Rinia
Dija


Dija

Kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit (DeB 88:118).

Unë do të kërkoj vazhdimisht mundësi për të mësuar e për rritje.

Përvojat e Kërkuara për Vlerën

Plotësoni tre përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Mësoni mbi rëndësinë e fitimit të dijes duke lexuar Fjalët e Urta 1:5; 4:7; 2 Nefi 28:30; dhe Doktrina e Besëlidhje 88:78–80, 118; 90:15; 130:18–19; 131:6. Mendoni se përse ju duhet të fitoni dije dhe kuptueshmëri për mënyrën se si të zbatoni parimet e ungjillit në jetën tuaj të tashme e të ardhshme në shtëpi e familje. Shkruani në ditarin tuaj se çfarë keni mësuar mbi dijen dhe diskutojeni atë me një pjesëtar të familjes ose udhëheqëse të Të Rejave.

  2. Në ditarin tuaj rendisni talente që i keni dhe të tjerë që do t’ju pëlqente t’i zhvilloni. Lexoni Mateu 25:14–30. Mësoni një aftësi apo talent të ri që do t’ju ndihmojë të kujdeseni për vetë familjen apo shtëpinë tuaj të ardhshme (për shembull t’i bini pianos, të këndoni, të hartoni buxhet, të administroni kohën, të gatuani, të qepni, ose të kujdeseni për fëmijët). Ndani me familjen, klasën ose udhëheqësen tuaj të Të Rejave atë që keni mësuar.

  3. Mësoni përmendësh Nenin e Besimit numër trembëdhjetë dhe recitojani atë një prindi, një udhëheqëseje ose një të rrituri tjetër. Pastaj vizitoni një muze apo ekspozitë, ose merrni pjesë në një shfaqje me vallëzim, muzikë, fjalime, apo teatër. Duke përdorur si udhërrëfyes këtë nen të besimit, vlerësoni atë që patë e dëgjuat. Në ditarin tuaj shkruani mendimet tuaja mbi atë se si mund ta përdorni këtë nen besimi si udhërrëfyes për gjithçka bëni në mënyrë që Fryma e Shenjtë të jetë shoqëruesi juaj i vazhdueshëm. Ndajini ato mendime me një prind ose udhëheqëse.

Përvoja të Tjera për Vlerën

Plotësoni tre përvoja të tjera për vlerën. Ju mund të përzgjidhni nga alternativat e mëposhtme ose të shkruani deri dy nga tuajat. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet t’i miratojë ato që shkruani vetë përpara se të filloni. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Përzgjidhni një parim të ungjillit që do t’ju pëlqente ta kuptoni më mirë (për shembull besimi, pendimi, dashuria hyjnore, familjet e përjetshme, ose besëlidhjet e pagëzimit). Lexoni shkrime të shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme që lidhen me atë parim. Përgatisni një bisedë pesëminutëshe mbi atë temë dhe jepeni bisedën në një mbledhje sakramenti, në një mbledhje Të Rejash, familjes suaj, ose klasës suaj. Shënoni në ditar se si mund ta zbatoni në jetën tuaj këtë parim ungjilli.

  2. Mësoni për një lëmë pune ose shërbimi që ju intereson. Flisni me dikë që punon në atë fushë dhe gjeni se cilat janë përgjegjësitë e punës së atij personi, çfarë trajnimi apo arsimimi mori ai person për të bërë punën dhe çfarë kontributesh jep për shoqërinë puna e këtij personi. Shënojini gjetjet tuaja në ditarin tuaj.

  3. Mësoni përmendësh dy prej himneve tuaja të parapëlqyera nga libri i himneve. Mësoni modelin e saktë të drejtimit për himnet (shih Hymns, 383–385) dhe pastaj drejtojini ato të paktën dy herë në një mbrëmje familjare në shtëpi, në një mbledhje të Të Rejave ose mbledhje tjetër të Kishës, apo në seminar. Lexoni shkrimet e shenjta të renditura në fund të çdo himni.

  4. Në kampin e Të Rejave ju mësoni aftësi për ndihmën e parë, sigurinë, higjienën sanitare dhe mbijetesë. Shqyrtojini këto mësime në Young Women Camp Manual [Manualin tuaj të Kampit të Të Rejave] dhe shënoni në ditar se si mund t’i zbatoni ato në shtëpi për ta mbajtur të sigurt familjen tuaj. Krijoni një listë furnizimesh bazë që do t’i duhen familjes suaj në rast të një urgjence. Jepni një mësim në mbrëmjen familjare në shtëpi ose ndani me një udhëheqëse të Të Rejave se çfarë keni mësuar dhe çfarë aftësish të tjera do t’ju pëlqente të mësonit që të jeni e përgatitur për raste urgjencash.

Përvoja të Personalizuara për Vlerën

Projekt për Vlerën

Pasi të keni plotësuar gjashtë përvoja për vlerën e dijes, krijoni një projekt që do t’ju ndihmojë të praktikoni atë që keni mësuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje domethënëse që do të duhen të paktën dhjetë orë për ta përfunduar. Plot lutje kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë që të përzgjidhni një projekt kuptimplotë.

Prindi ose udhëheqësja juaj duhet ta miratojë projektin përpara se të filloni. Shkruani një vlerësim pasi ta përfundoni. Më poshtë janë disa ide për një projekt për vlerën.

  • Mësoni se si ta organizoni, ta pastroni dhe ta mirëmbani një shtëpi nga nëna juaj, gjyshja, ose një grua tjetër që admironi. Pastaj zbatoni atë që keni mësuar në shtëpinë tuaj.

  • Përgatituni për arsim më të lartë dhe për të marrë aftësi fitimprurëse duke mësuar mbi kërkesat për të hyrë në një universitet ose shkollë profesionale, bursat, pagesat për shkollim dhe shpenzime të tjera. Aplikoni për të hyrë kur të jetë e përshtatshme.

  • Lexoni Doktrina e Besëlidhje 89. Mendoni se çfarë mund të bëni për të qenë më e përgatitur fizikisht. Përmirësoni shëndetin tuaj duke krijuar dhe zbatuar një program të rregullt përgatitjeje fizike dhe duke mësuar të gatuani e të hani ushqim që është pjesë e një diete të shëndetshme.

  • Mësoni mbi kujdesin e duhur për veshjen, përfshirë si të lani, hekurosni dhe të bëni riparime e modifikime minimale. Zbatojini aftësitë që mësuat duke u kujdesur për veshjen tuaj.

  • Duke punuar me nënën tuaj, gjyshen ose një grua në lagjen apo degën tuaj, zotëroni një aftësi amvise që ajo ju mëson.

Projekti im është:

Plani im për ta zbatuar projektin tim është:

Miratimi

Data e përafërt e përfundimit

Vlerësimi im për projektin është (përfshini se si u ndiet dhe se si u rrit kuptueshmëria juaj për dijen):

Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses

Data

Orët e shpenzuara