2022
Drita dhe Paqja e Tempullit
Korrik/Gusht 2022


Nga Presidenca e Parë

Drita dhe Paqja e Tempullit

Përshtatur nga biseda “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”, Liahona, maj 2021, f. 28–31.

President Eyring and his daughter outside temple

Të parit e një tempulli ose një figure tempulli mund të të japë dëshirën për të hyrë brenda një ditë. Dita do të vijë kur mund të marrësh një rekomandim tempulli për të bërë pagëzime në tempull. Kur pagëzohesh për dikë që ka vdekur, ti ndihmon Shpëtimtarin në punën e Tij të shenjtë duke bekuar një fëmijë të Atit tonë Qiellor.

Vite më parë, shkova në tempull me vajzën time. Ajo ishte e fundit që do të pagëzohej atë ditë. Një punonjës tempulli e pyeti vajzën time a mund të qëndronte më gjatë për t’u pagëzuar për të gjithë ata emrat e të cilëve ishin gati atë ditë. Ajo tha “po”.

E pashë vajzën time të futej në vaskën e pagëzimit. Filluan pagëzimet. Uji rridhte nga fytyra e saj sa herë që dilte nga uji. Herë pas here asaj iu bë pyetja: “A mund të bësh prapë [pagëzime]?” Çdo herë ajo thoshte “po” me një zë të vendosur. Ajo qëndroi derisa personi i fundit në listë u pagëzua në emrin e Jezu Krishtit.

Ende më kujtohet ndjenja e dritës dhe paqes ndërsa u larguam së bashku nga tempulli. Kështu na ngre dhe na ndryshon shërbimi në tempull.

Drita e Tempullit

temple pictures to cut out

Vendosi këto figura në shtëpinë tënde për të të kujtuar se një ditë ti mund të hysh brenda tempullit.

Ilustrimet nga David Habben