Integriteti
Deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime (Jobi 27:5).
Unë do të kem kurajën morale që veprimet e mia të përputhen me dijeninë time për të drejtën dhe të gabuarën.
Përvojat e Kërkuara për Vlerën
Plotësoni tre përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.
Integriteti është gatishmëria dhe dëshira për të jetuar sipas besimeve dhe standardeve tona. Lexoni Moroni 10:30–33 dhe mendoni se çfarë do të thotë “i mohoni vetes çdo ligësi”. Lexoni broshurën Për Forcën e Rinisë. Arsyetoni se si standardet e Zotit ndryshojnë nga standardet e botës. Shënoni në ditarin tuaj standarde të përshtatshme për sjelljen, veshjen dhe bisedimin, si dhe për letërsinë, filmat, televizionin, internetin, muzikën, telefonat celularë dhe mjete informimi të tjera. Gjithashtu shkruani planin tuaj për të qëndruar moralisht e pastër dhe e denjë për të shkuar në tempull. Pasi të mbani standardet tuaja për të paktën një muaj, shënoni ndjenjat tuaja në ditar dhe vazhdoni të mbani zotimin tuaj.
Zhvilloni një vetëvlerësim për integritetin tuaj personal. Bëjini vetes pyetjet e mëposhtme: A i shmang unë thashethemet, shakatë e pavenda, sharjet e blasfeminë dhe qenien mendjelehtë për tema të shenjta? A jam plotësisht e sinqertë, e pastër moralisht, e ndershme, e sigurt dhe që meritoj besim në mësimet e mia në shkollë dhe aktivitete të tjera? Lutuni çdo ditë për forcë dhe për udhëheqjen e Frymës së Shenjtë për t’ju ndihmuar të jetoni me integritet. Shkruani në ditarin tuaj gjërat që mund të bëni për të përmirësuar integritetin tuaj personal dhe të paktën një zakon të ri që dëshironi të zhvilloni.
Shpëtimtari është shembulli i përkryer i integritetit; Ai e bëri atë që i premtoi Atit se do ta bënte. Lexoni 3 Nefi 11: 10–11. Studioni jetën e individëve të tjerë në shkrimet e shenjta që jetuan me integritet. Lexoni Zanafilla 39; librin e Esterit; Jobi 2:3; 27:3–6; Danieli 3 dhe 6; Veprat e Apostujve 26; Doktrina e Besëlidhje 124:15; dhe Joseph Smith—Historia 1:21–25. Në ditarin tuaj dalloni mënyra se si shfaqën integritet këta njerëz. Mendoni për një kohë kur patët kurajë të shfaqnit integritet, veçanërisht kur nuk qe e lehtë apo e përhapur. Ndani përvojën dhe ndjenjat tuaja për këtë në një mbledhje dëshmish, mësim, ose me një prind apo udhëheqës.
Përvoja të Tjera për Vlerën
Plotësoni tre përvoja të tjera për vlerën. Ju mund të përzgjidhni nga alternativat e mëposhtme ose të shkruani deri dy nga tuajat. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet t’i miratojë ato që shkruani vetë përpara se të filloni. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.
Shihni fjalën integritet moral në një fjalor. Intervistoni nënën tuaj, gjyshen, ose një tjetër grua që e respektoni për kuptueshmërinë dhe zbatimin prej saj të kësaj fjale. Bëni një listë të mënyrave se si mund t’i përputhni veprimet tuaja me dijen tuaj për të mirën e të keqen dhe shënoni në ditarin tuaj çfarë do të thotë për ju të keni integritet.
Mësoni për qëndrimin si dëshmitare. Lexoni Mosia 18:9. Pastaj shënoni në ditarin tuaj se si juve personalisht mund “të qëndroni si [dëshmitare e] Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet”. Zgjidhni një sjellje personale që duhet ta përmirësoni që të mund të jeni një shembull më i mirë. Zhvilloni integritetin në jetën tuaj ndërkohë që praktikoni sjelljen e re për tre javë. Shënojeni përparimin tuaj në ditar.
Të jetuarit e ligjit të agjërimit është një mundësi për të praktikuar integritet. Në një të diel të caktuar për agjërim, hiqni dorë nga ushqimi dhe pija për dy vakte ushqimi të njëpasnjëshme dhe kontribuoni në ofertën e agjërimit të familjes suaj. Mbani në mendje një qëllim të veçantë ndërkohë që agjëroni. Ju mund të agjëroni për një shok/shoqe të sëmurë, për të mposhtur një ves të keq, për të fituar një bekim të veçantë për veten ose dikë tjetër, ose për të dhënë falënderime. Fillojeni dhe mbylleni agjërimin tuaj me një lutje.
Rendisni çështje, prirje dhe probleme që dobësojnë familjen. Lexoni mesazhin e Presidencisë së Parë në faqen 1 të këtij libri, “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (shih faqe 101) dhe seksionin për familjen tek broshura Për Forcën e Rinisë. Pastaj kërkoni në revista të Kishës këshillën e atyre që ne i mbështesim si profetë, shikues e zbulues. Shkruani në ditar planin tuaj për të forcuar familjen tuaj të tanishme dhe vlerat e traditat që dëshironi të krijoni në familjen tuaj të ardhshme.
Përvoja të Personalizuara për Vlerën
Projekt për Vlerën
Pasi të keni plotësuar gjashtë përvoja për vlerën e integritetit, krijoni një projekt që do t’ju ndihmojë të praktikoni atë që keni mësuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje domethënëse që do të duhen të paktën dhjetë orë për ta përfunduar. Plot lutje kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë që të përzgjidhni një projekt kuptimplotë.
Prindi ose udhëheqësja juaj duhet ta miratojë projektin përpara se të filloni. Shkruani një vlerësim pasi ta përfundoni. Më poshtë janë disa ide për një projekt për vlerën.
Shënoni shembuj të mënyrave se si pjesëtarë të familjes kanë shfaqur cilësinë e integritetit në jetën e tyre.
Të kesh integritet do të thotë të mbash zotimet e tua. Dalloni dhe mbani zotimet tuaja ndaj të tjerëve ndërkohë që merrni pjesë si pjesëtare e një grupi apo organizate ose në një pozicion udhëheqëseje në shkollën ose komunitetin tuaj.
Duke përdorur 1 Timoteut 4:12 si udhërrëfyes për juve, organizoni dhe zbatoni një aktivitet që do t’ju ndihmojë të praktikoni qenien “shembull për besimtarët”.
Bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve të tempullit kërkon integritet. Përgatituni për të bërë besëlidhje të tempullit duke përgatitur dhe veshur një artikull veshjeje që përputhet me standardet e veshjes së thjeshtë siç shpjegohet në broshurën Për Forcën e Rinisë dhe në fjalët e profetëve të gjallë.
Në biseda të dhëna nga Autoritetet e Përgjithshme, bëni kërkime për temat e integritetit dhe ndershmërisë. Mësoni se përse këto parime janë vendimtare për lumturinë tuaj dhe përgatitjen për tempull. Krijoni një objekt (të tillë si një figurë, një bllok me citate, ose një artikull të thurur me dorë) që do t’ju kujtojë çdo ditë për zotimin tuaj që të jeni e ndershme dhe e vërtetë në të gjitha kohët dhe të njiheni për integritetin tuaj personal.
Projekti im është:
Plani im për ta zbatuar projektin tim është:
Miratimi
Data e përafërt e përfundimit
Vlerësimi im për projektin është (përfshini se si u ndiet dhe se si u rrit kuptueshmëria juaj për integritetin):
Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses
Data
Orët e shpenzuara