2022
Synimi më i Ëmbël
Korrik/Gusht 2022


Synimi më i Ëmbël

Dejvidi mezi priste të shkonte një ditë në Tempullin e Dubait.

boy stacking sugar cubes to make a temple model

Dejvidi shtrydhi pak ngjitës mbi një kub sheqeri. Më pas i vuri siç duhej.

“Uau!” – tha mami. “Tempulli yt me kuba sheqeri duket i mahnitshëm.”

“Faleminderit!” – tha Dejvidi. “Është Tempulli i Dubait. Mezi pres që të mbarojë tempulli i vërtetë.”

Dejvidi kishte qenë i emocionuar që kur Presidenti Nelson njoftoi për një tempull të ri në vendin ku jetonte Dejvidi. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë disa nga ndërtesat më të larta në botë. Por nuk kishin ende një tempull. Ky do të jetë tempulli i parë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Dejvidi e ngjiti kubin e fundit të sheqerit në tempullin e tij. “Ja dhe kjo”, – tha ai. “Mbaroi.”

Mamaja u përkul për ta parë më mirë. “Punë e bukur! Ku duhet ta vendosim?”

Dejvidi u mendua. “Po sikur ta vendosim në dhomën time? Ngjitur me trenat e mi.” Dejvidit i pëlqenin shumë trenat. Ai dëshiron që një ditë të bëhet inxhinier trenash.

“Ide e mrekullueshme”, – tha mamaja.

Dejvidi e mbajti me kujdes tempullin e tij me kuba sheqeri deri te dhoma. Ai e vendosi me kujdes pranë trenave lodër. Mezi priste t’ua tregonte motrave dhe babait.

Të nesërmen, halla e Dejvidit, Ana, erdhi për vizitë. Ata folën për gjërat që ai mezi po i priste. Më pas atij i erdhi në mendje diçka.

“A do ta dish se për çfarë jam i emocionuar më së shumti?”– pyeti Dejvidi.

“Patjetër!” – tha hallë Ana.

“Kisha në të cilën shkon familja ime, po ndërton një tempull në Dubai.”

Hallë Ana buzëqeshi. “Kjo qenka vërtet diçka e veçantë.”

“Po, është”, – tha Dejvidi. “Tani për tani, nuk ka një tempull afër për kishën tonë, ndaj ne shkojmë në një tempull në Zvicër ose Gjermani. Jam i lumtur që do të kemi një afër nesh. Kam vendosur një synim që të përgatitem për të shkuar atje.”

“Sa emocionuese!” – tha hallë Ana. “Çfarë po bën për t’u përgatitur?”

“Lutem dhe lexoj shkrimet e shenjta”, – tha Dejvidi. “Përpiqem të ndjek Jezu Krishtin. Më pas do të jem gati për të shkuar në tempull.”

“Kjo është e mrekullueshme”, – tha hallë Ana. “Jam e sigurt se do të punosh fort për t’i arritur synimet e tua.”

“Do punoj.” Dejvidi pohoi me kokë i lumtur. Ndihej mirë që tregoi diçka kaq të rëndësishme për veten.

Atë natë, Dejvidi pyeti nëse mund ta sillte në kuzhinë tempullin e tij me kuba sheqeri.

“Dua ta mbaj aty ku mund ta shohim gjithë kohën. Dua të kujtoj që të vazhdoj të përgatitem për tempullin.”

“Kjo është një ide e mirë”, – tha babai. “Mendoj se ta shoh çdo ditë tempullin tënd, do të më ndihmonte edhe mua.”

Babai e ndihmoi Dejvidin ta çonte në kuzhinë tempullin me kuba sheqeri.

“Duket mirë”, – tha motra e Dejvidit, Keitlina.

“Kur të përfundojë Tempulli i vërtetë i Dubait, a mund t’i ftoj miqtë e mi që të vijnë ta shohin?” – pyeti Dejvidi.

Mamaja pohoi me kokë. “Kjo është një ide e mrekullueshme!”

“Edhe halla Anën?”

“Sigurisht”, – tha babai.

Dejvidi buzëqeshi. Ai ishte tashmë kaq mirënjohës për Tempullin e Dubait.

Ilustrimi nga Mark Robison