2022
Turneu në Tempull
Korrik/Gusht 2022


Turneu në Tempull

temple with palm trees outside

Si është brenda tempullit? Hidh një sy brenda Tempullit të Rio-de-Zhaneiros në Brazil për ta zbuluar. Tempulli është një vend ku njerëzit marrin ordinancat (veprime ose ceremoni të shenjta që bëhen me autoritetin e priftërisë, si pagëzimi).

Tryeza e Rekomandimeve

check-in desk with painting of Jesus on wall

Kur hyn në tempull, një vullnetar do të të përshëndetë. Nëse je atje për t’u pagëzuar dhe konfirmuar për të tjerët, do të tregosh rekomandimin tënd të tempullit prej letre. Ai tregon se je gati për t’u futur brenda tempullit. Mund të marrësh një rekomandim nga peshkopi ose presidenti yt i degës atë vit që mbush 12 vjeç.

Pagëzimorja

baptistry inside temple

Në tempull mund të pagëzohesh për paraardhësit e tu dhe të tjerë që kanë vdekur pa u pagëzuar. Gjithashtu mund të konfirmohesh për ta në mënyrë që ata të mund të marrin dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Dhoma e Ordinancave

room with chairs and curtain

Këtu do të mësosh më shumë rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë dhe qëllimit të Tij për ne në tokë. Një ditë mund të vish këtu për të bërë me Të besëlidhje ose premtime të veçanta.

Dhoma Çelestiale

beautiful room with chandelier and tall windows

Kjo dhomë e bukur dhe plot paqe është një vend për t’u lutur dhe për të menduar rreth gjërave që kanë më tepër rëndësi në jetën tënde. Ajo na kujton se si mund të jetë shtëpia jonë qiellore.

Dhoma e Vulosjes

beautiful room with mirrors, chairs, and an altar to kneel at

Në këtë dhomë, një burrë dhe grua mund të martohen përgjithmonë. Kjo quhet vulosje. Çiftet gjunjëzohen në altar për t’u vulosur. Fëmijët mund të vulosen gjithashtu këtu te prindërit e tyre nëse janë të birësuar ose kanë lindur përpara se familja e tyre të vulosej.

Page from the July/August 2022 Friend Magazine.