Ndjekja e Jezusit së Bashku
Zak W., mosha 8 vjeç, Ohajo, SHBA
“Lutuni Çdo Ditë”, Amelia S., mosha 8 vjeçe, Andra-Pradesh, Indi
“Jezusi i Pashkës”, Indira G., mosha 9 vjeçe, Saksonia e Poshtme, Gjermani
Nora dhe Moisiu B., moshat 7 dhe 9 vjeç, Aman, Jordani
Tagart W., mosha 10 vjeç, Jutë, SHBA
“Fëmijët Pionier’ Ecnin me Këng’”, Emili J., mosha 10 vjeçe, Jutë, SHBA
Fillova ta lexoja Librin e Mormonit kur mbusha shtatë vjeçe që të përgatitesha për pagëzimin tim. E përfundova kur bëra tetë vjeçe. Kishte fjalë të vështira por shumë histori interesante.
Hiuon C., mosha 8 vjeçe, Gieongi-do, Koreja e Jugut
Unë e lexoj përherë Librin e Mormonit. Pjesa ime e parapëlqyer është historia e Nefit.
Jared C., mosha 6 vjeç, Solola, Guatemalë
Ne shkuam në territorin e tempullit. Emocionohem që do të bëj pagëzime në tempull kur të rritem sa duhet. U ndjeva e lumtur kur isha atje. Tempulli është shumë i bukur.
Emelina M., mosha 10 vjeçe, Nju-Xhersi, SHBA
Kur lutem dhe i lexoj shkrimet e shenja çdo ditë, ndihem më pranë Atit tim Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Rafael L., mosha 8 vjeç, Arekipa, Peru
Disa nga ndeshjet e mia të bejsbollit janë të dielën. Mërzitem që nuk mund të shkoj tek të gjitha ato, por jam i lumtur që mund të shkoj në kishë. Dua që gjithmonë të jem në vendin e duhur ditën e Shabatit.
Benxhamin P., mosha 7 vjeç, Nju‑Jork, SHBA
Mami më tha se mund të merrja një zvarranik po të fitoja para. M’u desh pak kohë pasi paguaja të dhjetën. Kur kafazi për zvarranikë u bë me ulje, kisha para të mjaftueshme për ta blerë atë. Të nesërmen mora një kameleon për ditëlindje. Kjo më ndihmoi të fitoja dëshminë time për të dhjetën.
Laura K., mosha 11 vjeçe, Minesota, SHBA