Të Rejat
Motoja dhe Logoja
Motoja e Të Rejave është të “qëndrojnë për të vërtetën dhe drejtësinë”. Logoja e Të Rejave është një pishtar i rrethuar nga motoja e Të Rejave. Pishtari përfaqëson dritën e Krishtit, që i fton të gjithë të “[vijnë] te Krishti” (Moroni 10:32). Ai i fton të gjitha të rejat të marrin një zotim që të shndrisë drita e tyre duke qenë shembull dhe duke mbetur të denja për të bërë e mbajtur besëlidhjet e shenjta dhe për të marrë ordinancat e tempullit.
“Ngrihuni e shkëlqeni, që drita juaj të mund të jetë një flamur për kombet” (DeB 115:5).