2022
Dramë në Prapaskenë
Korrik/Gusht 2022


Shkruar nga Ti

Dramë në Prapaskenë

girl seeing kids talking by stage

Vëllai im më i vogël ka humor, ka imagjinatë të paparë dhe kujdeset për të tjerët. Ai është një nga admiruesit e mi më të mëdhenj kur interpretoj në skenë. Ai gjithashtu ka disa nevoja të veçanta. Është shumë trupvogël për moshën që ka dhe ka vështirësi në lexim, shkrim, komunikim dhe ndonjëherë për t’i kuptuar të tjerët. Ai gjithashtu është i shurdhër.

Një ditë në provën e dramës, ngjita shkallët për të dalë në skenë. Dëgjova dikë të thoshte diçka të keqe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Të gjithë filluan të talleshin dhe të qeshnin për këtë.

E di që nuk donin të më lëndonin, por u trishtova vërtet dhe vrapova që të gjeja një vend për t’u fshehur. Ndërsa po rrija ulur në vendin ku isha fshehur, një i rritur u ul pranë meje dhe filloi të më fliste për dramën. Fillova të ndihesha më mirë.

Kur ishte koha për të shkuar në shtëpi, i tregova mamit atë që ndodhi. Ajo më tha se është mirë të largohem nga diçka që më bën të ndihem keq, dhe se është mirë po të flas me një të rritur rreth ndjenjave të mia.

Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se si është të kesh nevoja të veçanta ose të njohësh dikë që ka nevoja të veçanta. Unë dua të jem një shembull i dashurisë dhe dashamirësisë.

Ilustrimi nga Kristin Sorra