10. Shkallët e Tempullit
Zona e tempullit ndahej në oborre dhe oborret e jashtme ndodheshin në pjesën më të ulët. Adhuruesit hynin nëpërmjet portave të ndryshme, duke përfshirë ato që të udhëhiqnin lart nga këto shkallë për në oborret e jashtme dhe më pas për në oborret e brendshme. Mijëra njerëz i kanë ngjitur këto shkallë gjatë kohërave, duke përfshirë Birin e Perëndisë. Kur ushtria e Titit e shkatërroi tempullin në vitin 70 pas K., shkallët u mbuluan me hi. Ato u zbuluan gjatë gërmimit të një pjese të qytetit të vjetër të Jeruzalemit.
Ngjarje Domethënëse: Ezekieli pa në vegim madhësinë dhe formën e tempullit të ardhshëm (Eze. 40). (Shih Udhëzuesi i Shkrimeve të Shenjta, “Tempull, Shtëpi e Zotit”.)