Virtyti
Kush do të gjejë një grua … të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve (Fjalët e Urta 31:10).
Unë do të përgatitem që të hyj në tempull dhe që të mbetem e pastër moralisht dhe e denjë.
Mendimet dhe veprimet e mia do të bazohen në standarde të larta morale.
Përvojat e Kërkuara për Vlerën
Plotësoni katër përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.
-
Virtyti është një formë e mendimit dhe e sjelljes e bazuar në standarde të larta morale. Ai përfshin dëlirësinë dhe pastërtinë morale. Fuqia për të krijuar jetë të vdekshme është një fuqi e ekzaltuar që Perëndia u ka dhënë fëmijëve të Tij. Ai ka urdhëruar që kjo fuqi të përdoret vetëm midis një burri dhe një gruaje, ligjërisht të martuar si bashkëshort e bashkëshorte. Studioni kuptimin dhe rëndësinë e dëlirësisë dhe virtytit duke lexuar Jakobi [LiM] 2:28; “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (shih faqe 101) dhe seksionin për pastërtinë seksuale tek broshura Për Forcën e Rinisë. Lexoni gjithashtu Nenin e Besimit numër trembëdhjetë dhe Fjalët e Urta 31:10–31. Në ditarin tuaj shkruani bekimet e premtuara për qenien të pastër e të virtytshëm seksualisht dhe zotimin tuaj për të qenë e dëlirë.
-
Jetesa e virtytshme “në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet” ju cilëson për shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë. Kur pagëzoheni dhe konfirmoheni, juve ju jepet dhurata e Frymës së Shenjtë për të udhëhequr gjithë aspektet e jetës suaj. Meqë Fryma e Shenjtë nuk banon në tabernakuj të papastër, jetesa e një jete të virtytshme është një domosdoshmëri për të pasur shoqërimin e Frymës së Shenjtë dhe për të marrë bekimet e ordinancave të tempullit. Lexoni referencat vijuese nga shkrimi i shenjtë dhe dalloni bekimet e premtuara: Gjoni 14:26–27; 15:26; 2 Nefi 32:1–5; dhe Doktrina e Besëlidhje 45:57–59; 88:3–4; 121:45–46. Në ditarin tuaj shënoni se çfarë keni mësuar dhe shkruani për një kohë kur keni ndier udhëheqjen e Frymës së Shenjtë.
-
Përgatituni të jeni e denjë për të hyrë në tempull dhe për të marrë pjesë në ordinancat e tempullit. Lexoni Alma, kapitulli 5. Bëni një listë të pyetjeve që bën Alma. Përgjigjjuni pyetjeve për vete dhe bëni një listë të gjërave që ju mund dhe do të bëni për t’u përgatitur për të qenë e dëlirë dhe e denjë për të hyrë në tempull si dhe për të marrë gjithë bekimet që Ati ynë Qiellor u ka premtuar bijave të Tij të dashura.
-
Për shkak se Shpëtimtari ju do dhe e ka dhënë jetën e Tij për juve, ju mund të pendoheni. Pendimi është një akt besimi tek Jezu Krishti. Lexoni Moroni 10:32–33, librin e Enosit dhe seksionin e pendimit tek broshura Për Forcën e Rinisë. Sakrifica shlyese e Shpëtimtarit e ka bërë të mundur që juve t’ju falen mëkatet tuaja. Lexoni lutjet e sakramentit tek Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79. Vendosni ta merrni denjësisht sakramentin çdo javë dhe ta mbushni jetën tuaj me aktivitete të virtytshme që do të sjellin fuqi shpirtërore. Kur ta bëni këtë, ju do të bëheni më e fortë në aftësinë tuaj për t’i bërë ballë tundimit, për të mbajtur urdhërimet dhe për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti. Vendosni se çfarë mund të bëni çdo ditë për të mbetur e pastër moralisht dhe e denjë dhe shkruajeni planin tuaj në ditarin tuaj.
Projekt për Vlerën
Ju mund ta filloni në çfarëdo kohe projektin e kërkuar për vlerën.
Shpëtimtari zgjodhi të jetonte një jetë të virtytshme. Ndiqni këshillimin e Tij “mëso nga unë” (DeB 19:23) duke e lexuar të tërë Librin e Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Përqasini shkrimet e shenjta me jetën dhe rrethanat tuaja. Ndërkohë që lexoni, shënojini rregullisht mendimet tuaja në ditar. Vini re shembullin e Shpëtimtarit. Çfarë bëri Ai dhe ata që e ndoqën Atë për të jetuar jetë të virtytshme? Në përfundim të leximit tuaj, shënoni dëshminë tuaj.
“Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i besimit tonë, dhe se një njeri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër” (Jozef Smith, në parathënien e Librit të Mormonit).
Dëshmia Ime për Librin e Mormonit
“Dhe kur ju t’i merrni këto gjëra, unë do t’ju këshilloja që të pyesni Perëndinë, Atin e Amshuar, në emrin e Krishtit, në qoftë se këto gjëra nuk janë të vërteta; dhe në qoftë se ju do të kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht, ai do t’ju tregojë të vërtetën, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë” (Moroni 10:4).
Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses
Data
Orët e shpenzuara