Histori nga Shkrimet e Shenjta
Elija dhe Zëri i Qetë e i Vogël
Elija ishte profet. Ai donte të dëgjonte zërin e Perëndisë. Ai shkoi në një mal për ta dëgjuar më mirë zërin e Perëndisë.
Ishte një erë e fortë. Ishte aq e fortë sa theu gurë. Era ishte e zhurmshme. Por nuk ishte zëri i Perëndisë.
Më pas ra një tërmet. Toka u drodh. Ra edhe zjarr. Kishte flakë të mëdha. Por tërmeti dhe zjarri nuk ishin zëri i Perëndisë.
Më pas ishte qetësi. Elija e dëgjoi zërin e Perëndisë. Ai ishte i qetë dhe i vogël. Por ishte i qartë.
Unë mund ta dëgjoj zërin e Perëndisë duke dëgjuar Frymën e Shenjtë. Ai më flet në mënyra të vogla dhe të thjeshta.