Të Ndihmojmë Ashtu si Jezusi
Jezusi Ushqeu të Uriturit
Një ditë Jezu Krishti i dha mësim një grupi prej më shumë se 5 000 njerëzish. Kur u bë vonë, dishepujt donin t’i dërgonin njerëzit nëpër shtëpi që të hanin. Jezusi nuk donte që ata të largoheshin. Ai donte t’i ushqente ata. Por ata kishin vetëm pesë bukë dhe dy peshq.
Jezusi e bekoi ushqimin. Më pas dishepujt e kaluan dorë më dorë. Çdokush kishte mjaftueshëm për të ngrënë. Ishte një mrekulli!
Një grup djemsh në Jutë, SHBA, organizuan një veprimtari për mbledhjen e çorapeve, për të ndihmuar organizatat bamirëse vendore që u shërbejnë njerëzve pa shtëpi. Ata shpërndanë fletushka. Më pas, disa ditë më vonë, ata mblodhën çorape dhe para për të blerë më shumë çorape. Ata qenë në gjendje të dhuronin 750 palë çorape.