Rinia
Zgjedhja dhe Përgjegjshmëria


Zgjedhja dhe Përgjegjshmëria

Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni, … sa për mua dhe për shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit (Jozueu 24:15).

Unë do të zgjedh të mirën mbi të keqen dhe do të pranoj përgjegjësinë për vendimet e mia.

Përvojat e Kërkuara për Vlerën

Plotësoni tre përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Një bijë e Perëndisë mund të marrë vendime të mençura dhe të zgjidhë probleme. Lexoni 1 Nefi 15:8; 2 Nefi 32:3; Alma 34:19–27; Ethëri 2–3; dhe Doktrina e Besëlidhje 9:7–9. Ndiqni një model të lutjes dhe studimit të rregullt të shkrimit të shenjtë për të marrë ndihmë gjatë marrjes së vendimeve personale të tilla si zgjedhjes së një shoqeje të mirë, të qenit e sjellshme me të tjerët, zgjimit në kohë, ose vendime të tjera. Diskutoni me një prind ose udhëheqëse se si lutja dhe studimi i rregullt i shkrimit të shenjtë ju ndihmoi të merrni vendime të sakta.

  2. Lexoni broshurën Për Forcën e Rinisë. Rendisni në ditarin tuaj çdo standard të sjelljes së drejtë që skicon broshura dhe shënoni pse është e rëndësishme të zgjedhësh të jetosh ato standarde. Praktikoni jetesën sipas standardeve të drejta duke zgjedhur tre standarde në të cilat keni nevojë të përmirësoheni. Ju mund të zgjidhni të jeni më përzgjedhëse kundrejt televizionit, muzikës, librave apo mjeteve të tjera të informimit, ose ju mund të përmirësoni thjeshtësinë, mënyrën e shprehjes, ose ndershmërinë tuaj. Pas tre javësh ndani përparimin tuaj me familjen, klasën ose udhëheqësen tuaj.

  3. Zgjedhja e lirë, ose aftësia për të zgjedhur është një nga dhuratat më të mëdha të Perëndisë për fëmijët e Tij. Lexoni mbi zgjedhjen e lirë tek Jozueu 24:15; 2 Nefi 2; dhe Doktrina e Besëlidhje 82:2–10. Me një prind ose udhëheqës, diskutoni bekimet dhe përgjegjësitë e zgjedhjes së lirë. Shënoni në ditarin tuaj kuptueshmërinë tuaj për zgjedhjen e lirë dhe pasojat e zgjedhjeve dhe veprimeve.

Përvoja të Tjera për Vlerën

Plotësoni tre përvoja të tjera për vlerën. Ju mund të përzgjidhni nga alternativat e mëposhtme ose të shkruani deri dy nga tuajat. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet t’i miratojë ato që shkruani vetë përpara se të filloni. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Lexoni mbi pendimin tek Isaia 1:18; Alma 26:22; 34:30–35; Moroni 8:25–26; dhe Doktrina e Besëlidhje 19:15–20; 58:42–43. Shënoni në ditarin tuaj se çfarë do të thotë pendimi për ju. Studioni procesin e pendimit, lutuni për udhërrëfim dhe zbatoni parimet e pendimit në jetën tuaj.

  2. Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e drejta. Me një prind, udhëheqës, ose shoqe, mësoni më shumë mbi Frymën e Shenjtë duke lexuar dhe diskutuar Ezekieli 36:26–27; Gjoni 14:26; 16:13; Galatasve 5:22–25; 2 Nefi 32:5; Moroni 10:4–5; dhe Doktrina e Besëlidhje 11:12–14. Pastaj shënoni në ditarin tuaj se si Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të mira në jetën tuaj të përditshme. Lutuni për ta pasur dhe jetoni denjësisht për shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë.

  3. Studioni temën e Të Rejave dhe se çfarë ju mëson ajo për atë çfarë jeni, çfarë duhet të bëni dhe përse duhet ta bëni atë. Rendisni në ditarin tuaj se çfarë do të bëni çdo ditë në lidhje me thjeshtësinë, daljen në takime dhe mjetet e informimit për të qenë moralisht e pastër dhe e denjë për të hyrë në tempull. Shënoni në ditarin tuaj se si këto zgjedhje do t’ju ndihmojnë të mbeteni e lirë dhe e lumtur.

  4. Bërja e zgjedhjeve është pjesë e planit të Atit Qiellor për ne. Lexoni Moisiu 4:1–4; 7:32; dhe 2 Nefi 9:51. Krijoni një model të menaxhimit të mençur të parasë duke hartuar një buxhet për të kursyer dhe shpenzuar paratë tuaja, përfshirë pagesën e së dhjetës. Jetoni pa tejkaluar buxhetin tuaj për të paktën tre muaj. Vendosni përparësi që ju lejojnë të plotësoni nevojat tuaja më të rëndësishme përpara se të kënaqni dëshirat tuaja. Shënoni në ditarin tuaj çfarë keni mësuar dhe se si ndjekja e këtyre modeleve do të vazhdojë të bekojë jetën tuaj.

Përvoja të Personalizuara për Vlerën

Projekt për Vlerën

Pasi të keni plotësuar gjashtë përvoja për vlerën e zgjedhjes dhe përgjegjshmërisë, krijoni një projekt që do t’ju ndihmojë të praktikoni atë që keni mësuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje domethënëse që do të duhen të paktën dhjetë orë për ta përfunduar. Plot lutje kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë që të përzgjidhni një projekt kuptimplotë.

Prindi ose udhëheqësja juaj duhet ta miratojë projektin përpara se të filloni. Shkruani një vlerësim pasi ta përfundoni. Më poshtë janë disa ide për një projekt për vlerën.

  • Duke përdorur Për Forcën e Rinisë dhe nën drejtimin e prindërve ose udhëheqëseve tuaja, organizoni ose merrni pjesë në një grup diskutimi, shfaqje mode, ose aktivitet tjetër që t’ju ndihmojë juve dhe të rinj të tjerë të zgjidhni të jetoni sipas standardeve të Zotit.

  • Nën drejtimin e prindërve ose udhëheqëseve tuaja, ndihmoni për të planifikuar e drejtuar një vallëzim të rinjsh ose aktivitet tjetër që paraqet udhëzimet e duhura për vallëzim dhe muzikë, ndriçim e atmosferë të dobishme.

  • Vlerësoni përdorimin prej jush të mjeteve të informimit dhe teknologjisë. Krijoni dhe zbatoni një plan për të mos lejuar që mjete informimi të pahijshme të hyjnë në shtëpinë tuaj. Siguroni që plani juaj të nxitë përdorimin e dobishëm të televizionit, filmave, muzikës, kompjuterave, internetit, telefonave celularë dhe formave të tjera të mjeteve të informimit në shtëpi. Ndani idenë tuaj me familjen tuaj dhe të tjerë.

  • Mësoni teknika bazë për modifikim dhe riparim të veshjeve ndërkohë që e përshtatni garderobën tuaj me standarde të veshjes me thjeshtësi.

  • Zgjidhni të jeni më e rregullt në shtëpinë tuaj duke plotësuar një projekt pastrimi ose organizimi. Shënoni në ditarin tuaj se si kryerja e kësaj ju ndihmoi në fusha të tjera të jetës suaj.

Projekti im është:

Plani im për ta zbatuar projektin tim është:

Miratimi

Data e përafërt e përfundimit

Vlerësimi im për projektin është (përfshini se si u ndiet dhe se si u rrit kuptueshmëria juaj për zgjedhjen dhe përgjegjshmërinë):

Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses

Data

Orët e shpenzuara