Rinia
Veprat e Mira


Veprat e Mira

Prandaj, le të shkëlqejë drita juaj para këtyre njerëzve, që ata të shohin veprat tuaja të mira dhe të lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell (3 Nefi 12:16).

Unë do të ndihmoj të tjerë dhe do të ndërtoj mbretërinë me anë të shërbimit të drejtë.

Përvojat e Kërkuara për Vlerën

Plotësoni tre përvojat e kërkuara për vlerën që vijojnë. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Mësoni se përse shërbimi është një parim themelor i ungjillit. Lexoni Mateu 5:13–16; 25:34–40; Galatasve 6:9–10; Jakobi [Bibla] 1:22–27; Mosia 2:17; 4:26; dhe 3 Nefi 13:1–4. Të tjerë shpesh japin shërbim që ju mund të mos e vini re, të tillë si përgatitja e ushqimeve, leximi për fëmijët më të vegjël ose dëgjimi i tyre, riparimi i veshjeve, ose ndihma për një vëlla ose motër. Për dy javë shënoni në ditarin tuaj veprime të heshtura shërbimi që kryejnë pjesëtarë të familjes suaj dhe të tjerë. Falënderoni për shërbimin e tyre në ndonjë mënyrë shprehëse.

  2. Shërbimi është një parim thelbësor i jetesës familjare. Ndihmoni për të planifikuar menutë e familjes suaj, për të siguruar ushqimin dhe për të përgatitur një pjesë të vakteve për dy javë. Gjatë asaj kohe ndihmoni që familja juaj të mblidhet për t’i ndarë së bashku vaktet e ngrënies. Raportojini klasës suaj çfarë keni mësuar.

  3. Lexoni Mosia 18:7–10 dhe në ditarin tuaj rendisni tre mënyra se si mund të ngushëlloni të tjerë ose t’i ndihmoni për të mbajtur barrët e tyre. I kryeni gjërat e listës suaj dhe tregojini një pjesëtari të familjes ose një udhëheqëseje për përvojën dhe se si kanë ndryshuar qëndrimi e kuptueshmëria juaj.

Përvoja të Tjera për Vlerën

Plotësoni tre përvoja të tjera për vlerën. Ju mund të përzgjidhni nga alternativat e mëposhtme ose të shkruani deri dy nga tuajat. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet t’i miratojë ato që shkruani vetë përpara se të filloni. Prindi ose udhëheqësja juaj duhet të nënshkruajë dhe të datojë secilën përvojë pasi ta keni përfunduar.

  1. Jepni një mësim mbi shërbimin në një mbrëmje familjare në shtëpi apo mjedis tjetër. Përdorni figura, muzikë, shembuj, ose demonstrime në mësimin tuaj. Ju mund të dëshironi të përdorni manualin Libri Udhëzues i Mësimdhënies si material burimor.

  2. Lexoni Doktrina e Besëlidhje 58:26–28. Mendoni për mënyra se si një e re, po ashtu dhe një bashkëshorte dhe nënë, do të mund ta zbatonte këtë shkrim të shenjtë në familjen e saj. Krijoni një model shërbimi në jetën tuaj duke zgjedhur një pjesëtar të familjes që mund ta ndihmoni. Shërbejini atij personi për të paktën një muaj. Shënoni në ditar veprimet dhe ndjenjat tuaja mbi mënyrën se si kjo e përmirësoi marrëdhënien tuaj me atë person.

  3. Shpenzoni të paktën tre orë duke dhënë shërbim jashtë familjes suaj. Kërkojini sugjerime për shërbim një presidenteje të Shoqatës së Ndihmës të lagjes apo degës, ose një udhëheqësi në komunitet. Për shembull, ju mund të kujdeseni për fëmijët ndërkohë që prindërit shkojnë në tempull; të mblidhni, të përgatisni, ose të rregulloni lodra për një çerdhe; të pranoni një detyrë për të pastruar shtëpinë e mbledhjes; ose të kryeni porosi apo t’i lexoni një personi që s’del dot nga shtëpia ose të tjerëve në nevojë. Shënoni në ditarin tuaj reagimet e personit të cilit i shërbyet dhe synime të mundshme për mundësi për shërbim në të ardhmen.

  4. Nëpërmjet veprave tuaja të mira, të tjerë do ta shohin shembullin tuaj dhe mund të dëshirojnë të dinë më shumë për ungjillin. Lutuni për një përvojë misionare. Lexoni Mateu 24:14; 28:19; dhe Doktrina e Besëlidhje 88:81. Ftoni një shok/shoqe që nuk është anëtar i Kishës, ose dikë që është pak aktiv, të vijë me ju në një mbledhje ose aktivitet të Kishës. Paraqitjani shokun/shoqen tuaj të tjerëve dhe siguroni që ai apo jo të përfshihet. Ndani dëshminë tuaj të ungjillit dhe ftojeni atë të vijë përsëri.

Përvoja të Personalizuara për Vlerën

Projekt për Vlerën

Pasi të keni plotësuar gjashtë përvoja për vlerën e veprave të mira, krijoni një projekt që do t’ju ndihmojë të praktikoni atë që keni mësuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje domethënëse që do të duhen të paktën dhjetë orë për ta përfunduar. Plot lutje kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë që të përzgjidhni një projekt kuptimplotë.

Prindi ose udhëheqësja juaj duhet ta miratojë projektin përpara se të filloni. Shkruani një vlerësim pasi ta përfundoni. Më poshtë janë disa ide për një projekt për vlerën.

  • Ndihmoni për të planifikuar dhe merrni pjesë në një projekt për të pastruar apo zbukuruar komunitetin tuaj.

  • Përpiquni të jeni amvisë duke mbledhur receta gatimi, duke psonisur për ushqime dhe duke përgatitur ushqime për familjen tuaj.

  • Punoni me një pjesëtar të familjes për të mbledhur emrat e disa të afërmve të vdekur që nuk qenë anëtarë të Kishës. Gjeni datat e tyre të lindjes dhe vdekjes dhe përgatitni emrat e tyre për t’i çuar në tempull. Ndihmoni për të planifikuar një udhëtim për në tempull dhe bëni pagëzime për ata të afërm.

  • Përgatituni t’u shërbeni të tjerëve duke marrë trajnim për një aftësi që ta përdorni në një situatë urgjence, të tillë si aftësi për dhënien e ndihmës së parë, për rigjallërim, ose për shpëtim jete.

  • Shërbejuni të tjerëve. Bëni punë vullnetare në komunitet, mblidhni artikuj për të plotësuar nevoja humanitare, kaloni kohë të zgjatur duke ndihmuar për përkujdesje për fëmijë apo të moshuar, ose ndihmoni në shkollë ose në komunitetin tuaj.

Projekti im është:

Plani im për ta zbatuar projektin tim është:

Miratimi

Data e përafërt e përfundimit

Vlerësimi im për projektin është (përfshini se si u ndiet dhe se si u rrit kuptueshmëria juaj për veprat e mira):

Nënshkrimi i prindit ose udhëheqëses

Data

Orët e shpenzuara