Rinia
Çfarë të Bëj Kur të Përmbush Përparimin Personal?


Çfarë të Bëj Kur të Përmbush Përparimin Personal?

Përmbushja e programit të Përparimit Personal është një hap domethënës për forcimin e besimit e të dëshmisë suaj dhe për përgatitjen për besëlidhjet e tempullit. Ju keni mësuar se si të merrni zotime, t’i zbatoni ato dhe të raportoni përparimin tuaj. Ky proces duhet të vazhdojë ndërsa qëndroni në shtegun drejt tempullit dhe vazhdoni të zhvilloni cilësi që do t’ju ndihmojnë gjatë tërë jetës suaj. Ju mund ta vazhdoni përparimin tuaj duke fituar një Bletë Nderi ose duke filluar sërish Përparimin Personal.

Fitoni një Bletë Nderi

bletë nderi

Varësja Bleta e Nderit iu është dhënë historikisht të rejave që kanë qenë të gatshme të bënin më shumë ngasa kërkohej. Për të vazhduar përparimin tuaj, ju mund të fitoni një Bletë Nderi që do të shoqëronte medaljen tuaj të Njohjes së Të Rejave. Ju mund të fitoni një varëse Bletë Nderi pasi të përmbushni të dy kërkesat në vijim:

  1. Lexoni Librin e Mormonit përsëri. Një zakon i përditshëm i studimit të shkrimit të shenjtë do ta forcojë besimin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të merrni frymëzim dhe udhëheqje personale gjatë gjithë jetës suaj. Nëse ju lexoni vetëm pesë minuta çdo ditë, ju mund ta përfundoni të gjithë Librin e Mormonit për një vit.

  2. Shërbejuni të tjerëve për një total prej 40 orësh. Ku është e mundur, disa prej këtyre orëve duhet të përfshijnë këshillimin e një tjetre të re për Përparimin e saj Personal. Kjo duhet të bëhet nën drejtimin e presidencisë së Të Rejave të lagjes ose degës. Kur të ndihmoni një të re tjetër, ju mund të dëshironi:

    • Të jeni shoqja e saj.

    • Të jeni shembull i një bije të drejtë të Perëndisë.

    • Ta nxitni atë të punojë me prindërit e saj që të përzgjedhë përvoja dhe projekte të përshtatshme për vlerat.

    • Ta ndihmoni atë të vijojë me përvojat dhe projektet për vlerat.

    • Ta ndihmoni atë të mbajë shënim mbi përvojat dhe projektet për vlerat.

    • Ta ndihmoni atë të kuptojë parimet e ungjillit që mësojnë përvojat dhe projektet për vlerat.

    • Ta nxisni atë të lexojë Librin e Mormonit dhe të diskutoni me të atë që po lexon.

    • Ta nxisni atë të ndajë përvojat dhe projektet për vlerat me familjen e saj.

Fillojeni Sërish Përparimin Personal

Ju mund ta filloni sërish të gjithë programin e Përparimit Personal dhe të fitoni një medalje të dytë të Njohjes së Të Rejave.