Besimi
Besim nuk është që të kesh një njohuri të përsosur të gjërave; prandaj, në qoftë se keni besim, ju shpresoni për gjëra që nuk shihen, të cilat janë të vërteta (Alma 32:21).
Unë jam bijë e Atit Qiellor, i cili më do. Unë kam besim në planin i Tij të përjetshëm, që përqendrohet tek Jezu Krishti, Shpëtimtari im.
Përvojat e Kërkuara për Vlerën
Plotësoni tre përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.
Parimi i parë i ungjillit është besim në Zotin Jezu Krisht. Mësoni për besimin nga shkrimet e shenjta dhe profetët e gjallë. Lexoni Hebrenjve 11; Alma 32:17–43; Ethëri 12:6–22; dhe Joseph Smith—Historia 1:11–20. Lexoni dy biseda nga konferenca të përgjithshme mbi besimin. Ushtroni vetë besimin tuaj duke krijuar një zakon të lutjes në jetën tuaj. Filloni duke thënë rregullisht lutjet tuaja të mëngjesit dhe mbrëmjes. Pas tre javësh që ta keni ndjekur këtë model, diskutoni me një prind ose udhëheqës se çfarë keni mësuar për besimin dhe se si lutja personale e përditshme e ka forcuar besimin tuaj. Në ditar shprehni ndjenjat tuaja mbi besimin dhe lutjen.
Zbuloni parimet e besimit të dhëna mësim nga nënat e ushtarëve të rinj të Helamanit. Lexoni Alma 56:45–48 dhe 57:21. Shqyrtoni se çfarë thotë “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (shih faqe 101) mbi rolin e nënës. Me një nënë, gjyshe ose udhëheqëse, diskutoni cilësitë që i duhen një gruaje për të mësuar fëmijët që të kenë besim dhe t’i mbështesin vendimet e tyre mbi të vërtetat e ungjillit. Si mund t’ju ndihmojnë këto parime në jetën tuaj sot dhe që të përgatiteni të jeni një grua, bashkëshorte dhe nënë besnike? Shënojini mendimet dhe ndjenjat tuaja në ditar.
Jeta sipas parimeve të ungjillit kërkon besim. Lexoni mbi besimin në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta ose tek Të Vërtetë ndaj Besimit. Besimi tek Shpëtimtari Jezu Krisht çon në veprim. Zgjidhni një parim të tillë si lutja, e dhjeta, agjërimi, pendimi, ose mbajtja e shenjtë e ditës së Shabatit. Në vetë shtëpinë tuaj ose një mjedis tjetër, planifikoni dhe paraqisni një mësim për mbrëmje familjare në shtëpi mbi mënyrën se si besimi ju ndihmon ta jetoni atë parim të ungjillit. Nëse është e mundur, kërkojini një pjesëtari të familjes të ndajë një përvojë që ka forcuar besimin e tij apo të saj. Ndani gjithashtu vetë përvojën tuaj. Në ditarin tuaj shkruani një prej këtyre përvojave dhe përshkruani ndjenjat tuaja rreth besimit.
Përvoja të Tjera për Vlerën
Plotësoni tre përvoja të tjera për vlerën. Ju mund të përzgjidhni nga alternativat e mëposhtme ose të shkruani deri dy nga tuajat. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet t’i miratojë ato që shkruani vetë përpara se të filloni. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.
Mësoni më shumë rreth sakramentit. Lexoni mbi Darkën e Fundit tek Mateu 26:26–28; Marku 14:22–24; dhe Lluka 22:17–20. Krijoni një model të meditimit gjatë sakramentit duke dëgjuar me kujdes himnin dhe lutjet e sakramentit. Mendoni se përse marrim bukën dhe ujin. Pas tre javësh që e ndiqni këtë model, shkruani në ditarin tuaj disa nga premtimet që bëni kur merrni sakramentin dhe kujtoni besëlidhjet tuaja të pagëzimit si dhe çfarë bëni për t’i mbajtur ato premtime. Shënoni në ditar se si kuptueshmëria juaj për këto premtime ju ka forcuar besimin tek Shpëtimtari.
Shtojeni kuptueshmërinë tuaj për Shlyerjen e Jezu Krishtit duke lexuar Isaia 53:3–12; Gjoni 3:16–17; Romakëve 5; 2 Nefi 9:6–7, 21–26; Alma 7:11–13; 34:8–17; dhe Doktrina e Besëlidhje 19:15–20. Në ditar shkruani ndjenjat tuaja për Shpëtimtarin dhe çfarë ka bërë Ai për ju. Ndani ndjenjat tuaja në një mbledhje dëshmie.
Shtoni kuptueshmërinë tuaj për planin e shpëtimit. Burime për studim përfshijnë 1 Korintasve 15:22; Zbulesa 12:7–9; 2 Nefi 9:1–28; 11:4–7; Doktrina e Besëlidhje 76:50–113; 93:33–34; Moisiu 4:1–4; dhe Abrahami 3:24–27. Vizatoni ose merrni një figurë që paraqet planin e shpëtimit, përfshirë ekzistencën paralindjes, lindjen, jetën në vdekshmëri, vdekjen, gjykimin dhe jetën pas gjykimit. Duke përdorur këtë figurë, ia shpjegoni planin e shpëtimit klasës suaj, familjes suaj, ose një shoqeje. Diskutoni se si njohuria për planin ndikon tek veprimet tuaja, ju ndihmon të kuptoni identitetin tuaj dhe ka forcuar besimin tuaj.
Zoti na ka urdhëruar të paguajmë të dhjetën. Lexoni Doktrina e Besëlidhje 119 dhe Malakia 3:8–12. Meqë bindja ndaj ligjit të së dhjetës është një provë e besimit tuaj, paguani një të dhjetë të plotë. Pas tre muajsh shënoni në ditarin tuaj se si pagesa e së dhjetës e ka ndihmuar të rritet besimin tuaj. Renditni bekimet në jetën tuaj, si të mëdha edhe të vogla, që kanë ardhur për shkak të besimit tuaj tek parimi i së dhjetës.
Përvoja të Personalizuara për Vlerën
Projekt për Vlerën
Pasi të keni plotësuar gjashtë përvoja për vlerën e besimit, krijoni një projekt që do t’ju ndihmojë të praktikoni atë që keni mësuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje domethënëse që do të duhen të paktën dhjetë orë për ta përfunduar. Plot lutje kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë që të përzgjidhni një projekt kuptimplotë.
Prindi ose udhëheqësja juaj duhet ta miratojë projektin përpara se të filloni. Shkruani një vlerësim pasi ta përfundoni. Më poshtë janë disa ide për një projekt për vlerën.
Mësoni përmendësh “Krishti i Gjallë” (shih faqen 102). Ndërsa e bëni, mendoni mbi ndikimin e Shpëtimtarit në jetën tuaj dhe se si është rritur besimi juaj tek Ai. Praktikoni ndjekjen e shembullit të Shpëtimtarit.
Lexoni Alma 32:28–43. Mendoni për besimin si një farë ndërkohë që ndihmoni për ta mbjellë, për t’u kujdesur e për ta vjelë një kopsht me perime. Shënoni në ditarin tuaj se si mund ta ushqeni, të kujdeseni e ta forconi besimin tuaj.
Ndiqni një klasë historie familjare në lagjen ose degën tuaj. Mblidhni ndodhì të vërteta të të afërmve tuaj apo të të tjerëve që kanë shfaqur besim, ose intervistoni një pjesëtar të familjes apo të tjerë dhe shënoni ndodhitë e tyre.
Përshkruani bekimin e besimit duke shkruar një tregim, poezi ose këngë origjinale, apo duke plotësuar një projekt artesh pamore që ilustron besimin tuaj tek Jezu Krishti.
Projekti im është:
Plani im për ta zbatuar projektin tim është:
Miratimi
Data e përafërt e përfundimit
Vlerësimi im për projektin është (përfshini se si u ndiet dhe se si u rrit kuptueshmëria juaj për besimin):
Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses
Data
Orët e shpenzuara