Vlera Individuale
Kujtoni që vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë (DeB 18:10).
Unë kam vlerë të pafundme me vetë misionin tim hyjnor, të cilin do të përpiqem ta përmbush.
Përvojat e Kërkuara për Vlerën
Plotësoni tre përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.
Ti je një bijë e Atit Qiellor, i cili të njeh dhe të do. Lexoni Psalmeve 8:4–6; Jeremia 1:5; Gjoni 13:34; Doktrina e Besëlidhje 18:10; Abrahami 3:22–23; dhe Joseph Smith—Historia 1:1–20. Shkruani në ditarin tuaj se si këto shkrime të shenjta ju mësojnë se Ati Qiellor ju njeh, ju do dhe kujtohet për ju.
Mësoni mbi rëndësinë e bekimeve patriarkale duke studiuar mbi to në Të Vërtetë ndaj Besimit dhe biseda të konferencave të fundit. Mësoni se përse jepen ato dhe cili mund t’i japë ato. Diskutoni me një prind apo udhëheqës të Kishës se si të përgatiteni për të marrë një bekim patriarkal dhe se si ai mund t’ju mësojë mbi vlerën e identitetin tuaj dhe të jetë një udhërrëfyes gjatë tërë jetës suaj. Nëse nuk e keni marrë ende bekimin tuaj, përgatituni për ta marrë atë.
Lexoni Doktrina e Besëlidhje 18:10 dhe 121:45. Bëni gjithçka mundeni për të frymëzuar të tjerë dhe për t’i bërë ta ndiejnë se kanë vlera. Çdo ditë për dy javë vini re cilësi dhe tipare plot vlera të të tjerëve. Pranojini ato me fjalë ose me shkrim. Në ditarin tuaj shkruani se çfarë keni mësuar mbi vlerën e individëve dhe se si vetë besimi juaj tek vetja rritet kur frymëzoni të tjerët.
Përvoja të Tjera për Vlerën
Plotësoni tre përvoja të tjera për vlerën. Ju mund të përzgjidhni nga alternativat e mëposhtme ose të shkruani deri dy nga tuajat. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet t’i miratojë ato që shkruani vetë përpara se të filloni. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.
Ju po përgatiteni tani të përmbushni një mision unik në tokë. Lexoni Doktrina e Besëlidhje 88:119. Në ditarin tuaj bëni një listë të shpresave dhe ëndrrave tuaja për shtëpinë, familjen dhe arsimimin tuaj të ardhshëm dhe disa gjëra të rëndësishme që juve do t’ju pëlqente të përmbushnit në jetën tuaj, përfshirë bërjen bashkëshorte dhe nënë. Pastaj shkruani një plan që do t’ju ndihmojë të arrini synimet tuaja. Ndajeni këtë plan me një pjesëtar të familjes, udhëheqës ose shoqe.
Merrni pjesë në një shfaqje vallëzimi, fjalimesh, muzike, ose teatri në shkollë, në komunitetin tuaj, ose në kishë. Si i forcoi pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet ndjenjat tuaja të vlerës individuale dhe besimit tek vetvetja? Shënojini mendimet tuaja në ditarin tuaj.
Kur merrni pjesë në historinë familjare, arrini të kuptoni identitetin tuaj dhe vlerën individuale. Vizitoni të afërm tuaj të gjallë për të mësuar sa më shumë informacion mbi historinë tuaj familjare që të jetë e mundur. Pastaj plotësoni një tabelë prejardhjeje të familjes suaj dhe rendisni ordinancat e tempullit që janë kryer për secilin person.
Ati Qiellor ju ka dhënë dhunti të veçanta. Lexoni 1 Korintasve 12:4–12; 13; Moroni 7:12–13; 10:8–18; dhe Doktrina e Besëlidhje 46:11–26. Kërkojini një pjesëtari të familjes, një udhëheqëseje të Të Rejave dhe një shoqeje të shkruajë cilësi pozitive që Zoti ju ka dhënë juve. Renditini dhuntitë tuaja në ditar dhe shkruani se si ju mund të vazhdoni t’i zhvilloni këto dhunti e t’i përdorni ato për t’i shërbyer familjes suaj dhe të tjerëve.
Përvoja të Personalizuara për Vlerën
Projekt për Vlerën
Pasi të keni plotësuar gjashtë përvoja për vlerën e vlerës individuale, krijoni një projekt që do t’ju ndihmojë të praktikoni atë që keni mësuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje domethënëse që do të duhen të paktën dhjetë orë për ta përfunduar. Plot lutje kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë që të përzgjidhni një projekt kuptimplotë.
Prindi ose udhëheqësja juaj duhet ta miratojë projektin përpara se të filloni. Shkruani një vlerësim pasi ta përfundoni. Më poshtë janë disa ide për një projekt për vlerën.
Ju keni një mision unik dhe hyjnor për ta kryer në tokë dhe jeni bekuar me talente për ta përmbushur këtë mision. Ndërkohë që plotësoni një prej projekteve në vijim, ju do të dëshmoni vlerën dhe kontributin e të tjerëve dhe do të shihni gjithashtu ndikimin që ju mund të keni në jetën e të tjerëve. Shprehini mirënjohjen tuaj atyre me të cilët punoni dhe shënojini përvojat tuaja në ditar.
Hartoni historinë tuaj personale ose të familjes duke përdorur shënime ditari, fotografi dhe shkresa të rëndësishme.
Ndani një prej dhuntive tuaja duke udhëzuar apo duke u kujdesur për dikë në një lëndë akademike, muzikë, sport ose një aftësi artistike.
Zbatoni një projekt për të përmirësuar gjendjen e jetesës të dikujt në nevojë.
Drejtoni ose merrni pjesë në një kor të rinjsh, një pjesë teatrale, shfaqje talentesh, ose një ekspozitë artesh.
Mësoni një aftësi fitimprurëse që do të mund t’ju ndihmonte në një punësim të tashëm ose të ardhshëm.
Projekti im është:
Plani im për ta zbatuar projektin tim është:
Miratimi
Data e përafërt e përfundimit
Vlerësimi im për projektin është (përfshini se si u ndiet dhe se si u rrit kuptueshmëria juaj për vlerën individuale):
Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses
Data
Orët e shpenzuara