

Të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore. … Duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë, diturisë vetkontroll, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmërinë, mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë (2 Pjetri 1:4–7).

Unë kam trashëguar cilësi hyjnore, të cilat do të përpiqem t’i zhvilloj.

Përvojat e Kërkuara për Vlerën

Plotësoni tre përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Cilat janë disa nga cilësitë hyjnore të një bije të Perëndisë? Lexoni “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (shih faqen 101); 2 Pjetri 1; Alma 7:23–24; dhe Doktrina e Besëlidhje 121:45. Me fjalët tuaja, renditni cilësitë hyjnore që diskutohen në materialet që keni lexuar. Mendoni se si mund të zbuloni e të zhvilloni secilën prej këtyre cilësive. Shënojini idetë tuaja në ditar.

  2. Si një e re juve jeni bekuar me cilësi hyjnore femërore. Shtoni kuptueshmërinë dhe vlerësimin tuaj për grarinë. Lexoni Fjalët e Urta 31:10–31 dhe dy biseda mbi grarinë nga një botim konference i revistave të Kishës. Shqyrtoni se çfarë thotë “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (shih faqe 101) mbi qenien bashkëshorte dhe nënë. Pastaj pyesni nënën tuaj ose një tjetër nënë që ju e admironi, se si mendon ajo, cilat janë tipare të rëndësishme për të qenë nënë. Renditini tiparet në ditarin tuaj. Pastaj zgjidhni një prej atyre tipareve dhe përpiquni ta zhvilloni atë. Pas dy javësh raportojani suksesin tuaj një prindi apo udhëheqësi.

  3. Përmirësojeni jetën në shtëpinë tuaj. Për dy javë bëni një përpjekje të veçantë për të forcuar marrëdhënien tuaj me një pjesëtar të familjes duke shfaqur dashuri përmes veprimeve tuaja. Përmbahuni nga gjykimi, kritika, apo të folurit me ashpërsi dhe kërkoni cilësi pozitive tek ai pjesëtar i familjes. Shkruani shënime nxitjeje, lutuni për këtë pjesëtar të familjes, gjeni mënyra për të qenë e dobishme dhe shpreheni me fjalë dashurinë tuaj. Ndani përvojat tuaja dhe cilësitë hyjnore që keni zbuluar me atë pjesëtar të familjes ose me një prind apo udhëheqës.

Përvoja të Tjera për Vlerën

Plotësoni tre përvoja të tjera për vlerën. Ju mund të përzgjidhni nga alternativat e mëposhtme ose të shkruani deri dy nga tuajat. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet t’i miratojë ato që shkruani vetë përpara se të filloni. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Mësoni përmendësh lutjet e sakramentit tek Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79. Gjatë sakramentit, dëgjoni me kujdes lutjet dhe mendoni se çfarë do të thotë të merrni mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe se si bërja e kësaj duhet të ndikojë tek veprimet dhe vendimet tuaja. Praktikoni mbajtjen e besëlidhjeve tuaja të pagëzimit. Filloni duke bërë çdo ditë diçka për të njohur dhe zhvilluar më tej cilësitë tuaja hyjnore dhe për t’ju ndihmuar që ta kujtoni gjithmonë Zotin Jezu Krisht. Pas dy javësh, shënojeni përvojën tuaj në ditarin tuaj.

  2. Bindja është një tipar i Shpëtimtarit. Përpiquni të jeni më e bindur ndaj prindërve tuaj. Lexoni Lluka 2:40–51 dhe Gjoni 6:38. Zhvilloni një model të bindjes ndërkohë që bëni një përpjekje të veçantë për t’i trajtuar prindërit tuaj me respekt dhe mirësi dhe bëni atë që ju kërkojnë prindërit, pa qenë e nevojshme t’ju kujtojnë. Pas dy javësh shënoni në ditarin tuaj se si qenia më e bindur ju motivoi të dëshironi të vazhdoni ta bëni këtë dhe se si ju ka ndihmuar juve të kuptoni natyrën tuaj hyjnore dhe rolet hyjnore të nënave dhe etërve.

  3. Zhvilloni cilësitë tuaja hyjnore. Lexoni Mateu 5:9; Gjoni 15:12; Galatasve 5:22–23; Kolosianëve 3:12–17; 1 Gjoni 4:21; dhe Moroni 7:44–48. Mësoni përmendësh vargun tuaj të parapëlqyer nga një prej këtyre fragmenteve. Dalloni cilësitë hyjnore të përmendura në të gjitha këto shkrime të shenjta dhe renditini ato në ditarin tuaj. Përzgjidhni një cilësi dhe për dy javë përpiquni ta bëni atë pjesë të jetës suaj të përditshme. Shënoni përparimin dhe përvojat tuaja në ditar.

  4. Mësoni përkufizimin e fjalës paqebërës. Pastaj gjeni dhe lexoni pesë shkrime të shenjta që japin mësim mbi paqebërësit. Bëhuni një shembull paqebërëseje në shtëpinë tuaj dhe në shkollë ndërkohë që përmbaheni nga kritikimi, ankimi, apo të folurit e ashpër me ose për të tjerët. Lutjuni çdo mëngjes dhe mbrëmje Atit Qiellor për ndihmë që ta bëni këtë. Pas dy javësh shkruani në ditarin tuaj çfarë zakonesh të reja dëshironi të zhvilloni, në ç’mënyrë të qenit paqebërëse është pjesë e natyrës suaj hyjnore dhe se si do të vazhdoni të jeni një paqebërëse.

Përvoja të Personalizuara për Vlerën

Projekt për Vlerën

Pasi të keni plotësuar gjashtë përvoja për vlerën e natyrës hyjnore, krijoni një projekt që do t’ju ndihmojë të praktikoni atë që keni mësuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje domethënëse që do të duhen të paktën dhjetë orë për ta përfunduar. Plot lutje kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë që të përzgjidhni një projekt kuptimplotë.

Prindi ose udhëheqësja juaj duhet ta miratojë projektin përpara se të filloni. Shkruani një vlerësim pasi ta përfundoni. Më poshtë janë disa ide për një projekt për vlerën.

  • Zhvilloni një aftësi që do të mund ta përdorni në shtëpinë tuaj të ardhshme, të tillë si gatimi, qepja, bërja e riparimeve, organizimi, apo arredimi i brendshëm. Mësojani atë aftësi dikujt dhe shpjegoni se si ngritja e një shtëpie rregulli (shih DeB 109:8) është një prej roleve tuaja hyjnore.

  • Për një periudhë të zgjatur kohe, shërbejini dikujt në nevojë, të tillë si një nëne të re, një personi me paaftësi, apo një personi të moshuar. Shënoni në ditarin tuaj se si shërbimi juaj ju ka ndihmuar të njihni natyrën hyjnore tek vetvetja dhe tek të tjerë.

  • Renditni tiparet dhe rolet hyjnore të grave siç mësohen tek “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (shih faqe 101) dhe zbatoni një projekt që ju ndihmon të mësoni më shumë mbi një prej këtyre roleve.

  • Duke përdorur një aftësi artistike apo mjeshtëri pune me dorë që keni mësuar, bëni diçka për shtëpinë tuaj të tashme ose të ardhshme. Shënoni në ditarin tuaj se si të qenit krijuese është pjesë e natyrës tuaj hyjnore dhe se si ndarja e krijimtarisë suaj i ka bekuar të tjerët.

  • Puna në harmoni me të tjerët është një tipar hyjnor (shihDeB 38:27). Zbatoni një projekt që do të nxisë unitetin në familjen tuaj të zgjeruar, në shkollën tuaj ose në komunitetin tuaj. Shënoni në ditarin tuaj se si mund të sillni ndryshim kur punoni në unitet me të tjerët.

Projekti im është:

Plani im për ta zbatuar projektin tim është:

Miratimi

Data e përafërt e përfundimit

Vlerësimi im për projektin është (përfshini se si u ndiet dhe se si u rrit kuptueshmëria juaj për natyrën hyjnore):

Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses

Data

Orët e shpenzuara