Rinia
Klasat dhe Simbolet e Të Rejave


Të Rejat
Klasat dhe Simbolet

Kosherja, moshat 12 dhe 13 vjeç

Kosherja qe një simbol i harmonisë, bashkëpunimit dhe punës për pionierët e hershëm të Kishës. Kosherja qe edhe emri i parë me të cilin u bënë të njohura të rejat. Pjesëtaret e kosheres sot mësojnë të punojnë së bashku në bashkëpunim dhe harmoni, ndërsa forcojnë besimin e tyre tek Jezu Krishti dhe përgatiten të qëndrojnë për të vërtetën dhe drejtësinë. Kjo është një kohë për t’u “[ngritur] e [shkëlqyer]” (DeB 115:5).

MIA-MEID, moshat 14 dhe 15 vjeç

Emri Mia-Meid i referohet historikisht Mutual Improvement Association [Shoqatës së Përmirësimit të Ndërsjellë], që pranoi emblemën e trëndafilit si një simbol të dashurisë, besimit dhe pastërtisë morale. Pjesëtaret e Mia-Meid sot mësojnë për dashurinë, besimin dhe pastërtinë morale ndërkohë që forcojnë dëshminë e tyre dhe pranojnë e veprojnë sipas vlerave të Të Rejave.

Dafina, moshat 16 dhe 17 vjeç

Për shekuj, kurora e dafinës ka qenë një kurorë e thurur me gjethe të pemës së dafinës. Ajo i jepet dikujt që përfundon një arritje domethënëse si simbol nderimi dhe përmbushjeje. Anëtaret e Dafinës sot po përfundojnë përgatitjet e tyre për të bërë e mbajtur besëlidhjet e shenjta dhe për të marrë ordinancat e tempullit.