Kartat e Heronjve të Shkrimeve të Shenjta
Priti kartat, palosi te vija e ndërprerë dhe ngjiti afër me njëra‑tjetrën.
Ana
“[Unë kam] hapur zemrën time para Zotit.”
-
Ajo kishte besim. Ajo u lut që të kishte një djalë.
-
Ajo i premtoi Perëndisë se nëse do të lindte një djalë, ai do të shërbente në tempull.
-
Lutjet e saj morën përgjigje. Ajo lindi një djalë që quhej Samuel. Ai shërbeu në tempull.
Samueli
“Zoti [e] thirri [atë dhe ai] u përgjegj.”
-
Ai u rrit në tempull. Perëndia e thirri atë që të ishte profet kur ishte një djalosh.
-
Ai mësoi të dëgjonte zërin e Perëndisë. Ai tha: “Ja ku jam”.
-
Ai u mësoi njerëzve të pendoheshin dhe të kishin besim.